Lajme nga Shqiptarėt nė Kanada

www.albaniantime.info

Pėrmbajtia:  

 Sukses i pa diskutueshem i filmit "In Between"

Marre nga Gazeta Shqiptare -  Ballkan Web - Tirane Per te pare nje TRAILER te filmit "In Between" shko ne kete faqe ====> KETU  

Rifat Dajti - Toronto, Canada

Janė dy botė, njėra qė ėndėrrojmė dhe tjetra ku jetojmė. Nė mes kėtyre dy botėve zhvillohen ngjarjet e filmit tė ri shqiptaro-kanadez, titulluar IN BETWEEN- (Nė mes). Filmi u shfaq si premierė pėrpara njė publiku tė zgjedhur nė Cineplex, njė prej kinemave mė prestigjioze tė North-America-s, mė 3 tetor 2007. Por pėr herė tė parė, i ftuar nga Komisioni i Festivalit tė Filmit nė Venecia, jashtė konkurrimit ky film u shfaq nė datat 4,6,7 shtator 2007. Kjo ftesė pėrbėn nė vetvete njė vlerėsim jo tė paktė pėr ekipin realizues tė tij. Filmi me regji tė Fatmir Dogės, u mirėprit nga shumė pjesėmarrės tė huaj nė Venecia, njė pjesė e tė cilėve gjetėn vetveten, tė tjerė e vlerėsuan nga se problemet e emigracionit janė tė ditės edhe nė vendet e tyre. Ėshtė kjo arsye qė filmi "In Between" u ftua pėr pjesėmarrje nė festivalet e tre kontinenteve Afrikės, Azisė dhe Amerikės, nga pėrfaqėsuesit e filmit nė Argjentinė, Zambia dhe Hong-Kongu. Por realizuesit e tij premtojnė se sė shpejti filmi do tė marrė rrugėn drejt premierave nė SHBA e Europė, e sigurisht Tirana do tė jetė stacioni mė i preferuar, si pėr aktorėt dhe pėr grupin realizues nė pėrgjithėsi.
Ngjarjet e filmit
Filmi "In Between" ėshtė krijuar nga njė grup kryesisht i pėrbėrė nga kineastė shqiptaro-kanadezė, nė bashkėpunim me aktorė tė njohur kanadezė me pėrvojė tė gjatė dhe e disa tė rinjve qė kanė filluar tė afirmohen. Inxhinieri Arben Kodra, (interpretuar nga aktori Tony Pearce, profesor i dramaturgjisė nė njė nga shkollat mė tė mira tė Torontos), me punėn, aftėsitė dhe zgjuarsinė e tij ka arritur tė krijojė nė vendin e tij, nė Shqipėri, njė nivel tė kėnaqshėm jetese. Por njė ditė vendos tė emigrojė nė njė vend tė zhvilluar jo vetėm ekonomikisht, por dhe profesional nė fushėn e ndėrtimeve, dhe zgjedh Kanadanė, i sigurt se atje do ta mirėpresin pėr aftėsitė dhe pėrvojėn qė ka fituar nė vendin e tij. Pėr kėtė shet vilėn e bukur dhe tė gjithė komfortin e jetės qė ka krijuar ndėr vite, dhe bashkė me gruan e dy fėmijėt tashmė tė rritur, studentė nė shkolla tė larta, vendoset nė Toronto. Por jo gjithēka ecėn si nė vaj, nė realizimin e ėndrrave tė tij ndesh nė pengesa, sepse ai nuk i ka menduar dhe parashikuar si duhet vėshtirėsitė qė do t'i dalin pėrpara. Arben Kodra bėri njė provė tė llojit piramidė, shkriu gjithēka kishte ndėrtuar e akumuluar gjatė viteve mė tė frytshme tė jetės, pėr tė realizuar njė ėndėrr qė do t'i sillte disa herė mė shumė fitime, pa mbajtur asnjė rezervė me tė cilin mund tė pėrballonte njė dėshtim tė mundshėm nė vendin e ri ku emigroi.
Realizimi
Ngjarjet janė sinkronizuar bukur. Filmi tė mban nėn tension, tė krijon emocione. Ėshtė njė mėsim i dyanshėm: pėr ata qė marrin rrugėn e emigrimit dhe pėr vendet pritėse tė tyre. Loja e aktorėve ėshtė e besueshme, gjė qė tregon pėr punėn e mirė qė ata kanė bėrė. Tek heroi kryesor, Arben Kodra (Tony Pearce) shohim bindshėm entuziazmin e nxituar tė cilin e paguhet me dėshtim. Tek Donika Kodra (Shoshana Friedman Brazeau), bashkėshorte e A.Kodrės, shohim gruan e matur e cila pėrpiqet t'i trajtojė gjėrat mė me realizėm, por qė nuk ka forcė tė bind burrin e saj, pėr tė dalė nga gracka qė i ka thurur jeta e modeluar nė kokėn e tij nė njė vend qė ka tė tjera rregulla e ligje. Aktori Timo Flloko na jep bindshėm biznesmenin shqiptar tė suksesshėm, por qė nė vorbullėn e jetės sė familjes Kodra nuk ka ndikim tė fuqishėm. Besa Kodra (Jane Milman) dhe Arturi, vėllai i saj (Artan Mehmeti) pėrpiqen tė ndėrtojnė jetėn e tyre nė vendin e ri perėndimor, por nuk shkojnė larg, madje ata bėhen shpejt pjesė e dėshtimit tė gjithė familjes Kodra. Davidi (George Nickolas K.) ėshtė prototipi i njeriut negativ qė shfrytėzon fatkeqėsinė e tė tjerėve pėr qėllimet e tija tė mbrapshta. Nė film janė edhe disa role tė dyta, tė ashtuquajtur tė vogla, ku interpretojnė aktorė tė mėdhenj, si Profesori (Wyane Robson), Mister Franku (Mario Varano), lypėsi (Nick Pantazopoulos), tė cilėt sjellin nė film nota humori e menēurie. Regjisori i filmit, Fatmir Doga ka ditur tė udhėheqė kolektivin e tij tė aktorėve drejt njė filmi tė suksesshėm. Zef Luca, drejtori i fotografisė bashkė me kameramanin Gee Konc, kanė ditur tė zgjedhin pamje shumė tė bukura nė Shqipėri, ashtu dhe nė Kanada, tė tipizojnė figurat e filmit deri nė detaje tė imta. Muzika e Limos Dizdarit i jep filmit bukurinė dėgjimore qė nė disa sekuenca na bėn tė besojmė se jemi duke dėgjuar muzikė klasike gėrshetuar me lirika tė bukura e brilante. Producentėt Albert Xhaferi dhe Zef Luca duhen pėrgėzuar pėr iniciativėn e guximshme qė kanė marrė pėr t'i hyrė kėsaj pune tė madhe qė tė bėnin njė film dinjitoz me metrazh tė gjatė, i cili tė rrėmben me temėn tij, temė e ditės dhe e pėlqyer, madje e lakmuar, nė stadet e kohės sonė, ku ende njerėzit e sidomos tė rinjtė i kanė vėshtrimet drejt vendeve pritėse tė emigrantėve, pėrmes sė cilės synojnė njė jetė tė re, njė jetė mė tė mirė.

