Aktualitete. Temat e ditės

www.albaniantime.ca

 

Emigracioni: shpresė apo zhgėnjim?

Marre nga BBC ne shqip


BBC News
Ikja e madhe e marsit 1991 nga porti i Durrėsit

Sipas tė dhėnave zyrtare, njė nė pesė shqiptarė ka zgjedhur rrugėn e emigracionit si shpresė pėr tė ardhmen, dhe tė pakten 200 mijė emigrantė janė tė paligjshėm.

Qė prej dhjetė vjetėsh, nė Shqipėri emigracioni shihet nga shumica e popullsisė si rrugė kryesore pėr njė jetė mė tė mirė. Jo rrallė shpresat mbeten shpresa, apo kthehen nė zhgėnjim.

BBC nė shqip po pėrgatit njė serial pėr emigracionin i cili ka pėr qėllim t'u mundėsojė emigrantėve qė tė shprehin pėrvojat e tyre vetijake. Ju inkurajojmė tė na shkruani lidhur me eksperiencat tuaja personale.

(Merrni pjesė nė diskutim nė fund tė faqes)

Pjesė nga komentet tuaja:

   
 

Tė jemi mė pak sentimentalė e mė shumė realė.

 
   
  Armend Agolli  

Emigrimi apo migrimi drejt njė jete mė tė mirė ka tė mirat dhe tė kėqiat e veta, p.sh po tė mos ishte diaspora jonė, nė Kosovė vėshtirė se do tė mbaheshin institucionet e republikės ose financimi i luftės tė UĒK-sė. Pra gjėrat duhet tė shihen nė prizma tė ndryshme. A ėshtė e dhimbshme? Po, shumė, mirėpo njeriu duhet tė gjejė mundėsinė si tė adaptohet dhe tė integrohet sa ma shpejt nė shoqėrinė ku jeton, nė mėnyrė qė nga atje nė mėnyra tė ndryshme ta ndihmojmė vendlindjen. Pra, tė jemi mė pak sentimentalė e mė shumė real.
Armend Agolli, Upsala, Suedi

Emigracioni i pakontrolluar ka qenė fatkeqėsia mė e madhe qė u ka ndodhur shqiptarėve, ata na e kanė qit faqen e zezė pėr nja 1000 vjetėt e ardhshme, kjo ishte njė katastrofė e madhe e pastaj sjelljet e tyre nė vendet e huaja ishin gati vdekje-prurėse sidomos nė kohėn kur hezitohej tė ndėrhyhej kundėr caqeve serbe - nga vendet evropiane pasi qė ata ishin tė tmerruar me sjelljet e emigrantėve tanė atje.
Ismajl Rakipi, Prishtinė

 
   
 

Zvicėr oj tokė e mjer,/ lulet pa er,/ burrat pa nder,/ grat pa njerėzi,/ ēikat pa dashuri.

 
   
  Ēajupi  
Nė fillim po citoj disa vargje tė Ēajupit: Zvicėr oj tokė e mjer,/ lulet pa erė,/ burrat pa nder,/ grat pa njerėzi, / ēikat pa dashuri. Kur ky rilindasi ynė ka ardhė nė pėrfundim se vendi i huaj ėshtė zhgėnjim katastrofal, kurse e dimė se koha nė tė cilen ka jetuar ai nuk ka qenė mė e mirė se e jona. Atėhere ēka kėrkojmė ne ende. Mė fol kah del shpirti "jemi bėrė aq materialista tė mėdhenj qė nuk mendoj kurgjė pėrveē se vetvehten. Nėse duhet, e humbim edhe tėrė familjen, vetėm pėr njė jetė mė tė mirė materiale. Por jo edhe shpirtėrore. "Ēka don zgupi nuk e mbulon Shkupi".
Shpėtim Pushka, Oklahoma

