Letėrsi nga Shqipėtarėt nė Kanada

www.albaniantime.ca

Loreta Doga

 Titujt

 Nė dimrin e shpirtit…

 Shqipėri e Kosovė
 Nuk kam kohė tė vdes...
 Dashuri
 E Vėrtetė e hidhur...
 Shpėtimi
 Shndėrruar nė...

 

Nė dimrin e shpirtit…

Tė pėrshėndes e nuk mė sheh;
Tė thėrras e nuk pėrgjigjesh!
Nėn kėtė lėkurė, prej emigranti,
Flakėt e mallit pėrvėlojnė…
Mendimesh, ėndėrrimesh mė braktis vetmia!
Mes dufit tė lodhjes, psherėtimės sė vuajtjes;
Mes mallėngjimit e lotėve tė shoh tė mplakur.
Toka ime e vendlindjes!

Nė numėrimin e ditė - netėve,
Mundohem tė ruaj tė fshehur, dashurinė tėnde.
Vitet mė treten; ndėrsa unė, vazhdoj tė kėrkoj
Nė pusin e errėt tė dėshpėrimit-
- nė pafundėsinė, pėr t'u rigjetur!

Kush je? e Kush jam?
Cilėt jemi, pa njėri - tjetrin?

--------------

 Shqipėri e Kosovė

Unė e ti - mish e thua;
bukė e ujė nė sofrėn e varfėr;
degė tė ndara prej njė trungu tė copėtuar,
tė masakruar deri nė lėngim!
Me tė kuqen venoze qė vėrshon ndėr thonjtė e pėrcmimit,
bishat ngjyejnė fundin e njė shekulli!
Plagėt vazhdojnė tė rrjedhin dhimbjen,
dhe shpirtėrat shpresėn!
Botė e pangopur - epsh vampirėsh
nė errėsirėn pėrvėluese tė ferrit tė urrejtjes!

Paqe e fshehur skutave tė dėshirės,
kam etje pėr ty…!

10 June,98!
Toronto!

--------------

NUK KAM KOHE TE VDES...

Nė rrugicat e ėndėrrave kam lėnė dritat ndezur;
Stinėt e vitit i kam burgosur nė mua!
Tik-taket e orėve i ndala me kohėn;
Diellin e hėnėn, i takova nė arkėn time tė vjetėr!
Mė duhet tė shkoj;
Por, celėsat mė kanė humbur!

5 Prill '94!
Itali !

--------------

DASHURI

Dua majave tė maleve, larė nė gjelbėrim,
zogjve t'u rrėfej ditėn mė tė bukur
tė lotėve tė mi - ujvarė e kripur, faqeve!

Zėrin e saj tė shumėpritur e thitha tė tėrin,
me tė shpirtit hapėsirė…!

Mes dhimbjes ėngjellore, magjike e tė dlirė,
ėndėrr e sė vėrtetės erdhi,
nė botėn time tė pakuptimtė!

Jetė, e jetuar nė rrahje tė Kristalta!


18 Korrik '98!
Itali

--------------

E VĖRTETĖ E HIDHUR...

(Kosovės)

Me kore thashethemesh tė pėshtyra,
pas shpinash tė kėrrusura,
eshtra pjellėrash tė pėshtira,
gėrricnin muret e gjakosur!

Jetėt, gurėzuara ishin nė frymė tė vdekurish...!

3 Janar '95!
Itali.

--------------

SHPĖTIMI

Shtrydhur nga vuajtjet,
e mbuluar nga pluhuri i rėndė i mėkatit,
ngremė duart drejt tė pastrit qiell, blu!

E, nėn dritat qetėsuese tė kishės sė rindėrtuar,
kėrkojmė mėshirė…!

Kurriz' i pėrkulur nga pesha,
Pafundėsisht, e tejlodhshme e jetės,
mundimshėm ngrihet,
e me sy tė pėrlotur nga mėkati i mosnjohjes,
i lutemi tė Madhėrishmit!