Me shume informacion www.inbetweenmovie.ca ose www.starwayfilm.com


"Miss Albania", nje vlere shqiptare ne Kanada Bukuria shqiptare ka spikatur edhe nje here, duke lene pas nje vije komentesh dhe habie per sharmin qe vjen nga vendi i shqipeve. Konkursi i bukurise "Miss Albania-Canada 2004" kurorezoi si mbretereshe 19 vjecaren Arberie Sadiku dhe ngriti nje vlere me shume brenda komunitetit kanadez. Komentet e medias per bukurine shqiptare dhe konkursin qe e promovoi ate

Nga Zef Luca- Toronto

Ne ditet e fundit te dhjetorit 2004, 19-vjecarja Arberie Sadiku, me origjine nga Kosova, ka vendosur mbi krye kuroren e mbretereshes se bukurise shqiptare ne Kanada ne spektaklin "Miss Albania-Canada 2004". "Jam e lumtur dhe krenare"- eshte shprehur mbreteresha e sapokurorezuar. "Ndjehem e lumtur si cdo vajze e bukur dhe krenare, pasi bukuria ime mbi te gjitha eshte shqiptare".

Producenti i kompanise "Alleance Production" z. Albert Xhaferri, qe mundesoi spektaklin (emigruar nga Tirana ne Toronto 12 vjet me pare), shprehet: "Per vete specifikat e komunitetit shqiptar ketu ne Kanada, si komuniteti me i ri dhe me i vogel ne numer, veshtiresite jane te medha. Por eshte mrekulli kur bie sipari i ketij shou dhe sheh se "Miss Albania Canada 2004" vleresohet jo vetem nga bashkeatdhetaret, por dhe nga publiku vendas; nga perfaqesues te kulturave multietnike nga e gjithe bota, qe popullojne Kanadane, e vecanerisht nga media vendase". Sfilaten e bukurise, regjisori Fatmir Doga e ka gershetuar natyrshem me muziken pupollore, qe emigrantet e kane mbartur nga trojet e ndryshme te Shqiperise, me baletin modern si dhe folkun kanadez. Shou eshte prezantuar ne dy gjuhe; shqip dhe anglisht. Njeri nga prezantuesit eshte dhe aktori me i mire i vitit ne Kanada, Walter Alza "E bukura shqiptare eshte e spikatshme dhe sharmi i saj eshte imponues",
 