Emigracioniėshtė shpresė pėr fėmijėt tanė, por ėshtė njė zhgėnjim shumė i madh pėr ne, tė cilėve na mungojnė shumė gjera kėtu, por besoj se nuk do tė jetė larg dita qė dhe Shqipėria tė bėhet njė vend qė ta kenė zili dhe fėmijėt tanė tė krenohen me atė vend dhe tė investojnė pėr tė mirėn e atij vendi.
Ymer Bici, Hjuston, SHBA

Sa i pėrket jetės nė Amerikė, kurrėn e kurrės Amerika s'mė kishte pranu mua e as unė Amerikėn, por secili ėshtė pėr tė dhėnė ca kontribut pėr familjen edhe vendlindjen se sa pėr kėnaqėsi kurrėn e kurrės nuk kisha ardhur kėtu pėrveē se nė vendljindjen time tė dashur. Pra, leni prrallat e poezit sikur disa qė po i shof kėtu nė kėt rubrikė.
Luan Berisha, Masaēusets, SHBA

Qė tė ndalohet emigracioni, sė pari duhet rrėzuar qeveria komuniste nė Shqipėri. Duhet punuar pėr bashkimin e Trojeve Etnike dhe pastaj tė huajtė do tė vijnė pėr tė punuar nė Iliri. Akoma se kuptoj se si ka mundėsi qė paska patur kaq shumė komunistė edhe nė Kosovė dhe Maqedoni....
Shpresa Berati-Kryemadhi, Virxhinia, SHBA

Ikja nga Kosova p.sh u ba nga dhuna serbe, papunėsia e shkaktuar nga politika diskrimunuese serbosllave. Ka pasur shumė ikje nga lakmia pėr pasuri, nga lakmia se fqiu bėri diēka e unė mbeta, nga shpresa e humbur pėr t'ardhmen, nga dėshira pėr tė arritur ma shpejt tė kapitali tu mendue se parat i gjen rrugėve tė perėndimit pa u djersitur fare etj etj. Ėshtė interesant se ata qė kanė kushte tė mira nė Atdhe kundėrshtojnė me ēdo kusht kthimin nė vendlindje. Kthimi vullnetar nuk ka ekzistuar fare, por shumė shqiptarė janė mashtruar nga politika e kthimit qė kanė pėrdor organet gjermane. Sot heshtin tė gjithė kurse e dinė fare mirė se shumė shqiptarė po e ndrrojnė edhe kombsinė pėr tė qėndruar mė gjatė nė perėndim...
Faruk Hajdari, Bokum, Gjermani

 
   
 

Emigracioni ėshtė fotografia mė e poshtėr e shekullit qė lam pas pėr shqiptarėt.

 
   
  Gjevdet Sinani  
Emigracioni ėshtė fotografia mė e poshtėr e shekullit qė e lam pas pėr shqiptarėt. Nuk ka asnjė komunitet qė jeton nė kėtė rajon e qė ėshtė lakuriquar aq fort sikur shqiptarėt. Ekonomia e shkatėrruar, politika tė interesave tė vogla, iniciativa askund fare, njerėz qė ftohen nga jeta tyre dhe qė me ēdo kusht kėrkojnė njė vend ku sė paku do tė sigurojnė bukė pėr vete dhe pėr fėmijėt e tyre. Ky ėshtė vendi i shqiptarėve, i cili vend ka patriotizėm dhe fjalė tė mėdha kombėtare pėr tė eksportuar, ndėrsa nuk ka bukė pėr tė ngrėnė, ky ėshtė turpi i madh. Shqipėria, qė ka bregdet me qindra kilometra pa asnjė turist tė huaj, ky ėshtė vendi i mjerė.
Gjevdet Sinani

Emigracioni, kurrė nuk ka qenė diēka anti-popullor. I tillė mund tė jetė nėse ata qė gjinden nė shtetin amė nuk interesohen pėr ata qė gjinden nė emigracion.
Alban Kosova, Paris

Besoj qė emigracioni ėshtė njė fenomen apo faze evoluese e njė shoqerie. Kėshtu qė, duam apo jo, do tė kalojmė nėpėr tė pa marrė parasysh viktimat.
Hesat Aliu, Zare, Kroaci

   
 

Ku ėshtė mė mirė, aty shkon njeriu.