Pastrona shpirtėrat qymyrosur nga vrasjet,
xhelozitė makabre e vjedhjet e ndyra,
lotėt e fėlliqur, tė lėshuar para ndokujt qė
me dashje kristalin e jetės i kemi thyer!

Lutemi ne, tė marrėt, tė vetėquajturit 'ateistė'
qė kazmėn ngulėm mbi ndėrtesat mė kuptimplote
tė botės sė gati mbytur nga velloja e zezė, e MEKATARIT!

Tė lutemi pėr mėkatet, ne, mėkatarėt,
mes mekatarėsh nė botėn qė krijove!

N'a duhen ndėrruar rrobat e vjetėra!

14 Janar '94!
Itali.

--------------

SHNDERRUAR nė...

Nė barkun e mjerimit mėsova vuajtjen!
E dehur nė mėrgim mėsova tė shtirem -
- tė kėrcej vallen e vdekjes,
e veshur me kostum karnavalesh!

Pothuajse, u mėsuam tė jemi 'injorantė'
pėrballė njerėzve qė zhubrosin rrugėt,
me pėrplasje flokėsh;
ndėrsa e shohin botėn ndėrmjet vrimash
nė pantallonat e grisura nė gjunjė, o diku tjetėr...!

Kursyem fjalėt e, pėr pak, mohuam vetvehten
nėn fshikullimin e fyerjeve...!

Ofshanė, mėrgimtar i modernizimit!


30 Mars '94!
Itali.

--------------

ZEZAKJA

Bota precipitoi e,
nė baltėn e hipokrizisė, dinjiteti u mbyt!

Por…, me ujėt e mbetur,
sipėrfaqshėm ngjason, ti, mikja ime!


1 Prill '94!
Itali.

--------------

NĖNĖ e ZOT!

Prej grykave tė tmerrit,
ku gjaku shkumėzonte dhimbjesh;
e prej ferrit tė territ ku shpirti lėngonte me zė,
thirra Ty, shpėtomė!

E, gjithmonė..., Ty, kėrkova!

20 Gusht '95 !
Itali.






















RINIA...
----------------

...qė lėkundet nė djepin e mėrgimit;
qė qan e qesh me lotėt e saj;
ikėn e vjen, ėndėrrimesh, tek ti,
e, mes vuajtjesh, djeg nėnshtrimin!

Rini, qė nė heshtje ngjyen ditėt me mallin e brishtė!
Ajo, qė jetėn lėkund nė djep tė pėrvėlimit;
do tė fluturojė drejt teje!

E, Ty tė pėrket, MĖMĖDHE…!



23 Shtator '95 !
Itali.


















ĒAST DOBĖSIE...
--------------------------

Tė prita, nėn lotė qielli,
Ndėrsa lanin errėsirėn!

Tė kėrkova ndėr lotėt e mi,
por, nuk mė more!

Me flake tej, vuajtjes,
nė mes njerėzimit nė llumin e botės sime!



14 Tetor '95 !
Itali.




















MOMENT
-----------------

U krijuan shkallėt e dhimbjes,
nga tė shpirtit ulėrima,
kalėruar njėra-tjetrės!

Mendoja…,
vdekjen e dashurisė sonė!




12 Shkurt '94 !
Itali.






















MOTIV
-----------------

Qesha, e mė pas ..., qava;
e mė pas ..., bėrtita;
e trishtimit prej rreckash iu kapa!

Thėrrita, nė zinė e natės plakė!

Motivi, ikur larg meje,
Kish vdekur, nė qetėsi...!



14 Tetor '95 !
Itali.




















NĖ KUFI BOTĖSH
-------------------------

Ndėrsa tė akullt lėpinte trupin nga skajet;
Shpirti lėngonte nė preher tė vdekjes!

Nėn tik-taket e fundit tė frymės nė mbarim,
trup e shpirt, jepnin lamtumirėn!

Me buzėqeshje tė ngurosur bardhėsisė sė ftohtė,
shpirti, ironizuar kish natėn e vdekjes sė rėnkimeve!



