Aktualitete. Temat e ditės

www.albaniantime.ca

 Kanadaja, vendi ku shqiptaret kerkojne te emigrojne 

 Hemoragjia e intelektualeve shqiptarė duket se nuk ka tė ndalur. Kanadaja pėrbėn fushėn manjetike mė tė fortė qė drejton kėtė rrjedhje. Kėshtu nė Kanada komuniteti shqiptar, sipas statistikave, numuri i shqiptareve te emigruar eshte rritur shume vitet efundit, duke patur parasysh ketu edhe faktin se 40% e tyre janė intelektualė, madje persona qė nė vitet ’90 ishin drejtues tė institucioneve shtetėrorė nė Shqipėri. Florian Dangėllia ėshtė mjeku ligjor i njohur prej shtetit Kanadez, i cili pėrpilon formularėt mjekėsorė qė ēdo person duhet tė plotėsojė pėrpara se atij t’i jepet green-card Kanadez. Sipas dr.Dangėllia, nga viti 1993 deri ne vitin 1999 numri i familjeve tė larguara nga Shqipėria ėshtė 1836. Dangellia tha se, pėr vitin 2000 numri i familjeve tė larguara ėshtė 550, ndėrsa pėr periudhen janar - qershor 2001 numri i familjeve qė kanė kryer kėtė procedurė ėshtė 312. Shifrat e mėsipėrme nuk pėrbėjnė numrin e pėrgjithshėm tė shqiptarėve tė larguar nė drejtim tė Kanadasė, pasi nė kėto shifra nuk pėrfshihet numri i personave tė larguar nė mėnyrė ilegale. Gjithashtu ne kete informacion nuk perfishihen personat qė kanė kryer kėtė procedurė me njė mjeke tjetėr e cila ka punuar pėr njė kohė tė shkurtėr paralelisht me doktor Dangėllinė. "Loja" e Kanadasė i ka fillimet e veta nė vitet 1991-1992. Dikur avokatėt kanadezė tė specializuar nė emigrim kishin pėr qendėr tė tyre hotel "Dajti". Sot rreth 8 kompani kanadeze qė operojnė nė kėtė sektor e kanė perfeksionuar punėn e tyre duke shtuar zyrat, si dhe personelin e tyre me shqiptarė. Dikur shqiptarėt ishin skeptikė karshi avokateve te huaj. Druheshin se mos humbisnin paratė e tyre, apo u dukej e pamundur qė ata duke qenė ne Shqipėri tė paiseshin me njė green-card Kanadez. Nė tė njėjtėn kohė shumat prej 1000 -2000 dollare,(kosto e veprimeve), ishin marramendėse pėr atė kohė. Largimi i familjeve tė para nė ’92-’93-in rritėn besimin e popullsisė se Kanadaja nuk ėshtė njė ėndėrr por njė realitet i kapshėm. Rritja e nivelit tė jetesės dhe e tė ardhurave bėri qė nė fund tė viteve ’90 kėrkesat pėr emigrim tė shtoheshin shumė. Sipas pėrfaqėsuesit tė ESP-Alb Canada volumi i punės ėshtė ritur shumė pėr t ’iu pergjigjur disa limiteve kohore qė kjo procedurė kėrkon. Kėtė fakt e provojnė edhe shifrat e tė larguarve nga viti nė vit. Shifrat tregojnė se pėr ēdo vit rritja ėshtė nė progresion gjeometrik. Kushtet qė duhet tė plotėsojė njė person pėr t’u paisur me njė green-card Kanadez janė tė pakta por disi tė vėshtira pėr t’u realizuar prej kujtdo. Si kusht themelor ėshtė diploma e shkollės sė lartė, nderkohe qe personi gjithashtu duhet tė zotėrojė nė nivel tė kėnaqshėm anglishten ose frėngjishten nėse synon tė instalohet nė provincėn frankofone tė Quebec-ut. Kusht tjetėr ėshtė mosha e cila duhet tė jetė midis 25- 45 vjeē. Gjithashtu pėrpara se tė paiset me vizė ēdo person duhet tė transferojė nė njė bankė Kanadeze tė paktėn 6000 US$. Emigrimi nė drejtim tė kontinentit amerikano-verior ėshtė njė fenomen i vjetėr tė cilin e ka ndjerė ēdo komb i Evropės. Eksperienca e kombeve tė tjerė tregon se personat e larguar nuk janė kthyer mė por se pozitive, sidomos pėr ballkanasit, ėshtė fakti se ky femomen nė tė njėtėn kohė dhe nė mėnyrė tė pavullnetshme rrit kontaktet me njė botė krejt tjetėr dhe shumė tė civilizuar