 
   
  Burim Gashi  
Mė duket se askush nuk flet pėr realitetin ashtu siē ėshtė realiteti. Disa njerėz mundohen tė bėhen patriotė kombėtar. Ku ėshtė mė mirė, aty shkon njeriu. Secili kėrkon ku ėshtė njė jetė mė e mirė. Si mund tė jetohet me 200DM nė muaj. Ēka do tė bėjsh kur nuk ke mundėsi me shkollu fėminė tėnd. Ma sė pari, qė ėshtė mė e randėsishme, edhe unė e dua atdheun tim, por me qenė mė mirė e jo mos me pas kushte. Ju lutemi flitni realitetin: ēka ėshtė secili mundet me shku nė Kosovė, Shqipėri, apo ku ta di unė nga jemi, po dėshirojmė tė kemi njė jetė mė tė mirė. Edhe kėtu nuk ėshtė lehtė, por shpresat janė shumė mė tė mėdha se sa me ndejt nė Kosovė apo Shqipėri.
Burim Gashi, Ohajo, SHBA

Nėse emigacioni ėshtė njė shpresė apo zhgėnjim? Ėshtė pyetje shumė e goditur dhe pak e vėshtire pėr t'u pėrgjigjur. Unė e fillova si njė shpresė shumė e madhe para se tė nisesha pėr tė banuar nė SHBA, por kur arrita nė vendin shumė tė dėshiruar, ishte njė zhgenjim shumė mė i madh se shpresa qė kisha. Ishte shumė e vėshtirė dhe pse kanė kaluar mbi 10 vjet e mund tė them se kam punė tė mirė, e shtėpi etj, etj. Pėrsėri ėshtė shumė e vėshtirė. Mundimi pėr ēdo gjė qė kam arritur ka qenė dhe ėshtė shumė i lartė. Megjithatė, njerėz tė ndryshėm kanė eksperienca tė ndryshme dhe shpresoj me gjithė zemer qė tė tjerėt tė kenė mė shumė fat dhe mbarėsi nė jetėn e tyre nė emigracion.
Adriana, Masaēusets, SHBA

Ju lutem tė gjithė shqiptarėve qė nesėr nė mbrėmje tė shkojnė nė disko qė tė kėrkojnė njė jetė mė tė lumtur dhe t'i hiqen pytjeve se ēfare bėn Shqipėria, se atje nuk ka qeveri, as shtet. Pra, o burra nesėr nė disko. Ju lutem pėrgjigjen ma jepni nė faqet e BBC-sė nė shqip. Jetė tė gjatė o refugjatėt e Shqipėrisė! Paēi fat nė jetėn tuaj.
Kiēo Bala, Shishtavec, Kukės (jeton nė Angli)

   
 

Ėshtė njė shtyrje drejt normave bashkėkohore.

 
   
  Flurim Lajqi  
Tek unė ekzistojnė disa mendime tė shumta lidhur me emigracionin. Pėr mua emigracioni ka njė domethėnie tė madhe (mendoj nė pėrgjithėsi pėr tė gjithė shqiptarėt). Ėshtė njė shtyrje drejt normave bashkėkohore. Ku dihet se tek ne shqiptarėt ekziston ende njė varfėri e madhe. Ėshtė njė shtyrje drejt kulturės bashkėkohore.
Flurim Lajqi, Kopenhagen

Po, mendimi im ėshtė qė populli, me tė gjithė atė popullsi qė ėshtė, nuk janė shumė pėr tė ndėrtuar vendin e tyre, jo tė ikin tė emigrojnė edhe tė ndėrtojnė vendet e tjera. Ėshtė absolute drejt zhgėnjimit.
Ilir Kodra, Durrės