14 Prill '94 !
Itali.






















PA ZĖ…
---------------

Dua, pa vdekje tė vdes;
thepisjeve tė bardha,
ku dielli pa ngrohje tė ngroh!

Ftohtėsive tė tua dua tė tretem!
Atėherė, s'do tė mundem tė dua, mė!



16 Maj '95 !
Itali.























MOS MĖ LINI...
------------------------

...nė mendime tė pėrgjumem
e, me krahė tė thyer tė strukem nė dėshpėrim!
Plagosmani, vritmani vuajtjen,
e, flakmani larg dėshpėrimin!
Qeshni, bėrtisni, flisni me zė tė lartė!
Me njė fije tė jeshiltė shpėtomėni, zgjomėni,
e…, mos mė lini, …VETĖM!



Shkurt,'94 !
Itali.






















NUK DI ĒFARĖ...
------------------------

Kisha kohė, larguar trishtimit;
kohė qė idenė e vetmisė rrokullisur kisha,
nė humnerėn e harresės!
Pas pėrvuajtjes nga zėri i mbytyr, telefonik,
dita shtynte ditėn, e sė bashku shtynin mua,
pėr tė rimarrė atė qė kohė mė parė kisha hedhur!
Nė kėtė muzg, e mbytur nė imazhin tėnd,
nėn shoqėrinė e qenit qė kėrkon tė luajė me mua,
vazhdoj tė numėroj pllakat e kopshtit tė vogėl,
dhe ditėt e ardhjes tėnde!

Tė pres, nė pafundėsi…!



22 Shkurt '94!
Itali.


















KRISTAL
----------------

Dua tė daj prej ėndėrrash,
Ku padashur, me dikė tjetėr tė kam tradhėtuar!
E, jam zgjuar e vdekur,
nga humbja e sė mrekullueshmes botė!
Dua tė jetoj ėndėrrat e ndera fijeve tė kristalta,
tė simes dashuri!
Dua tė jetoj, nė ty!


23 Shkurt '94!
Itali.






















ZGJIMI
-----------------

U zgjova mes lotėve tė rrėshkitur mbi jastek;
e djegur nga marria pėr tė prekur
njomėsinė e foshnjes sime!
Klithjet mė ndiqnin si qen i tėrbuar;
cipa e ndjeshmėrisė kish nisur tė grisej!

Jeta, jashtė mureve tė flakta, ish vanitur
nga imazhi i dhimbjeve tė trupit tė djegur!
E, ndėrsa jetoja ėndėrrėn,
kisha filluar tė pranoja nė mua, aq butėsisht,
ēendurinė mė tė marrė!



24 Shkurt '94!
Itali.

















NETĖT (e sė dashuruarės)
------------------------------

Pėrgjumur isha, nė kėrkim,
Shtegtuar breg-detit kaltėror,
e, pėrkohėsisht ndjenjat u mbytėn
nga e shkruajtura 'Tė dua' mbi rėrėn e lagur!
Tė dashurova dhimbshėm, nėn imazhin e mplakjes;
flakur tej, nė kohė, isha nga lumturia jote!

Pėrplasje valėsh, pas kėmbėsh tė zbathura;
ndeshje trupash, nė netėt e tė dashuruarve!
Tė gjeta nė shkumėzimin e ndjenjave tė mia,
netėve tė vetmuara!


5 Mars '94!
Itali.




















MALL PĖR NĖNĖN
------------------------

U rrėzova shkallėve tė gjumit;
e mėngjesi mė shkundi plogėshtinė;
me poezi, shkula gjembat e ėndėrrave ankthprurėse!

Nė portėn e pranverės trokiti nostalgji e vjetėr!
Pas perdes sė lagur tė mallit tė heshtur,
mbi xhamat e kristalta, tė pluhėrosura nga frymė jete,
vizatova portretin tėnd - e dhimbshura e kohėve!


