Letėrsi nga Shqipėtarėt nė Kanada

www.albaniantime.ca

 

 QAMIL SALIHU

 

Ne moshem 83 vjecare,ne Susurlluk te Turqise

Vdiq Alisahit Llashtica

-qe bashkepunetor i ngushte i Ramiz Cernices dhe i mulla Idriz Gjilanit.

Alisahit Llashtica lindi ne Gjilan me 1917. Rrjedh nga nje familje me
arsim te larte. Babai i tij Avdirrahim qe ishte nga katundi Llashtice kishte
diplomuar ne Univerzitetin e Stambollit me 1906 dhe qe myderriz, kryeimam
per kazane e Gjilanit ne mes te dy lufterave boterore. Skollen fillore
qytetare Alisahiti e kreu ne Gjilan ne serbisht me sukses te shkelqyeshem.
Serbishten e zoteronte per mrekulli. Vellai i tij Abdullahu qe jeton sot ne
Bruse te Turqise e hapi shkollen e pare shqipe ne Zheger dhe qe mesues i
pare i saj. Mesimet fetare islamike te cilat i ndoqi per nje kohe te
shkurter, nuk e terhiqnin Alisahitin, ai asnjehere nuk ishte i dhene pas
fese, per te mbi te gjithe ishte lufta per liri dhe pamvaresi kombetare-
ideale te cilave u mbeti besnik deri ne frymen e fundit.

Ne kohen e Luftes se Dyte Boterore Alisahiti ishte nenpunes i Ministrise
se Financave te qeverise se Tiranes, e cila e emeroi tagrambledhes per
katundin Partesh ne Budrike te Poshtme, banoret serbe te ketyre katundeve e
quanin spahi ne ate kohe. Gjate kesaj kohe sa punoi ne keto katunde atij i
shkoi per dore t'i binte ne gjurme veprimtarise se organizuar cetnike te
serbeve te Moraves e me gjere. Per kete pune ai kishte aftesi dhe prirje te
jashtezakonshme,nuk i mungonte guximi te cilin ia shkone dashuria per
atdheun dhe urrejtja qe kishte per sllavet. Ai per cdo gje e njoftonte Ramiz
Cernicen, me te cilin ishte shume i afert dhe ky pastaj e njoftonte Fadil
Hoxhen. serbet e ketyre katundeve vone i rane ne fije lojes se Alisahitit me
ta dhe per kete banori serb i Parteshit me emrin Trajk tek i cili kishte
banuar ai ishte nisur per ne Shkup per ta vrare Alisahitin por tashme ishte
vone ai ishe strehur ne Turqi.

Gjate luftes ai kishte hapur edhe nje dyqan ne Gjilan dhe shpesh shkonte
per tregti ne Shkoder ku kishte shume shoke e miq. Kthimi i serishen i
pushtuesve serbe ne Kosove ate e deshproi por nuk u dorezua. Ai vazhdoi
veprimtarine patriotike duke mbajtur dhe koordinuar lidhjet me grupet
patriotike qe ndodheshin ne mal dhe ne ilegalitet. Mbante lidhje dhe e
ndihmonte mulla Idrizin i cili strehohej ne malet e Gallapit. UDB-ja
famekeqe me gjithe perpjekjet e jashtezakonshme per disa vjet me rradhe nuk
po e zbulonte dot se ku fshihej hoxha. Ne nje rast Alisahiti i morri rrobat
e shtepise se tij qe po tereshin ne vig dhe ia dergoi mulla Idrizit dhe
kendej e perhapi fjalen se "na i vodhen rrobat", gruaja e tij, Fetia dhe sot
ka kete bindje. Mbas luftes gjendja ne Gjilan idhte shume e rende, ai nje
kohe punoi ne Gjyqin e Gjilanit, aty beri pune te madhe patriotike. Ai i
ndihmonte dhe i mesonte shqiptaret qe paditeshin nga gjykata serbe lidhur me
deklaratat, menyrat dhe format se si te mbroheshin nga gjykatesit cetnike.
Ndersa kur ishte fjala rreth ngaterresave mbes shqiptareve shpesh u bertiste
dhe i cartonte duke thene se "a pak po na i bejne serbet vec edhe ju jeni
ngatrruar mes vete-pajtohuni!" u thoshte para ose ne mes te seancave. Me pas
punoi ne qarkun ushtarak te Vranjes si person civil, duke e pare se
aktiviteti i tij patriotik do te zbulohej shume shpejt-ik per ne Shkup dhe
prej kendej nga mesi i viteve 50 shperngulet ne Turqi. Nuk shkoi ne Shqiperi
per shkak te regjimit komunist. Ne Turqi beri nje jete te rende, turqit e
sabotonin dhe e pengonin ne cdo hap po edhe ky kurre nuk i deshti ata. Aty
nga fillimi i viteve 70 e visitoi Kosoven per here te pare. Vajti dhe e
takoi Ramiz Cernicen u perqafuan permallshem dhe u ulen e filluan te qanin.
Ramizi i keshiloi te kthehej ne Kosove dhe te vendosej ne pronen e tij por
ky i tha jo! duke thene se, nuk na doli ashtu sic menduam dhe per cka
luftuam po te ishte ndryshe edhe sikur t'i kisha 7 ciflliqe ne Turqi do t'i
lija dhe do te kthehesha ne Kosove. Zemra i rrahte fort per Kosoven, nate e
dite i ndegjonte lajmet ne serbisht te stacioneve te huaja (BBC,VoA,Europa e
lire,etj). Pa mase e shqetesoi lufta ne Kosove(1999) dhe po kaq shume e
gezoi largimi i ushtrise armike prej andej. Deshti edhe nje here ta
vizitonte Kosoven ta shihte shqipen duke valuar per te cilen kishte luftuar
tere jeten po jeta nuk i premtoi, vdiq me emrin e Kosoves ne goje duke i
mbetur syte cele per Te.

QAMIL SALIHU