Ndėrsa po lexoja lajmet e shkruara nga gazetarėt tuaj tė mirė-pėrgatitur, nė sy mė ra njė temė e cila po fliste pėr temėn tash me famė tė keqe, emigracioni. Tė them tė drejtėn, unė jam emigrant pėr vete, por mendoj se ky imazh famėkeq duhet tė ketė njė fund. Edhe unė e shikoja se emigracioni ishte e vetmja rrugė-dalje nga njė krizė e cila mendonim se mund tė ishte e shkurtėr, por qė akoma vazhdon tė zgjasė. Mendimi im ėshtė qė kjo anije famėkeqe e cila po i lundron shqiptarėt larg nėpėr njė det tė pafund tė ndalojė njė herė e pėrgjithmonė. Rruga, e cila unė do tė sugjeroja pėr devijimin e kėtij lumi kaq tė madh njerėzish do tė ishte qė ato njerėz qė na qeverisin tė krijonin diēka qė shqiptarėt tė merreshin me ne, nė vend tė atij korrupsioni qė po ushtrojnė nė kurrizin tonė.
Prek Gjergji, Shkodėr

Si e dimė intelektualėt mė tė mirė e kanė braktisur vendin dhe po shėrbejnė me dinjitet nė vendet e huaja. Po pse e bėnė kėtė? Kush po e qeveris vendin tonė nė kėtė moment? Njerėzit e ndershėm apo njerėzit qė i shėrbyen Enver Hoxhes pėr gjysme shekulli? Do tė kthehen kėta intelektualė nė vendin e lindjes? Janė kėto pyetje qė i shtroj vetes time, por mendoj se nuk kanė njė pėrgjigje tė vėshtirė. Derisa nė Shqipėri mbizotėron korrupsion dhe jo rend i sigurtė, tė gjithe shqiptarėt do tė marrin rrugėn e mėrgimit, dhe mė e keqja do tė jetė se ne nuk do tė kemi mundėsi qė t'u mbushim mendjen intelektualeve qė tė mos braktisin vendin, harro njerėzit e thjeshtė qė vazhdojnė e vazhdojnė largimin nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė.
Astrit Mema, Britani

   
 

Shpresė dhe zhgėnjim, por ky i fundit jo total dhe i pėrkohshėm.

 
   
  Nuri Gjokaj  
Emigracioni ėshtė mjet bashkėveprimi nė qytetėrimin modern. Ne jemi tė vonuar nė kėtė proces qė shoqėrohet edhe me dėshpėrim pėr lenien e vendit qe e duam aq shume. Zhgėnjim ėshtė se ende jemi shumė tė papėrgatitur pėr t'u pėrfshirė si duhet nė procesin e integrimit me botėn e qytetėruar. Por megjithatė, ėshtė e vetmja rrugė sot pėr tė shkurtuar distancėn me pjesėn tjeter qė ka kapėrcyer prapambetjen tonė me kohė... Pėr kushtet nė tė cilat ndodhet emigracioni shqiptar nė botė sot, shumė i paorganizuar nė vetvete dhe pa ndihmėn e shtetit tė vet jashtė pėrmes ambasadave, pėrgjigja e diskutimit tuaj do tė ishte e dyfishte: shpresė dhe zhgėnjim, por ky i fundit jo total dhe i pėrkohshėm.
Nuri Gokaj, Nju Xhersi, SHBA