eshte shprehur aktori i madh Alza. Ai ka pohuar se eshte ndjere i vleresuar qe eshte ftuar te prezantoje bukurine shqiptare, duke vecuar daljen e tij ne skene veshur me kostumin kombetar te njerit prej popujve me te lashte europiane.

"Eshte krenari te vleresohesh nga mediat vendase se "Miss Albania Canada 2004" eshte show me prestigjoz i bukurise, organizuar nga komunitetet e shumta qe bashkejetojne ne Kanada", pohon regjisori Doga. Por dhe ambiciet e bashkepunimit me producentin Xhaferi nuk ndalen ketu. "Rrenjet e thella te kultures, qe na dha Shqiperia dhe mundesite qe ofron Kanadaja, jane dy shina mbi te cilat ne synojme te prezantojme nje pjese nga kultura shqiptare", eshte shprehur me tej regjisori. . Nga ky bashkepunim eshte ne perfundim te xhirimeve dhe filmi artistik "Twins in New York" me aktore te njohur vendas, si dhe ne ditet e para te janarit fillon xhirimi i filmit shqiptaro-kanadez "In the Between ".

Miss Albania Canada 2004
Njė vepėr me tė vėrtetė e admirueshme

Nė botėn e sotme ku fjalori rutinė pėrmbledh luftėn, terrorizmin, zgjedhiet elektorale, negociatat tregėtare apo plagė sociale, fjalėt Miss Albania Canada, erdhėn si njė  muzikė ė ėmbėl nė vėshėt e mi. Kjo ndodhi pėr herė tė parė vitin e kaluar. Si e porsaardhur nė Kanada mendoja se spektaklet artistike duhet tė ishin larg vizionit tė emigrantėve shqipėtarė, tė cilėvė u duhėt tė punojnė fort pėr tė arritur sinymet e tyre. Por sigurisht ishte thjeshtė njė ide e pa eksperimentuar – e gabuar.  Kur mėsova se njė grup profesionistėsh artistė drejtuar nga regjizori Fatmir Doga po pregatisnin Miss Albania Canada 2003, tė themė tė drejtėn isha pak dyshuese ashtu siē na kap nganjėherė skepticizmi kur bėhet fjalė pėr bashkėkombasit tanė; por pėfundimi me sukses i kėtij spektakli mė mbushi me krenari kombėtare.

Kjo ndjenjė u kosolidua akoma mė shumė, kur mėsova se spektakli Miss Albania Canada 2003 do tė pasohej nga Miss Albania 2004. Nuk bėhet fjalė kėtu, vetėm pėr bukurinė  e vajzės shqipėtare. Pėrpjekia e kėtyre artistėve shqipėtarė pėr te nxjerrė vlerat mė tė ēmuara tė kombit tonė pėrpara publikut shqiptar e kanadez, ėshtė me tė vėrtetė pėr tu vlerėsuar. Pėrveē kėnaqesisė qė tė dhuron spektakli ata bėnė tė mundur qė tė pėrcillet patriotizmi e kultura jonė edhe nė brezat qė kanė lindur larg tojeve shqipėtare.

Tė bėhet zemra mal kur shikon pjesmarrien e shqipėtarėve tė Shqipėrisė, Kosovės, Maqedonisė, Mali tė Zi, Ēamėrisė, dhe Arbėreshėve qė nėpėrmjet talenteve tė reja dhe atyre tashmė tė afirmuar, nxjerrin nga gjokset e tyre kėngėt e mrekullueshme folklorike, tė trashėguara brez pas brezi.

Falenderoj nga zemra organizatoret Albert Xharerri dhe Fatmir Doga, qė arritėn ti ofrojnė publikut dhe teleshikuesve, njė vepėr me tė vėrtetė tė admirueshme. Sigurisht falenderoj edhe bashkėkombasit tanė qė kontribuan nė kėtė spektakėl, duke filluar qe nga Miset simbol i bukurisė shqipėtare e deri tek ata qė u pėrpoqėn pėr mbarėvajtjen e kėsaj shaqjeje; duke lėnė tė hapur ftesėn pėr tė gjithė biznesmenėt shqipėtarė tė ofrojmė ndihmesėn e tyre sado modeste, nė  evenimente tė tilla tė Komunitetit Shqipėtarė. 