Kanadaja, ku po krijohet njė mikrokomunitet intelektualėsh, qė nesėr do tė jenė njė diasporė

Kanadaja zė vendin e parė pėr emigrim tė intelektualėve nga Shqipėria. Njerėz tė kualifikuar, njohės tė gjuhėve tė huaja, kryesisht anglisht dhe frėngjisht, tė suksesshėm, por tė zhgėnjyer nga gjendja sociale nė Shqipėri, sakrifikojnė gjithēka pėr tė ikur...

Sakrificat pėr tė pasur njė vizė kanadeze nė xhep

Ēdo e hėnė ėshtė njė ankth i vėrtetė pėr Merita L. Mezi ngre receptorin dhe formon numrin e telefonit tė zyrės kanandeze nė Tiranė, me frikė se do tė marrė tė njėjtėn pėrgjigje: "Zarfi juaj nuk ka mbėrritur akoma nga Kanadaja". Merita tregon se ka shitur shtėpinė dhe prej 3 vite e gjysmė pret njė pėrgjigje pozitive pėr vizėn kanadeze. "Nuk dua t'ia di pėr asnjė vėshtirėsi, por ankthi se mos kontinenti i largėt nuk mė pranon ėshtė shumė i tmerrshėm. Sė bashku me vjehrrin e vjehrrėn flemė nė njė dhomė e guzhinė, mblidhemi tė gjashtė dhe i lutemi zotit: tė na japė sa mė shpejt vizėn kanadeze. Tė mos i zė nė gojė dollarėt e shumtė qė kemi harxhuar. Ato i bėjmė hallall vetėm tė shkojmė nė Kanada". Fati ynė i keq shpjegon Merita ėshtė se aplikimi shkoi nė fillim nė Beograd e pastaj tersi nuk na u nda.
Merita ėshtė njė ushtare e armatės sė madhe tė intelektualėve qė dėshirojnė tė aplikojnė: zotėrues tė profesioneve tė lakmueshme nė Shqipėri, qė paguajnė 6 mijė dollarė, pa llogaritur shumėn e garancisė pėr nė Kanada, qė dinė mė shumė se 1 gjuhė tė huaj, qė japin gjithēka kanė pėr tė shkuar drejt njė kontinenti tė panjohur ku asnjė nuk i pret. Konsulli kanadez nė Romė, Ronald Eales* shpjegon se vonesat nė procedura vijnė si rezultat i spostimit tė vazhdueshėm tė zyrave. "Zyra pėr Shqipėrinė u transferua nga Beogradi nė Paris nė 1 dhjetor 1997. Pastaj, kur nė Romė u ngrit njė zyrė e pavarur, atėherė pėrgjegjėsia u spostua atje. Nė korrik ne kemi intervistuar njerėz qė kishin aplikuar 12 muaj mė parė. Ne shkojmė nė Shqipėri, tregon konsulli, 20 herė nė vit pėr tė zhvilluar intervista, por ne gjithashtu inkurajojmė shqiptarėt qė kanė vizė italiane apo Shengen tė vijnė nė Romė, pasi afati i pritjes sė intervistės mund tė shkurtohet nga 12 muaj nė 8 javė. Shpresojmė qė nga vjeshta e vitit 2001 mesatarja e kohės sė procedurave tė shkojė nė 9 muaj".
Sipas z.Eales, qė nga janari deri nė gusht 2000, zyra e Romės ka marrė 442 aplikime, qė pėrfaqėsojnė 1.204 persona. Shumica e shqiptarėve qė janė pranuar tė shkojnė nė Kanada, janė inxhinierė, agronomė, veterinerė, financierė dhe ekonomistė, profesione kėto qė pėrfaqėsojnė numrin mė tė madh.
Po pėrse intelektualėt shqiptarė zgjedhin pikėrisht Kanadanė si vendin pėr tė "zbarkuar"? Nga tė dhėnat e Qendrės sė Studimeve Socialekonomike, vėren znj.Zamira Ēavo, drejtore e Departamentit Social pranė kėsaj qendre, rezulton qė vetėm nė DHL ēdo ditė regjistrohen 10 kėrkesa pėr emigrim nė Kanada. "Dhe nėse bėjmė njė pėrllogaritje tė familjeve intelektuale, tė pėrbėrė nga 3 veta, i bie qė gjatė njė viti nė Kanada tė shkojnė rreth 10 mijė shqiptarė intelektualė",- thotė Ēavo.
Sipas saj, arsyeja kryesore e emigrimit nė Kanada lidhet me sistemin e kontrolluar tė emigracionit, qė siguron njė mjedis tė pėrshtatshėm pėr intelektualėt qė venė atje, duke garantuar momentin e parė tė jetesės. "Si vend i njė demokracie tė lartė nuk e konsideron shqiptarin si qytetar tė dorės sė tretė. Pa harruar edhe faktin se gjatė kėtyre viteve nė Kanada ėshtė krijuar njė mikrokomunitet, i cili sė shpejti do tė marrė formėn e njė diaspore".