Nė fillim tė viteve 90-tė bota perėndimore me qėllim krijoi hapjen e ambasadave tė huaja nė Tiranė. Pas kėsaj, njerėzit tė cilet u pajisen me pasaporta e leje qėndrimi tė pėrhershme filluan tė integrohen nė mėnyrė me legale nė shoqėrinė perėndimore duke hapur shteg pėr tė emigruar pėr tė tjerėt. Kjo solli si pasojė eksodet e tjera nga Shqipėria drejt perėndimit ... Djem nėnash shqipetare kthehen nė arkivole edhe nga emigracioni. Bandat kontrollojnė jetėn e qytetarėve, politikanėt qeshin e shajnė njėri-tjetrin. Sidomos pas vitit 1997 nga Shqiperia iket nė mėnyrė tė pandėrprerė drejt perėndimit si e vetmja shpresė shpėtimi, por shumė gjetėn dhe zhgėnjim, humbėn jetėn nėpėr detra pa arritur tė shijojnė shijen e hidhur tė emigrimit...
Sami Zeqiri, Londėr

   
 

Kjo fjalė e egėr si Alpet tona, por joshėse.

 
   
  Skėnder Osmani  
Kjo fjalė e egėr si Alpet tona, por joshėse pėr tė tė rrėmbyer nė strofkullėn e tij - po na dėmton. Askush nuk e njeh kėtė fjalė pa e provuar. Por mbi tė gjitha, shumė pak njerėz e dijneėse kjo ėshtė pjesė pėrbėrėse e njė pushtimi tė gjatė. Apo nuk kemi ca komshinj qė mezi presin tė boshatiset trualli i Arbėrit. Por edhe njė trung politikanesh (antishqiptarėt) qė vetėm mos ua kėrkoftė kush pėr ta blerė - vendin qė kemi braktisur ne - se e shesin pėr pesė pare. Emigracioni ėshtė pjesė e Historisė Shqiptare, por me karar ama... Kurrsesi, Shqipėria nuk duhet quajtur "Njė truall i braktisur".
Skėnder Osmani, Londėr

Erdha nė Kanada njė vit mė parė. E kisha ėndėrruar kėtė gjė qė kur isha nė universitet. Mendoja se nė Shqipėri nuk kishte prespektivė, mungesa e stabilitetit, mungesa e mundėsisė pėr njė tė ri qė ka mbaruar universitetin tė integrohet normal nė jetė. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė gjithė kjo pjesė e rinisė la vendin dhe hallakatet pafundėsisė sė botės. Kanadaja, qė ēdo njeri e mban nė gojė nė Shqipėri, ėshtė njė zhgėnjim, njė gėnjeshtėr qė po thith ajkėn e intelektualėve dhe miliona lekė pėr tė ardhur. Gjithė shqiptarėt nėpėr botė kanė vetėm njė shtėpi, njė nėnė dhe njė at, kjo shtėpi ėshtė SHQIPĖRIA.
Arian Domi, Toronto, Kanada

P.S. Gjenerata e par hjekė, e dyta, tretė (nga aspekti kombėtar).
Albert Gjonlleshaj, Miēigan, SHBA

Emigracioni ėshtė ėndėrr dhe zhgėnjim nėekohėsisht. Por do tė vazhdojė tė mbetet njė plagė e shoqėrisė shqiptare edhe pėr sa kohė situata ekonomike te ne tė mbetet e veshtirė, dhe fatkeqėsisht, me sa duket kjo do tė vazhdojė pėr shumė vjet.
Ferit Jashari, Londėr

Ngaqė patėm shpresė pėr njė jetė mė tė mirė ndaj dhe emigruam. Tė gjithė ata qė punuan shumė dhe u shkolluan pėrparuan, ndėrsa dembelat s'kane ē'tė bėjnė as nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni apo Mal tė Zi. Nėse i keni rėnė aq shumė pendesės zoterinj tė nderuar, atėhere pse nuk ktheheni pas. Pashė qė shumė personave nuk ju kishte pėlqyer emigrimi... etj. Ne nuk kemi patur dėshirė ta lėmė vatanin, por arsye tė ndryshme, nga ato politike dhe ekonomike, na detyruan tė largohemi. Nėse vendi ynė do tė qe mė i mirė politikisht dhe ekonomikisht nuk do tė qe nevoja tė largoheshim, prandaj duhet rregulluar sistemi nė vendin tonė nė mėnyrė qė tė ndėrpritet ikja e tė rinjve dhe trurit shqiptar nga vatani yne.
Skėnder Bej Arnauti, Nju Jork

Emigracioni ėshtė njė ZHGĖNJIM me shkronja tė mėdhaja
   
 

Emigracioni ėshtė njė ZHGĖNJIM me shkronja tė mėdha.

