Sporti Shqipėtar nė Canada

www.albaniantime.ca

Sporti Shqipėtar nė Canada


Skuadra KOSOVA nė Toronto Kampione e Kampionatit Botėror nė Ontario Kanada

Intervistė me Presidentin e skuadrės futbollistike KOSOVA z.Faik Shabani me rastin e 10 vjetorit tė themelimit tė kėsaj skuadre

-Kur u themelua skuadra Kosova dhe pse zgjodhėt emrin e Kosovės pėr kėtė skuadėr futbolli?

Skuadra Kosova mbush 10 vjet nga dita e themelimit tė saj. Nė vitin 1989 ekzistonte skuadra e futbollit Albania, ku unė luaja dhe isha asistent trajner. Asaj kohe, nė Kryesinė e kėsaj skuadre ndodhėn disa ngjarje (padrejtėsi nė lidhje me kėtė ekip) dhe unė meqėnėse isha i apasionuar me futbollin dhe duke parė qė asgjė nuk mund tė ndryshonte, me gjithė kėmbėnguljet e mia, vendosa qė tė themeloj njė ekip futbolli (kjo mė tepėr pėr hobi). 

Por, nuk duhet harruar qė terrori i policisė serbe mbi popullin shqipėtar tė Kosovės, asaj kohe, kishte arritur kulmin. Meqenėse stafi politik shqipėtar po punonte me gjithė mėnyrat pėr bėrė tė njohur dramėn e popullit shqipėtar tė Kosovės, unė sė bashku me kolegun tim Lulzim Kallaba vendosėm qė skuadrėn e re tė futbollit ta quanim “Kosova”.

-Duke e emėruar ‘Kosova’ kėtė skuadėr sot, pas 10 vjetėsh, a mendoni se ia keni arritur qėllimit? -Para 10 vjetėsh, shumė kanadezė nuk e kishin dėgjuar kurrė emrin Kosovė. Shumė herė na qėllonte tė sqaronim njerėz qė Kosova ėshtė njė pjesė e Shqipėrisė, e shkėputur me forcė nga trungu mėmė; qė atje popullsia ėshtė 98% e pastėr shqipėtare; qė kjo pjesė e tokės Shqipėtare ėshtė e pushtuar nga Serbia, ku shkilen edhe liritė e tė drejtat mė elementare tė njeriut. Dalėngadalė, shumė sportdashės kanadezė filluan tė njiheshin me emrin e Kosovės; kjo kryesisht kur skuadra jonė filloi tė korrė suksese tė njėpasnjėshme.

-Ēfarė suksesesh?

-Nė vitin 1992 fituam pėr herė tė parė titullin Kampion pasi mundėm nė finale skuadra e futbollit Italia. Nė 1993 pėrsėri fituam titullin Kampion pasi mundėm nė finale skuadrėn Angleze ‘Glen Forest’ dhe kėtė kupė ia dorėzuam Kryesisė sė Komunitetit Shqipėtaro-Kanadez (asaj kohe kryetar ishte z. Halit Hoxha). Nė 1994 nė Richmont Hill morėn pjesė 32 shtete; ne fituam, nė grupin tonė, duke mundur Italinė, Kanadanė dhe Iranin. 

Po atė vit u mbajt turneu Kroat ku morėn pjesė dhjetė ekipe kroate, dy nga Bosnja, njė Italiane dhe skuadra Kosova. Pėr herė tė parė nė historinė e kėtij turneu doli fituese njė skuadėr jo Kroate dhe kjo ishte ‘Kosova’; rrahėm nė finale skuadrėn e Zagrepit me rezultatin 2-0 dhe nė finale Kroacinė 3-1. Nė kėtė turne skuadra jonė mori trufeun dhe njė shumė tė hollash; kėto tė fundit i dėrguam pėr fėmijėt e Bosnjes (asaj kohe Bosnja ishte nė luftė). Nė 1995 skuadra Kosova u regjistrua nė Legėn e parė kanadeze (Canadian National Soccer Leg) ku dolėm nėnkampion; nė kėtė sezon, me ne luajti edhe lojtari i njohur shqipėtar i Toronto Maple Leaf, Tahir Domi.  

