Rinia Shqipėtare nė Kanada

www.albaniantime.ca

 

• Inteligjencė e pėrdorur me inteligjencė 
• Ėndėrroj qė njė ditė...
• Intervistė me valltaren 28 vjeēare Aida Toshkėzi.


Rinia.ca

  Faqet mė tė mira tė rinisė shqipėtare nė Kanada 

 

INTELIGJENCĖ E PĖRDORUR ME INTELIGJENCĖ.

- Arritjet e tė riut 17-vjeēar Tahir Veliu nga Drenasi.

Tahir Veliu ėshtė njė i ri i ardhur nga Kosova nė vitin 1999. Sot banon nė Grande Prairie (AB) dhe studion nė akademinė ushtarake.
Kjo ėshtė vetėm njė pikėnisje e planeve tė kėtij 17-vjeēari pėr tė ardhmen e tij e cila sigurisht premton tė jetė e mrekullueshme.
Tahiri nuk ėshtė vetėm njė nxėnės i mirė, zgjuarsia e tė cilit ėshtė ēmuar nga Republika e Kosovės,
Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Kulturės, si dhe nga Kėshilli i Arsimit tė Komunės sė Drenasit; ai nuk ėshtė i apasionuar vetėm pas kompiuterit, muzikės, gjuhės e letėrsisė shqipėtare, historisė sė lashtė tė popullit tonė, por edhe pas sportit.Aritjet e tij te fundit flasin pėr njė vullnet tė hekurt dhe dėshirėn e tij pėr tė treguar se ai mund tė arrijė gjithēka.
Inteligjenca nė Tahirin ėshtė gėrshetuar me pasionin pėr gjėrat e bukura, dėshirėn pėr tė fituar dhe ndjenjėn e tij kombėtare pėr t'i treguar botės se edhe ne shqipėtarėt mund tė arrijmė shumė lart.

"Nė Prill, luajtėm nė ligen "WORLD CUP SOCCER" nė Grande Prairie, ku edhe morėm vendin e dytė. Ky ishte suksesi ynė i parė nė skenėn futbollistike. Arsyeja pse ne zgjodhėm emrin ALBANIA ėshtė qė t'a bėjmė Shqipėrinė tė njoftur nė opinionin kanadez," na shkruan Tahiri, kapiten i kėsaj skuadre. "Tė Hėnėn, me 7 Maj 2001, kishim njė ndeshje miqėsore me njė ekip tė rinjsh, kanadez. Ishte njė knaqėsi e madhe kur dėgjonim tėrė opinionin kandez tė brohriste pėr Shqipėrinė. Unė, tani jam i njoftur si shqipėtar nga tė gjithė, tė gjithė me thėrrasin ALBANIA."

Futbolli nuk ėshtė i vetmi sport qė ka tėrhequr tė riun kosovar. Ai ka fituar vėndin e dytė nė garat e vrapimit nė 1500m dhe vendin e trėtė nė ato tė 400m. "Me vjen mirė qė edhe njė herė flamuri shqipėtar u nderua nga tė gjithė shikuesit. E veēanta e kėtij vrapimi ishte se garėn e pėrfundova duke puthur flamurin shqipėtar," shkruan ai me njė ndjenjė tė thellė patriotizmi.
Njė rini 17-vjeēare qė sapo ka filluar tė ngjisė shkallėt e jetės; shkallė tė cilat janė ndėrtuar me njė material tė fortė: inteligjencė e vullnet, dėshirė pėr njė tė ardhme tė ndritshme dhe dashurinė pėr popullin e vėndin e tij tė lashtė!
"Dėshira dhe ėndrra ime ėshtė ēlirimi dhe Bashkimi i Trojeve
Shqiptare" e mbyll biseden me ne Tahiri.

Albanian Time I uron Tahirit suksese nė rrugėn e tij, realizimin e projekteve pėr tė ardhmen dhe ėndėrrave tė tij rinore.


Ėndėrroj qė njė ditė tė kem kompaninė time dhe tė konkuroj me kompanitė e mėdha tė informatikės…

Mė 1994 Ardian Cela emigron nė Angli dhe shumė shpejt kupton rėndėsinė e kompiuterit nė jetėn e pėrditshme. Qė nė kontaktin e parė me kompiuterin kuptoi se jeta e tij do tė ishte e lidhur pazgjidhshmėrisht me tė.
 Pa humbur kohė, filloi studimet nė njė nga kolegjet mė me emėr nė Londėr ( Hendon College) ku u dallua, qė nė muajt e parė, si nxėnėsi mė i mirė dhe nė tė njėjtėn kohė mbaroi edhe disa specializime tė ndryshme, gjithashtu pėr fushėn e informatikės.Mė pas fillon studimet universitare nė universitetin “Middlesex University” nė Londėr, dega Network (qarqeve).Para njė viti, Ardiani vendosi tė emigrojė nė Kanada. Talenti dhe mėsimet e marra nė Angli bėnė qė ai tė punėsohej qė ditėt e para tė ardhjes sė tij kėtu.Nė fillim, nisi punėn nė kompaninė “Sureway Computers” si teknik,ndėrsa tani ai punon pėr kompaninė “Pristine Group”    si ‘Web designer & management computer system’.