 
   
  Artan Shani  
. Pse? Pėr shumė arsye, nuk shpėtohen hallet e njė kombi me anė tė emigracionit, sepse ka kaluar 10 vjet nga ardhja e Demokracisė nė Shqipėri, dhe njerėzit kanė mendjen tė emigrojnė, kjo do tė thotė dicka. Shqiptarėt nuk emigruan, por u arratisen nga vendi i tyre, duke qenė mėsuar me njė jetė tė mbyllur. Shumė shqiptarė e patėn dhe e kanė shumė tė vėshtirė tė ingranohen nė shoqeritė e atyre vendeve ku kanė shkuar, kjo jo pėr fajin e tyre. Shteti shqiptar vazhdon akoma dhe sot tė tregohet indiferent pėr qytetarėt e tij jashtė shtetit, shkon ne ambasadat shqiptare nė botė, asnjė diplomat nuk tė ndihmon me keshilla, qė ėshtė detyrė e tyre ta bėjnė, por tregohen tė ftohtė, tė vrazhdė... Shqiptarėt keqtrajtohen nga shtetet ku ata banojnė,keqtrajtohen nga bosėt ku ata punojnė dhe shteti!
Artan Shani, Florida, SHBA

Unė mendoj qė emigrimi ėshtė i mirė nė disa drejtime dhe i keq nė disa drejtime. Ėshtė i mirė sepse: ana ekonomike pėrmirėsohet; bėhesh mė i menēur duke jetuar nė njė vend mė tė zhvilluar; fėmijėt edukohen nė njė mėnyrė shumė tė mirė. Ėshtė i keq sepse: humbet njerėzit e tu; fėmijėt harrojnė gjuhėn e vendit mėmė; humbet shoqėrinė tėnde.
Klajdi Kondi, Fier (banues nė Kaliforni, SHBA)

Emigracioni mund tė lehtėsojė gjendjen ekonomike tė disa familjeve, por ajo s'ėshtė zgjidhje pėr ne shqiptarėt. Edhe vazhdojmė tė qajmė pėr tė kaluarėn e Shqipėrisė sė jugut "Ura e Qabesė", nje vend me njollė tė zezė nė historinė tonė. Me emigrim pushtetet sllave me atė Jugosllavi tė vjetėr, Rankoviqėt dhe pushtetet e sotme, po shtyjnė dhe po realizojnė me propagandėn e tyre dhe nuk po gjejnė qėndresėn e duhur... Partitė politike shqiptare LDK, PDK, etj., kleri shqiptar, nuk u orvatėn t'i sigurojnė kujt njė punė nė vendin e tyre pėr ndonjė familje... Sot duhet punuar dhe me tė madhe tė thėrrisni me propagandė tė fortė qė shqiptarėt tė qėndrojnė dhe mos tė gėnjehen pėr ta leshuar vendin. Ata tė tjerėt nga Shqipėria mund tė livizin se nuk u bėhet vonė! Sė paku Shqipėria ėshtė njė shtet amė ku ka mė siguri se nuk ēkombėtarizohet sikur zonat tė tjera shqiptare nė Mal tė Zi apo Maqedoni...
Gjokė Martini, Miēigan, SHBA


   
 

Emigracioni ėshtė vetėm njė iluzion i cili mund tė zgjidhė disa probleme pėr momentin.