Ėshtė fakt se njė pjesė e madhe e kandidatėve arrijnė tė pajisen me vizė kanadeze, megjithė vėshtirėsitė e procedurat e aplikimit, pa mohuar kėtu edhe gabimet, qė janė rrjedhojė e mosnjohjes sė procedurave dhe afateve tė aplikimit. Problemi kryesor pėr konsullin kanadez nė Romė ka tė bėjė me informacionin. "Megjithėse informacioni dhe udhėzimet e dhėna nga zyra e Romės dhe e Tiranės janė tė qarta, shumė njerėz nuk dinė ku tė marrin informacion rreth emigrimit nė Kanada. Shumica e tyre joshen nga reklamat nė shtypin lokal. Megjithatė qeveria kanadeze mendon se disa prej tyre janė shumė tė njohur dhe kanė ngritur firma me reputacion, por tė tjerat, pėr fat tė keq, nuk janė tė tilla. Njė problem tjetėr ėshtė ai i pagesės: ne pranojmė pagesa nė dollarė kanadezė dhe nė lira italiane, kurse njerėzit na dėrgojnė ēeqe dollarėsh, tė cilat nuk pranohen nga ne",- tregon konsulli kandadez nė Romė, Ronald Eales.
Po ēfarė i pret shqiptarėt nė tokėn e sapozbuluar? Megjithėse njė pjesė e tyre ėshtė e suksesshme, fakt ėshtė se ėshtė edhe njė pjesė e zhgėnjyer, por asnjė nuk ėshtė kthyer nė vendin amė. Kontinentit tė largėt nė fillim nuk i interesojnė diplomat, pasi shumica e tė emigruarve punojnė jashtė profesionit. Ėshtė provuar se shqiptarėt kanė aftėsi tė pėrshtaten nė ēdo lloj mjedisi. Pėr drejtoren e departamentit social pranė Qendrės sė Studimeve Social-Ekonomike vėshtirėsi ka, por fakti qė numri pėr nė Kanada ėshtė rritur dėshmon se kėto vėshtirėsi pėr kalimin e oqeanit duket sikur janė mė tė realizueshme dhe mė praktike sesa nė vendet evropiane. "Nga sondazhet rezulton se ėshtė vėshtirė vitin e parė pėr t'u akomoduar, por pas njė viti Kanadaja beson se shqiptarėt kanė vėrtet aftėsi intelektuale, por edhe aftėsi profesionale pėr tė konkurruar mjaft mirė me pėrfaqėsues tė vendeve tė tjera. Nga intervistat qė bėhen kėtu dhe nga rekomandimet nga pėrfaqėsues tė zyrave tė emigrimit nė Shqipėri, duket se ėshtė fituar njė lloj besueshmėrie, e cila ka nevojė ende pėr t'u pėrmirėsuar ndaj intelektualėve shqiptarė. Nga informacionet e fundit ėshtė shkurtuar periudha e gjetjes sė vendit tė punės nga 1-vjeēare tė 6 muaj e deri nė tre muaj e pastaj promovimi pėr nė profesionin e vet e bėjnė pas 3 deri nė 6 muaj, kohė optimale pėr tė gjetur vetveten nė njė shoqėri, qė ėshtė larg asaj ēka shqiptarėt kanė jetuar deri nė kėtė moment",- shpjegon Ēavo.
Ndėrkohė synohet qė lidhjet midis diasporės sė ardhshme shqiptare nė Kanada dhe tokės amė tė mbahen, veēanėrisht nė Toronto, e cila do tė mbisundohet nga njė elitė intelektualėsh shqiptarė. "Do tė studiohet si ėshtė akomoduar kjo elitė nė shoqėrinė kanadeze, nė ēfarė profilesh, vendesh dhe degėsh janė sistemuar dhe pastaj pėr tė parė mundėsitė e bashkėpunimit tė diasporės me vendin amė, se ēfarė mundėsish konkrete, teknike e shkencore do tė ketė, qė kjo diasporė tė ndihmojė nė zhvillimin e Shqipėrisė, me lidhjet qė krijojnė, me mundėsitė pėr zgjerimin e lidhjeve si dhe trajnimet reciproke. Nėse ka intelektualė qė kanė hyrė nė institucionet shkencore, tė mundėsojnė binjakėzimin apo bashkėpunimin e institucioneve homologe, pėr t'i dhėnė njė shtytje tė re Shqipėrisė".
Dhe nėse nuk arrihet tė bėhet njė gjė tė tillė, atėherė 10 kėrkesat ēdo ditė do tė jenė njė humbje e vėrtetė e trurit nga Shqipėria. Kanadaja po i fton me kushte shqiptarėt, qė nesėr mund tė pėrzgjidhen si qytetarė tė ardhshėm tė saj. Ndėrsa Shqipėria ēdo ditė po braktiset nga njerėzit e arsimuar, qė nuk e durojnė dot analfabetizmin ekonomik...