22 Mars '94!
Itali.





















GJETHE TĖ SHKELURA
--------------------------

Iu thėrrmuan ėndėrrat e brishta
tė saporėna livadhit martesor!
Gjethurinat e shpresės,
u shpėrndanė lugut tė shpirtit;
u gjakosėn, nėn putrėn e ftohtėsisė!
Nėn tik-taket e orės,
qeni hante kolltukun
ku ish rrėzuar dashuri e fjetur!



22 Mars '94!
Itali.
























PA KUPTUAR
----------------------

Bėrtita,
jeta u thye nė grimca pasqyrash!

Buzėqesha,
e vdekja mė pėrbuzi!

Kisha humbur,
nė udhėkryq dashurish, vetvehten!




29 Mars '94!
Itali.



















JETE...
-------------------

Erdhe pa tė ftuar,
e duke zhbiruar sirtarėt e mi tė fshehtė,
mė vodhe thesaret e brendėsisė qė
ende gatuante rininė!

Atje, thellė, u burgose!

Dhe, unė, tė dua pa tė dashur si tė dashur;
e s'tė lė tė ikėsh!





18 Shtator '95!
Itali.



















POEZIA IME...
-------------------------

Nė akullnajė netėsh hyre ėndėrrash;
e mė shkele lotėve qė rridhnin shpirtit!

Me to, krijove nė mua
ujvarėn magjike tė shpreses!




21 Shtator '95!
Itali.
























NGROHUR nė trishtim
-----------------------------

Mė pėlqen trishtimi;
trishtim i ėmbėl i kujtimeve tė bukura,
tė jeteė sė shkuar!
Mė pėlqen tė ngrohem me zjarrin e lotėve
tė kėtij trishtimi;
mes lotėve, fytyra jote larguar ėshtė
prej dashurisė sė trishtuar!

E dua trishtimin qė pranė teje mė shpie!
E urrej trishtimin e largimit nga ty!

Eja, mė shtrėngo i ėmbėli trishtim;
tė thėrras, e mbytur nga melodi e tej trishtuar!



12 Janar '94!
Itali.
















BRAKTISJE
---------------------

Nė errėsirėn e thellė tė zgavrave tė syve
tė humbur prej kohės,
shoh trishtimin, fshehur nė skutat e largėta
tė shpirtit tė vrarė!
E, nė akullnajėn e kristaltė tė mendimeve
tė lara nė lot,
shoh veten tė vrarė nga dashuria,
braktisur nga jeta, pa ty!



12 Janar '94!
Itali.




















JETĖ pa JETĖ…
------------------------

Nė errėsirėn kubike tė dhomės,
Ngrohur nga frymėmarrjet e shpeshta,
ku letra e murit tash sa kohė e vjetėruar,
endet, lodhshėm, shpirt'i ftohur i njė jete nė shtrat!

E, unė, pėrvuejtshėm
lot me gjumin, abazhurin e pandoflat,
duke pėrgjuar pas dyerve tė drunjta - lyera nė gri,
klithjet e vakėta tė zėrit qė, herė pas here,
kalonte portat ndėrmjetėse, duke kėrkuar shpresė!
Pakėz…, edhe pėr njė natė!

Dhe, dita thėrret me zė mė fort tė tejhumbur
tė katėr rrotave tė karrocės qė endet pllakave tė gati
rrėnuara nga ofshamat e thella tė vuajtjeve!

Dhe, vjen pasuar nata
me pėrplasjen e jetės nė ikje, nėpėr dyert gri!



12 Janar '94!
Itali.


 








KITARA
----------------------


Deti rimerr zhurmėt e valėve
pėrplasur lehtas nė breg;
ndėrsa unė, rimarr kujtimet e puthjeve tė tua!

Valėt ngatėrruara me shkronjat e emrit tėnd,
tė shkruar mbi rėrėn e lagur,
pėrzihen me shqetėsimin e tė miave mendime,
duke ledhatuar telat e kitarės sė mbetur nė breg,
pa melodi!