Nė 1996 dolėm nė Legėn e parė dhe fituam Kupėn e Kanadasė. Nė 1998, nė Kanada, u mbajtėn 4 turne. Skuadra futbollistike Kosova doli kampione nė 3 prej tyre, ndėrsa nė njėrėn doli skuadra Portugale. 

Nė 1999, nė London (ON), u zhvillua Kampionati i skuadrave futbollistike mė tė mira nė Ontario. Ne dolėm nėnkampion (kampione doli Portugalia).

Sivjet, nė Maj 2000, ne dolėm pėrsėri Kampion i Kampionatit Botėror (Word Cap. Indo) ku morėn pjesė 36 shtete (komunitete tė Kanadasė) ku fituam nė finale me Portugalin, 1-0.

Kėto janė fitoret mė tė rėndėsishme; mė pak tė rėndėsishme janė me dhjetėra!  

-Nė kėto 10 vjet karrierė, a keni patur mbėshtetjen e bashkėatdhetarėve? Mendoj se qė tė mbash njė skuadėr tė tillė duhet edhe kontribut i madh financiar.

-Nė radhė tė parė, pėrfitoj nga rasti tė pėrshėndes sportdashėsit e mrekullueshėm shqipėtarė tė cilėt nuk na kanė lėnė kurrė vetėm. Madje, pėr kėtė mund tė flasin mė mirė organizatorėt e legave tė ndryshme, pasi kur ka luajtur skuadra Kosova kanė shitur maksimumin e biletave (nė shumicėn e rasteve ka patur edhe njė numėr tė madh tifozėsh jo shqipėtarė, qė vinin nga qytete tė ndryshme tė Ontarios pėr tė parė lojėn).

Pėrsa i takon anės financiare, nėse nuk gaboj, ua thashė nė fillim qė unė jam i apasionuar i futbollit. Kur skuadra jonė mori “ngjyrė politiko-kombėtare” duke mbajtur mbi supe emrin e Kosovės, gjėrat u panė ndryshe nga unė. 

Vitet e para tė ardhjes sime nė Kanada punova nė ndėrtim dhe me ato para mbana familjen dhe mbulona shpenzimet e nevojshme tė skuadrės, pasi nuk mund t’ia lejoja vetes qė skuadra Kosova tė mos ia arrinte qėllimit pėr tė cilin u themelua. Por, nuk mund tė lė pa pėrmendur edhe kontributin e disa bashkėatdhetarėve, konkretisht pronarin e Restorant Red Flame, z.Sadem Hyseni, (kryetar i kėsaj skuadre nė 1994; komunitetin Shqipėtaro-Kanadez qė mė 1995 dha njė kontribut finaciar prej $3000; z.Gani Mani i cili dha njė kontribut prej $5000 (gjithashtu, njė vit kryetar i skuadrės Kosova; zotėrinjtė Ferzi Beqiri, Afrim Gashi, Gjergj Nikolla, etj.  

-Ju thatė qė me skuadrėn Kosova ka luajtur i famėshmi Tahir Domi. Nė 10 vjet veprimtari, a keni patur lojtarė tė tjerė tė njohur?

-Tomas Radzinski, lojtar i famshėm Polak, i cili sot luan me ekipin Europian tė Belgjikės; Anderlehti, i cili mbajti pėr 3 vjet kostumin skuadrės Kosova, i cili luajti me ne kundėr Maqedonisė (dje pas njė muaji bėri kontratėn me skuadrėn Belge). Dy lojtarė tė njohur Kroatė tė Velezhi i Mastarit; Dubravko Lediē, i cili ka luajtur edhe pėr Kom. e Jugosllavisė dhe Zoran Marijanoviē (Maki), i cili ka 10 vjet qė mban fanellėn kuq e zi. Martin Dugas, irlandez, i cili momentalisht luan nė legėn e 2-tė tė Hollandės. Llallo Maradona, vėllai i Diego Maradona, ka shprehur vetė dėshirėn qė tė luajė pėr skuadrėn Shqipėtare Kosova.