V. Mala (Nga gazeta Shekulli)


 

Tė flasim Shqip me fjalė Shqipe, Anglisht me fjalė Angleze dhe Italisht me ato Italiane ...

Tė gjitha gjuhėt kanė fjalė tė huaja nė fjalorėt e tyre, mirėpo nė gjuhėn Shqipe ato janė shumė tė tepruara sidomos me fjalėt Italiane apo Turke. Kjo pėr arsye se ne nuk kemi patur studiues tė mirėfilltė dhe tė mjaftueshėm tė terminologjisė as nė Shqipėrinė zyrtare e as nė atė jozyrtare ( Kosovė, Maqedoni, Mal i Zi, Greqi ). Ata pak qė kanė qėnė kanė punuar nėn regjime jo tė pėrshtatėshme ku nuk ka patur konkurencė ose ekonomi tregu. Ata kanė marė njė rrogė bazė kėshtu qė puna e tepėrt pėr ta nuk kishte kuptim. Pėr kėtė arsye ndihet njė boshllėk i madh nė gjuhėn shqipe pėr dhėnien e kuptimit fjalėve nė shqip ose pėrkthimin e tyre nė shqip apo shpikjen ose zhvillimin e terminologjisė me fjalė tė reja, gjė qė nė gjuhėt e pasura ėshtė parėsore pėr mbajtjen gjallė tė gjuhės nė konkurencė me gjuhėt e tjera. Njė faktor i rėndėsishėm pėr kėtė ėshtė edhe zhvillimi ekonomik i shtetit dhe shpikja e pajisjeve tė reja tė panjohura. Psh gjuha angleze kohėt e fundit ėshtė pasuruar nė mėnyrė maramėndėse pėr shkak tė shpikjes sė kompjuterit dhe shpikjeve tė tjera nga amerikanėt dhe se termat janė shpėrndarė pėr herė tė parė nga ata dhe nga pėrvoja shohim se ato pėrdoren po ashtu nė pothuajse tė tėra gjuhėt. Ėshtė i dukshėm fakti se shqipja ka qėnė njė gjuhė konkuruese dhe e pasur pėr sa kohė qė kemi patur nivel gati tė njėjtė ekonomik me vėndet fqinjė, psh ne kemi fjalė krejtėsisht shqipe si psh shpatė, shtizė, ushtė, rrugė, udhė, ylber, yll, urė, det, lumė, gjah, gjahtar, kishė, kėshill, kuvėnd, qerre, barkė, plak etj. Siē e shohim tė parėt tanė kanė mundur ta mbajnė gjuhėn tonė gjallė dhe konkuruese derisa filloj zhvillimi i shpejtė dhe "bumi" i shpikjeve tė kėtij shekulli psh fjala kamion, makinė, avion, veturė, autostradė, manjetofon, radio, inēizim, regjistrim, propozim, komunikim, komunė, legal, ilegal, biblotekė, kompjutėr, kasetė, cd, idiot etj. Shkak i prapambetjes ka qėnė pushtimi