Majlinda Ligori


Sukses i artistėve Shqipėtarė nė Canada

Shaqja e vitit 2003, Miss Albania Canada, qė u mbajt nė njė nga sallat teatrale  mė moderne tė Kanadasė  ‘Living Arts Centre’, ishte pa dyshim njė sukses i pa parė jo vetėm pėr Shqipetaro - Kanadezėt por edhe pėr tė pranishmit e shumtė Kanadezė.
Duke u nisur nga njė vizion modern, nė kėtė shfaqje u gėrshetuan konkursi i bukurisė shqipėtare me njė Show tė njė niveli Europian.
Element tjetėr qė spikati nė kėtė spektakėl ishte edhe karakteri multi - kulturor kanadez i cili u pasqyrua nga shumėllojshmeria e interpretimeve internacionale.
Show qė me elemente tė gjetura tekniko – regjizoriale i solli 1300 spektatorėve njė mrekulli artistike, ndėrthurje tė koreografisė  moderno-klasike, 

skenografisė, Jambo projektorėve, efekteve speciale tė ndriēimit, videos dhe audios nga mė modernet nė North Amerika .ultura, traditat dhe historia shqipėtare u demostruan me finesė nėpėrmjet veshjeve, kėngėve dhe elementeve tė ndryshėm skenikė. Pėr herė tė parė nė historinė e shqipėtarėve nė Kanada, njė shfaqje e kėsaj madhėsie i mahniti tė gjithė tė pranishmit duke pėrcjellur kulturėn, bukurinė dhe madhėshtinė e kombit shqipėtar.
Vajzat konkuruese ishin nga tė gjitha trevat shqipėtare; Shqipėria, Kosova, Maqedonia dhe Ēamėria.
Krenaria e shfaqjes - dy prezantuesit, Patricia Papastathi, nga Tirana dhe Xhemi Agaj, nga Prishtina, pėrcollėn tek spektatorėt dhe telespektatorėt atmosferėn festive tė kėtij spektakli, duke komunikuar me publikun rrjedhshėm nė tė dyja gjuhėt, Shqip dhe Anglisht.
Artistėt  e ftuar pėrshėndetėn spektaklin me kėngė dhe interpretime tė ndryshme qė  e ēuan spektatorin nė njė “Roller Coaster” emocionesh.
Shaqja u mbyll me Anisa Xhakollin - fituese e Kurorės sė bukurisė Shqipėtare nė Kanada, Elisabeta Mahmudi - shoqėruese e parė e Miss-it, Shqipe Ademi - shoqėruese e dytė.

Tituj Nderi:

Anisa Xhakolli - Miss Elegance,

Vlora Rustemi - Miss Congeniality,

Shqipe Ademi - Miss Photogenic.

Urime:

- 21 vajzave konkuruese,

- Artistėve pjesėmarrės,

- Grupit tė punės qė bėri tė mundur realizimin e spektaklit dhe

- Sponsorizuesve dhe Suportuesve tė shfaqjes.

 

Albert Xhaferri

Producent Miss Albania Canada


MISS ALBANIA CANADA

Toronto 6 Shkurt 2003

Ē'fare ofron spektakli Miss Albania Canada ?

1. Nje mbeshtetje finaciare e fuqishme qe mbulon te gjitha shpenzimet e spektaklit.  

2. Per pergatitjen artistike te spektaklit jane angazhuar te gjithe profesionistet shqipetare ne bashkepunim me disa kanadeze.
Do te ftohen nga vendlindja “super star”-e dhe ajo cfare do te shihet ate nate do te jete pa dyshim nje program i nje niveli te larte profesional.  

3. Per pergatitjen e vajzave (ne menyre qe ato te perfaqesohen denjesisht ne skene), jane ofruar profesioniste qe kane pergatitur miss-et kanadeze.

4. Ndricimi, audio dhe efektet e ndryshme speciale do te jene pa dyshim te fjales se fundit.

5. Te pranishem ne naten e spektaklit do te jene te ftuar personalitete te larta te qeverise kanadeze.
Gjithashtu, te ftuar do te jene artiste nga me te suksesshmit ne Kanada.
(Ajo qe eshte me e rendesishme per shume vajza pjesemarrese) do te jene te pranishem nje numer i madh i agjenteve te agjensive te ndryshme, qe punojne per kompani te medha te Hollywood –it, perfshire te gjitha fushat e artit si, kinematografise (Atlantis Alliances, etj) modes, reklamimit, etj.