Ardian Cela

Puna me cilėsi tė lartė e Ardianit ka rėnė edhe nė sy personaliteteve e kompanive tė ndryshme qė e kanė ftuar atė pėr tė vėnė nė dispozicion tė tyre talentin e tij. I tillė ėshtė edhe rasti kur deputeti i Partisė Liberale Kanadeze, z.Tony Ianno, e zgjodhi atė pėr tė krijuar web site-in (www.tonyianno.net) e fushatės elektorale tė zgjedhjeve Federale.
Po pėrmendim disa nga punėt mė kryesore tė tij, si: www.albanian.ca;
www.albaniantime.ca, www.fjalori.com; e shumė, e shumė web-e tė tjera pėr nėnshtetas jo shqipėtarė.
Megjithėse i kushton shumė vėmendje e kohė kompiuterit, ai gjen kohė edhe pėr problemet e komunitetit shqipėtar, kėtu nė Toronto. Ai merr pjesė nė mbledhjet e organizuara nga kryesia e kėtij komuniteti. Nė mbledhjen e fundit shprehu dėshirėn qė, me interesimin e komunitetit, ai tė japė edhe leksione falas pėr bashkėatdhetarėt e tij.
Adriani thotė shpesh, “Nuk mund tė pretendosh kurrė se di gjithēka rreth kompiuterit, sepse shkenca e kompiuterit pėrparon e zhvillohet ēdo ditė; ēdo ditė lind diēka e re qė duhet mėsuar.”
Ai nuk mėrzitet kurrė kur bashkėatdhetarėt e thėrrasin pėr tė rregulluar diēka qė u ėshtė prishur nė kompiuterin e tyre. Megjithėse pėr atė janė gjėra tė vogla, ai me shumė durim ua shpjegon atyre se ē‘ka ndodhur dhe pėrfiton nga rasti edhe t’u mėsojė diēka nga ato qė ai di.
Gėzohet pa masė kur dėgjon, ose sheh nė internet, qė ndonjė shqipėtar ka arritur suksese nė kompiuteristikė, “…sepse,” thotė Ardiani, “e ardhmja i takon kompiuterit dhe ne shqipėtarėt nuk duhet tė jemi prapa nga tė tjerėt nė kėtė fushė.”
“…Sa herė shikoj nė internet ndonjė punė tė mirė u nis menjėherė krijuesve tė tyre letėr  urimi dhe i inkurajoj ata pėr punė mė tė mira.”
“…Dėshiroj qė tė studioj akoma mė shumė dhe ėndėrroj qė, njė ditė, tė kem kompaninė time e tė mund tė konkuroj me kompani tė mėdha tė informatikės, nė mėnyrė qė edhe unė si shqipėtar tė mund tė kontriboj nė kėtė fushė tė shkencės qė po e ndryshon dita-ditės mėnyrėn e tė jetuarit nė planetin e quajtur TOKĖ.”

Nga Fatmir  Doga


Intervistė me valltaren 28 vjeēare Aida Toshkėzi.

-Aida, ē‘mund tė na thoni pėr vehten tuaj, shkollėn, eksperiencėn si valltare si dhe dėshirat tuaja?

-Kam mbaruar Liceun Artistik, degėn e Baletit. Kam punuar nė Teatrin e Operas dhe Baletit nė vitet ‘90-’91 si balerinė klaiske dhe nė vitet ‘97-’99 nė Ansamblin e Kėngėve dhe Valleve Popullore nė Tiranė. Gjithashtu kam punuar dhe nė Ansamblin e Bashkisė sė Tiranės ‘Tirana 2000’ pėr mėse 6 vjet.-Ē’mund tė na tregoni rreth turneve qė keni bėrė jashtė atdheut dhe mikėpritjes sė bashkėatdhetarėve nė vėndet ku keni qenė?-Kemi bėrė turne tė shumtė nė tė gjithė Evropėn dhe gjithashtu edhe nė Kanada.

Aida Toshkėzi 

Kemi patur njė sukses tė jashtėzakonshėm dhe njė mikpritje madhėshtore kudo qė kemi shkuar dhe veēanėrisht nė Kosovė. Kudo qė kemi shkuar kemi parė dėshirėn e madhe tė bashkėatdhetarėve tanė pėr tė ruajtur dhe trashėguar tek fėmijėt e tyre traditat e bukura tė folklorit shqipėtar.

  -A do tė kishit dėshirė qė edhe fėmijėt kėtu, nė Kanada, tė mėsonin vallet tona tė bukura popullore shqipėtare?

-Njė ndėr dėshirat dhe pasionet e mia ėshtė qė ky brez fėmijėsh qė po rriten kėtu tė ruajnė traditat dhe kulturėn shqipėtare. Sė bashku me partnerin tim, Irdi Shaqiri, njė valltar shumė I talentuar jemi tė disponuar dhe me kėnaqėsi do tė pranonim tė merrnim pjesė nė gėzimet dhe festat tuaja familjare (mund tė paraqitemi edhe me kostumet tona popullore). Do tė bėjmė tė pamundurėn qė t’a ndjeni shpirtin tuaj tė fluturojė, qoftė edhe pėr disa ēaste, nė vendlindjen tonė tė largėt!

  -Falenderojmė Aidėn pėr kohėn qė na kushtoi duke I uruar asaj suksese nė jetė dhe realizimin e ėndėrrave. Ftojmė kėshtu tė gjithė tė interesuarit qė tė telefonojnė nė numrat e mėposhtėshėnuar:

 A. Toshkėzi – 416-530 4860 tė Shtunė dhe tė Dielė prej orės 10pm deri 12pm.

  Intervistoi: Matilda DERVISHI