si dhe feja. Psh myslimanėt pėrdornin padashje fjalėt qė ata i dėgjonin nga hoxhallarėt shpesh tė ardhur nga Turqia pėr arsye se ata mbaheshin si njėrės tė mėnēur ose pėr arsye se ata familjarizoheshin me ato fjalė, psh xhuma = e premte, hiē = asgjė, dyqan = shitore, kasap, kazan etj, si dhe tek emrat psh. ortodoksėt dhe myslimanėt shqipėtarė vendosin emra grek dhe turq ose arab pasi mendojnė se ato kanė lidhje me fenė ose mendojnė se vetėm ato janė tė lejuara nga feja pėrkatėse. Kjo ėshtė krejtėsisht ndryshe pasi kėto emra janė pėrdorur nė kėto vėnde para lindjes sė Krishtit apo Allaut dhe s'kanė aspak lidhje me fenė, psh. Stavri (o stavros) = kryq, Kosma (o Kosmos) = gjithėsi, Vasil (o Voasileas) = mbret, Irini = paqe, Andrea (andras) = burrė, Zoi = jetė, Polizoi = jetgjatė, asllan = luan, etj. Shkak pėr pėr kėtė ka qėnė drejtimi i kishės ortodokse dhe xhamisė nga grek dhe turq apo arab. Dhe kėshtu qė emrat kėshilloheshin nga ata pasi "kėshtu ėshtė mė mirė pėr zotin". Prandaj pėr ata qė nuk e kanė kuptuar akoma rrezikshmėrinė e kryepriftit pederast "kryeantishqiptarit" Janullatos kanė kohė akoma qė tė kthejnė mėndje. Nė kishėn katolike Shqiptare qė ėshtė drejtuar mė sė shumti nga priftėrinj shqiptarė nuk i ndesh kėto veēori. Katolikėt shqiptarė janė katolik dhe ata kanė emrat e tyre shqiptarė. Psh Gjergj, Gjin, Ded, Gjon, Llesh, Gjonllesha, Gjonluli, Nik, Prel, Nikprela, Gjok, Lek, Pal, Palush, Gjika etj.

Ndėrsa shkak i tanishėm i pėrdorimit tė fjalėve jo shqipe nė bisedat shqip ėshtė mėndjemadhėsia, dėshira pėr tu dukur ose pėr tė lėnė pėrshtypje (sigurisht ndaj pjesės dėrmuese tė popullsisė e cila nuk ėshtė e shkolluar mirė ose qė nuk flet asnjė gjuhė tė huaj) pasi nga pėrvoja shohim se njėrėzit qė flasin njė gjuhė tė huaj i pėrdorin me kursim fjalėt e huaja kur flasin shqip, me pėrjashtim tė disa punonjėsve tė Televizionit Shqipėtar (TVSH) dhe tė ndonjė TV apo radio private, nė rastet kur ata duan tė hiqen tė pėrparuar apo pėr tė tėrhequr vėmėndjen, megjithė se zoti e di nėse ia arijnė qėllimit.