Momentalisht, sk. Kosova ka 98% lojtarė shqipėtarė, shumica e tyre nga Shqipėria tė cilėt kanė luajtur me kombėtaren e tė rinjėve tė Shqipėrisė: Altini, Dritani, Carēani, Ryta, Popa, Isa, Murati, Dervishi, Manja, Tafai, Fitimi, Denisi, Albi, Ardiani.

-Ndonjė ndeshje qė e veēoni nga tė tjerat?

Po. Mė 1999, nė London (On); nė gjysėm - finale na ra tė ndesheshim me Serbinė. Para ndeshjes ne tė gjtthė, si skuadėr, vendosėm qė nėqoftė se humbisnim do tė ktheheshim nė Toronto nė kėmbė (200km). Kjo ishte ndeshja mė e nxehtė e gjithė historisė sė sk Kosova. Njė numėr i madh shikuesish ishin jo shqipėtarė tė cilėt, tė sensibilizuar nga situata nė Kosovė, filluan tė thėrrasin KLA (UCK-ja). 

Madje, njėri erdhi dhe kėrkoi tė dinte pse nuk ishte shkuajtur nė fanella, sė bashku me emri Kosova, edhe UCK, por kjo nuk u pranua nga organizatorėt e Kampionatit. Pasi merrej si provokim kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 4-0 pėr ne. Nė 5 min. e fundit tė lojės urdhėrova qė tė mos bėheshin mė gola, por tė talleshin me lojtarėt e s.f. Serbia dhe, me tė vėrtetė, ata u bėnė qesharakė para publikut tė shumtė tė pranishėm nė kėtė ndeshje. Kur filloi karrierėn s.f. Kosova filloi nga zero, Kroacia ishte ekipi mė i mirė nė Kanada, por mė 1996 ndodhi njė befasi e madhe, (pėr kėtė kėrkoj falje sportdashėsve shqipėtarė). Menaxheri i skuadrės Kroate mė bėri njė ditė tel dhe kėrkoi nga unė qė ndeshja e radhės qė kishn me ne  tė dilte barazim, sepse mė tha ai nė qoftė se humbas kėtė ndeshje koka ime shkon, unė humbas tė drejtėn tė drejtoj skuadrėn Kroate. 

Ai mė tha qė ofronte njė shumė tė madhe tė hollash pėr kėtė kompromis. Unė i’u pėrgjigja: ‘Sa pėr tė holla nuk besoj se ekziston ndonjė shumė qė barazohet me emrin e Kosovės, por meqenėse s.f. Kroate na ka pėrkrahur gjithmonė dhe meqė kjo ndeshje ne nuk na dėmtonte (pasi ishim nė krye tė tabelės) ndėrsa kroatėve barazimi i shpėtonte menaxherin. Pėr kėtė pranova qė kjo ndeshje tė dalė barazim. Kjo mė shkaktoi probleme me tranjerin tim (Spanjol). Pjesa e parė pėrfundoi 3-0 pėr ne, pjesa e dytė filloi 4-0; si pėrfundim, ndeshja mbaroi 4-4. Shikuesit shqipėtarė e kuptuan qė unė kisha bėrė kompromis dhe disa prej tyre mė ofenduan me fjalė shumė tė rėnda. Ajo qė dua tė them ėshtė se skuadra mė e fortė deri atė kohė po na lutej ne pėr kompromis.

-Ēfarė keni nė plan pėr tė ardhmen?

Vitin qė vjen kam dėshirė qė s.f. Kosova t’a regjistroj nė Canadian Professional Soccer Liege, regjistrim i cili duhet bėrė sa mė shpejt (brėnda Shtatorit). Pėr kėtė duhet njė mbėshtetje e fortė finaciare, prandaj po kėrkoj disa persona (ata qė duan qė emri i Kosovės tė ngrihet sa mė lart) qė bashkė me mua tė sigurojmė shumėn e detyrueshme pėr kėtė qėllim. Po jap numrin e telefonit qė tė interesuarit tė mund tė kontaktohen me mua (905) 891-7061; Cell: (416) 520-0489.  

Intervistoi Fatmir DOGA


 

 Tahir Domi
Mė i famshmi sportist Shqipėtarė nė Kanada

www.tiedomi.com