23 Shkurt '94!
Itali.

















COPĖTIM ZEMRE
---------------------------


Copėtohej njė zemėr, nė atė pjesė tė rrugės,
ku jeta pėrshėndeste vdekjen,
e, tė dyja, qanin nė heshtje
largėsinė, vetminė, mallin e trishtimin!
Ndjenjat pėrpėliteshin,
nė pamundėsinė pėr tė triumfuar vdekjen -
- vrasėsen e shpirtėrave;
ndėrsa tjetra jetė lozte, ndėr duart e njoma,
topin e jetės!

Padyshim, jetė e vdekur nė rini,
dhe, rini e mplakur nėn dhimbje…!



24 Shkurt '94!
Itali.














E VETMUARA e natės...
-------------------------------


Dita u mbyt nė pusin e natės plakė;
frika nisi tė kafshojė qetėsinė e fjetur!
Urith' i fshehur syve tė zgurdulluar,
me vdekjen lėpinte verdhėsinė!
Kėrcinjtė e tharė
mbetur shtrembėruar ishin,
nga pėrleshja me tė fundit minuta, nė ikje!
Shtratit tė mykur, kucedra e uritur,
me errėsirėn gėlltiste kufomėn
e natės sė ndalur nė mes!



21 Mars '94!
Itali.





















GJINKALLAT
-----------------------


Thatėsira thau pyllin;
nė degėt e shkretuara lėkundeshin
duke kėrkuar motiv pėr rėnien e tyre
gjelbėrinat e reja tė sė mjerės miqėsi!
E, ndėrsa gjinkallat kėndonin,
nėn hijepakėn e gjetheve tė ē'ngjyrosura,
unė, vazhdoja udhėn time!





22 Mars '94!
Itali.




















IKJE VJESHTE
-------------------------


Qetėsi e varur ironisė dimėrore,
griste petkun e sė ikurės!
Nė ndėrrim stinėsh,
u fsheha nė trishtimin e vjeshtės sė vdekur!
Toka thithte, etshėm, dėshminė e kalbur,
nė ditė dimri!




1 Prill '94!
Itali.
















TRADHĖTIA
-----------------------

T'a pėshtyva lėkurėn,
E, shekulli, tė lėpiu plagėt!
Me thonj tė hekurt,
t'a masakrova pėrēmimin!
Tė majmunėzuarit, gjakun thithėn;
e, nė pėrbaltjen e ditėve,
ushqyen urinė!

Nėn harkun stomakor, tradhėtia voziste
pėrsheshjen e vdekjes sė shekullit!



1 Prill '94!
Itali.





















URI pėr tė kėrkuar…
---------------------------


Macja, e uritur, kėrkon miun
nė vrimat e panumėrta!
Miu, gjithashtu i uritur,
ha thėrrimet e djathit tė mbetur
nė sofrėn e drunjtė!
Unė...,
Ngjasoj, pakėz,
me tė gjithė tė uriturit pėr tė kėrkuar!




14 Prill '94!
Itali.





















MOTIVE NATE
-----------------------


Rrugėve tė baltėrosura,
qytetit tė shkretuar prej natės me shi,
errėsira fshihte qenin e trembur
zhurmash tė ējerra kanaēesh, shtypur pa formė
nga kėmbė tė dehura pijanecėsh!
Pas dritareve - spiune tė fjetura;
nėn ajrin e qelbur prej plehėrash tė shpėrndara,
qeni, macja e pijaneci patinonin natėn e ftohtė!



22 Prill '94!
Itali.
















EPITAF
---------------------

E donte detin, gjuetar i peshkaqenėve;
dhe, kish nisur nė dallgėt e stuhive,
tė pranonte mplakjen - fundin;
dhe, i ngrėnė prej gjahut tė vet,
tė shijonte vdekjen
nė kaltėrsinė qė shuante muzgu!



23 Prill '94!
Itali.



























PAQE...
----------------



E largėt, si hije nė ėndėrrat e pafundme
tė njerėzores imagjinatė!

E dukshme, por e pa arritshme,
pėr tė brishtat dėshira tė fjetura
nė akullnajėn shpirtėrore!

Nė hapat misterioze tė lojės torturuese,
kėrkoj tė njoh shpresat e mia!