Ėshtė i papranueshėm dhe prapambetje qė mediat, parlamentarėt, njerėzit qė mendojnė se dinė shumė ose se mendojnė se bėjnė pėrshtypje duke folur "fjalė tė mėdhaja" por qė nė tė vėrtetė ata flasin shqip me fjalė jo shqipe dhe nga padija pėrdorin fjalė qė s'kanė lidhje me fjalimin e tyre. Nė fakt kėto fjalė pėrdoren nga ata qė nuk e njohin mirė gjuhėn pėrkatėse tė huaj dhe qė nuk janė nė gjėndje tė bisedojnė nė atė gjuhė. Ata qė e flasin nė mėnyrė tė mjaftueshme gjuhėn e huaj arijnė tė bėjnė ndarjen e kuptimit tė fjalės dhe e krahasojnė nė mėnyrė tė mrekullueshme me njė fjalė shqipe dhe kėshtu qė arijnė ta zėvendėsojnė atė. Psh shumė vetė pėrdorin fjalėn italiane prezantoj qė nė shqip nuk do tė thotė asgjė tjetėr veēse paraqes psh. prezantoj njė plan tė ri = paraqes njė plan tė ri, ose prezantoj kėngėtarin = paraqes kėngėtarin ose prezantoj shokun apo shoqen = paraqes shokun apo shoqen. Megjithatė shumė njėrėz pėrdorin fjalėn prezantoj pasi mendojnė se nuk ekziston nė shqip ose pėr faktin se ashtu e kanė dėgjuar nga tė tjerėt ose ngase u duken mė tė bukura. Ata qė pėrdorin fjalė tė huaja nuk bėjnė gjė tjetėr veēse flasin shqip me fjalė jo shqipe. Ėshtė njėlloj si tė flasėsh italisht me fjalė kinezēe, ruse gjermane etj.

E metė tjetėr e gjuhės shqipe ėshtė edhe mungesa e shumėsit, e kohėve apo tė vetave tė ndryshme ose tė larmishme tė fjalėve, psh marim fjalėn Ski. Kemi Ski por pėr tė treguar se ēfarė bėhet me ski ne duhet ta pėrshkruajmė me disa fjalė dhe qė prap nuk janė tė sakta psh bėj ski. Kjo mund tė kuptohet edhe si prodhoj ski ose fabrikojė ski. Fjala bėj nuk ka lidhje me ecjen, udhėtimin apo lėvizjen. Do ishte njėlloj sikur nė vėnd tė fjalės udhėtoj me makinė tė thoshim bėj makinė. Nė lidhje me shumėsin marim fjalėn vjehėr ose vjehrė (babai ose nėna e nuses apo djalit) tė cilat janė nė numrin njėjės. Kėtyre fjalėve nė gjuhėn zyrtare u mungon shumėsi. Kėto fjalė mund tė kthehen nė shumės vetėm nė variantin prindėrit e nuses apo prindėrit e djalit ndėrsa varianti i vėrtetė mungon. Ne nuk mund tė themi vjehrit apo vjehrat pasi kjo mungon nė librin zyrtar tė gjuhės shqipe. Shumė njėrėz do tė thoshin "kėto janė vogėlsira dhe tė panevojshme pasi ne e kuptojmė se ēfarė do tė thotė ai qė flet", mirėpo kjo sjell mos shprehjen e saktė por tė pėrafėrt si dhe pėrkufizimin e gjuhės dhe si rrjedhojė pas disa shekujsh gjuha do tė ketė boshllėqe serioze dhe nuk do tė jetė mė e pėrdorshme (ato kthehen nė tė papėrdorshme) dhe kėshtu qė do tė zhduket. Nga historia dimė se mijra gjuhė janė tretur ndėr shekuj dhe janė holluar aq shumė saqė tani disa terma aty kėtu i mbahen mėnd ose janė zhdukur plotėsishtė dhe fakte ka me mijra. Psh pėr njė garazhist shqiptar gjuha shqipe nuk ėshtė e domosdoshme pasi tė gjitha pjesėt e makinės thuhen italisht (pedal, sendile, marsh, indjetro, motor, buzhi, fren, makinė, tapiceri, sotokart, balestra, garazhd, garazhist ... etj) ndėrsa nė Kosovė thuhen sėrbisht me pėrjashtim tė makinės vetė qė atje quhet kėrr. Dje ishin pjesėt e makinės, ndėrsa sotė ato tė kompjuterit dhe nesėr tė atyre qė s'janė shpikur akoma dhe nga pėrllogaritė nė rast se ecet kėshtu pas tre shekujsh shqip do tė flitet vetėm brėnda nė shtėpi me prindėrit dhe gjyshėrit (me anė tė disa foljeve bazė si punė, ha, pi, iki, vijė, shikoj, fle, ujė, dėgjoj, bėj ... etj) pasi jasht sajė nė punė do tė jenė fjalėt e huaja tė nevojshme dhe tė domosdoshme.