 
   
  Genti Metaj  
Problemi i emigracionit pėr shqiptarėt ėshtė mjaft i komplikuar pėr arsye se pa tė pjesa me e madhe e popullsisė sė vendit do ta shihnin veten nė njė situatė tė mjerė ekonomike e cila do te sillte si pasoje dhe probleme tė mėdha sociale dhe politike... Pėr sa i pėrket perspektivės emigracioni ėshtė vetėm njė iluzion i cili mund tė zgjidhė disa probleme pėr momentin, por nuk mund tė rregullojė gjendjen e popullit dhe tė vendit pėr gjithnjė. Zgjidhja mė e mirė ėshtė qė qeveritė shqiptare tė punojnė pėr stabilizimin e vendit, hapjen e vendeve tė punės, dhe rikthimin e fuqisė punėtore, por edhe intelektuale, e cila po e lė vendin ēdo ditė e mė shumė. Emigracioni ėshtė njė ndihmesė e konsiderueshme pėr njė jetė mė tė mirė pėr momentin, por ėshtė njė iluzion dhe zhgėnjim i madh pėr tė ardhmen e vendit dhe tė fėmijėve tanė.
Genti Metaj, Bruksel, Belgjikė

Nė kushtet e integrimit bashkėkohor, emigrimi nuk mund tė gjykohet nė suaza tė nacionalizmit dhe tė 'homesickness' (mallit pėr vendlindjen). Nė kushtet e vendit tonė, ky faktor, ndonėse i vonuar, mund tė ēlirojė pėrfundimisht ndėrgjegjen shqiptare ballkanase dhe ta lidhė mė mirė me qyteterimin e sotėm. Ndėrkohė, lejon qė tė kuptohet mė drejt loja politike nė vend si dhe tė pėrmbysen koncepte e shpresa se vetėm leadershipi ka pėrgjegjėsi pėr tė sotmen e tė ardhmen e vendit dhe tė ēdo qytetari. Duke u pėrballuar me emigracionin e sotėm, organizimi tepėr i dobėt i tij, si dhe primitivizmi i mendimit tė shumicės, ka ēuar nė atė pikėpyetje qė ju shtroni sot pėr diskutim pėr rolin e emigracionit.
Nuri Gokaj, Nju Xhersi, SHBA

 
   
 

Jabanxhiu nė asnjė vend nuk preferohet

 
   
  Sali Bollati  
Me thėnė tė drejtėn askund nuk mud ta ndjesh vehten mė mirė se nė vendin tėnd. Por fatkeqėsia jonė si shqiptarė, qėndron nė faktin e vetėm se dolėm nga burgu komunist enverian tė fundit nė Evropė. Kėtė gjė e kanė bėrė italianėt, grekėrit e tė tjerėt, mė shumė se 50 vjet mė parė... Jabanxhiu nė asnjė vend nuk preferohet. Pra e keqja jonė ėshtė se jo vetėm kemi dalė shumė vonė nė emigracion, por, pėr fatkeqėsinė tonė, gjatė kėsaj kohe nė Tiranė nuk po kemi njė qeveri shqiptare, e cila tė mbrojė tė drejtat e shqiptarėve nė Shqipėri dhe jo mė tonat qė ndodhemi larg saj... Pėr faj tė ashtuquajturve politikanė shqiptarė, ne kemi marrė rrugėt e emigracionit, duke e ndjere mallin pėr atdhe. Unė jam i bindur pėr vehten time se sa mė parė nė Shqipėri tė vendoset njė qeveri shqitpare, jo qeveri kolltukofagėsh, shumica e emigrantėve do tė kthehen, dhe bashke me ato tė hollat qė kanė vėnė me djersė dhe me shumė mund, do t'i investojnė atje pėr njė jetė dinjitoze me tė vėrtetė shqiptare.
Sali Bollati, Nju Jork, SHBA

Kur u nisa ngaShqipėria mendoja se po shkoja nė parajsė. Kėtu vėrtetė parajsė ėshtė, por ėshtė pėr vendasit ,kurse pėr emigrantet ėshtė njė fushė beteje nga e cila mund tė dalėsh edhe i fituar, por edhe shumė i humbur.
Ervin Bardhi, Danimarkė

 
   
 

Mos ėshtė shumė pėr ne shqiptarėt mundėsimi i njė jetė normale?