Profesorėt e gjuhėve tė tjera i kapin qė nė fillim kėto probleme dhe e pasurojnė terminologjinė e gjuhėve tyre me fjalė tė reja qė nė fillim, kėshtu qė ato pranohen me shpejtėsi nga populli. Ato publikohen gjithashtu nė mėnyra tė ndryshme shumė shpejtė me anė tė librave, cd-room, gazetave, broshurave, internetit etj me ēmime tė arsyeshėm. Dalin gjithashtu rregullisht libra tė Gjuhės Zyrtare dhe ēdo institucion shtetėror ėshtė i detyruar tė shkruajė gjuhėn zyrtare nėpėr tė gjitha shkresat, ndryshe ajo meret si paaftėsi e punonjėsit zyrtar. Ndėrsa nė Shqipėri dokumentat zyrtare shkruhen nė mėnyrė tė tmershme si tė shkruajtura nga pjanecė apo pjanece. Aty pėrfshihen ēertifikata lindje, dėshmi tė ndryshme, shkresa ministrie, bashkie, noterėsh, ato tė prokurorisė, gjykatės etj, gjė e cila ėshtė e pamundur tė vihet re nė vėndet e zhvilluara ku dhe tek njė nėnpunės i thjeshtė pularie nuk mund tė gjesh gabime drejtėshkrimore apo tė shkruajtura pa edukatė, pisė, tė pakuptueshme, tė parregullt, me vula e firma atje ku nuk duhet etj.

Pėr ato qė ne jemi tė zotė ne kemi dhe fjalor tė pasur dhe mund tė shprehemi lirisht dhe saktė si dhe nė variante tė ndryshme. Kjo nė sajė tė vet popullit dhe jo tė "studiuesve tė akademisė sė tiranės". Psh pėr tė sharė dhe mallkuar nė shqip mund tė shprehesh aq mirė sa nė pothuajse asnjė gjuhė tjetėr nė botė. Rusėt kanė njė libėr sharjesh dhe mėnyrash sharjesh prej rreth njėqin faqesh, mirėpo aty janė pėrafėsisht tė njėjtat sharje por nė variante tė ndryshme (librin mund ta gjeni ose porosisni nė ēdo librari tė evropės perėndimore). Nė shqip mund tė shkruhet njė libėr i tillė tre ose katėr herė mė i madh nėse shkruhet nė tė njėjtin variant. Kush di italisht, anglisht, gjermanisht, frėngjisht etj nėse do ti duhej tė pėrkthente njė sharje shqip qoftė ky dhe pėrkthyes me diplomė nuk do mund ta pėrkthente saktė atė. Pėr arsye se kemi njė bazė tė mirė nė kėtė lėmi fjalėt e reja qė dalin nga vetė populli janė tė pranueshme dhe mjaft tė pėrdorėshme nė krahina tė caktuara. Psh nė Berat pėrdoren fjalė tė reja si: llogaēe = njeri i ulėt ose fundėrinė, legen dhe lamash = njeri jo i fjalės i ulėt dhe dredharak.

Sė shpejti do tė gjeni kėtu fjalė tė huaja qė pėrdoren nė shqip nė kuptimin e tyre tė saktė Shqip. Kėshtu qė ata qė dėshirojnė tė flasin shqip me fjalė shqipe do mund tė kėshillohen tek kjo faqe pėr njė numėr tė vogėl fjalėsh tė huaja qė mund tė zėvendėsohen.

Nėse dhe ju jeni i interesuar mund tė publikoni kėtu fjalėt qė juve vetė ju kujtohen dhe qė mund ti zėvendėsoni, me kusht qė zėvendėsimi tė jetė i saktė. Ato mund ti dėrgoni me e-mail ose nė rast se nuk e keni duke klikuar nė butonin e vogėl nė faqen kryesore nė qėndėr ku lexon: My Homepagina dhe poshtė ICQ, Chat, ExpressMail.

S. Xhardo

Emigracioni: shpresė apo zhgėnjim?