 
   
  Besnik Kapedani  
Jam shumė i indinjuar me mėnyrėn sesi merren nėpėr kėmbė tė drejtat e shqiptarėve si brenda trojeve etnike dhe nė emigracion po nga i njėjti mentalitet. Mos ėshtė shumė pėr ne shqiptarėt mundėsimi i njė jete normale????!! Ėshtė bota, "politikat e mėdha", tė cilat i kanė detyruar shqiptarėt tė kėrkojnė rrugėt e emigracionit, prandaj bota nuk duhet tė luajė me fatet e njė populli tė cilit i ka prerė gjymtyrėt, sepse atėherė do tė na ngelet vetėm tė tregojmė dhėmbėt. Lejojini shqiptarėt tė jenė qytetarė evropianė tė barabartė ose jeni ju ata qė po i armiqėsoni. Rroftė Shqipėria etnike!
Besnik Kapedani, Londėr

Pyetja ime ėshtė: A thua do tė vijė dita qė tė ketė shtet nė Shqipėri qė tė mos kemi frikė tė kthehemi atje dhe ēfarė do tė bėjė qeveria pėr kėta refugjat qė janė nė Angli qė deri tani kanė frikė tė thonė jemi shqiptarė. Ju lutem na bėni edhe njė emision tjetėr me anėtare tė qeverisė. Ju faleminderit, shpresojmė se do tė bėhet mė mirė pėr emigrantėt kėtu nė Angli.
Astrit Brucaj, Londėr

Unė mendoj qė jeta nuk ėshtė e bukur nė Amerikė. Po pate krahėt edhe s'je dembel ke shpresė tė punosh edhe tė hash. Po pėr tė bėrė qejf ėshtė shumė e shtenjtė.
Rezart, Boston, SHBA

Emigracioni ėshtė e vetmja shpresė pėr shqiptarėt nė kėto mometet tė cilat ndodhen shqiptarėt, por nė disa raste ėshtė e vėrtetė se kthet nė zhgėnjim, pasi vendet ku neve strehoni nuk janė mikpritėse. Tė gjithė "ne" kemi dalė pėr tė punuar pasi kushtet ku jetomė nuk janė dhe aq tė mira, dhe punojmė qė tė kemi njė tė ardhe mė tė mirė dhe kėtė kėrkojmė ta ndėrtojmė me djersėn e ballit, siē kemi punuar dhe nė vendet tona para shumė kohėsh. Por dhe kėtu nė emigracion fitojnė vetėm ata njerėz tė cilėt kėrkush nuk u ka thėnė 'punė e mbarė'. Pikėrish kėta njerėz nuk gjejnė kurrė zhgėnjim. Tė zhgėnjyer mbeten vetėm ata tė cilet kanė dalė pėr njė jetė mė tė mirė, dhe kėtu nė emigracion, si pėr ironi tė fati, zhgėnjimi vjen nga politika, gjė tė cilėn e kemi vuajtur dhe nė vendet tona.... Unė jam shumė i zhgėnjyer personalisht, ndoshta njė ditė Kombi ynė do tė rregullohet ndoshta, por kur?
Ardjan Haliti, Londėr

Ku asht balta ma e ambėl se mjalta. Nė emigracion mund tė arrish tė bėsh kapital deri diku, por tė kesh jetė tė lumtur si nė atdhe, kurrė...
Sabri Vllahiu, Augsburg, Gjermani