 6. Filmimet dhe redaktimi, (pergatitja e DVD dhe VHS) i spektaklit do te  behen nga nje kompani e fuqishme e filmit kanadez. Ky spektakel do te transmetohet nga njeri nga televizionet e Shqiperise dhe nga televizioni i Kosoves.

Per miss -in do te kete  oferta  si: kontrate me nje agjenci te madhe qe punon per filmin Canadez e ate Hollywood -ian; pushime turistike, etj., etj. Cmime do te jepen edhe tre vajzave te tjera qe do te vleresohen nga juria.
Agjensite e ndryshme qe do te jene te pranishme ne mbremjen e spektaklit mund te zgjedhin edhe vajza te tjera qe nuk vleresohen si fituese nga juria, por qe do te jene te pershtatshme per tu hedhur ne boten e artit.

8. Juria do te perbehet nga persona te specializuar dhe me experience ne kete fushe, nga persona te profesioneve dhe moshave te ndryshme. Juria nuk do te behet publike deri ne natet e spektaklit.
 

9. Salla ku do te shfaqet ky spektakel eshte pa dyshim nje pike tjeter e rendesishme profesionale, salle net e cilen jane zhvilluar spektakle e aktivitete artistike, si Miss Canada .
Biletat do te shiten nga administrata e salles ne bashkepunim me organizatoret.
Ne kete konkurs bukurie e mencurie mund te marre pjese cilado vajze me origjine shqipetare dhe qe eshte banore e cilesdo province te Kanadase.  

Keto jane disa pika te vogla ne lidhje me punen e madhe qe po behet ne lidhje me konkursin e pare te Miss Albania Canada.  

Ne ju sigurojme qe ky spektakel do te mbetet ne kujtesen tuaj si spektakli me i bukur i vene ne skene nga artistet shqipetare, deri me sot.

 Nga organizatoret MAC


 

INTELIGJENCĖ E PĖRDORUR ME INTELIGJENCĖ.

- Arritjet e tė riut 17-vjeēar Tahir Veliu nga Drenasi.

Tahir Veliu ėshtė njė i ri i ardhur nga Kosova nė vitin 1999. Sot banon nė Grande Prairie (AB) dhe studion nė akademinė ushtarake.
Kjo ėshtė vetėm njė pikėnisje e planeve tė kėtij 17-vjeēari pėr tė ardhmen e tij e cila sigurisht premton tė jetė e mrekullueshme.
Tahiri nuk ėshtė vetėm njė nxėnės i mirė, zgjuarsia e tė cilit ėshtė ēmuar nga Republika e Kosovės,
Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Kulturės, si dhe nga Kėshilli i Arsimit tė Komunės sė Drenasit; ai nuk ėshtė i apasionuar vetėm pas kompiuterit, muzikės, gjuhės e letėrsisė shqipėtare, historisė sė lashtė tė popullit tonė, por edhe pas sportit.Aritjet e tij te fundit flasin pėr njė vullnet tė hekurt dhe dėshirėn e tij pėr tė treguar se ai mund tė arrijė gjithēka.
Inteligjenca nė Tahirin ėshtė gėrshetuar me pasionin pėr gjėrat e bukura, dėshirėn pėr tė fituar dhe ndjenjėn e tij kombėtare pėr t'i treguar botės se edhe ne shqipėtarėt mund tė arrijmė shumė lart.

"Nė Prill, luajtėm nė ligen "WORLD CUP SOCCER" nė Grande Prairie, ku edhe morėm vendin e dytė. Ky ishte suksesi ynė i parė nė skenėn futbollistike. Arsyeja pse ne zgjodhėm emrin ALBANIA ėshtė qė t'a bėjmė Shqipėrinė tė njoftur nė opinionin kanadez," na shkruan Tahiri, kapiten i kėsaj skuadre. "Tė Hėnėn, me 7 Maj 2001, kishim njė ndeshje miqėsore me njė ekip tė rinjsh, kanadez. Ishte njė knaqėsi e madhe kur dėgjonim tėrė opinionin kandez tė brohriste pėr Shqipėrinė. Unė, tani jam i njoftur si shqipėtar nga tė gjithė, tė gjithė me thėrrasin ALBANIA."

Futbolli nuk ėshtė i vetmi sport qė ka tėrhequr tė riun kosovar. Ai ka fituar vėndin e dytė nė garat e vrapimit nė 1500m dhe vendin e trėtė nė ato tė 400m. "Me vjen mirė qė edhe njė herė flamuri shqipėtar u nderua nga tė gjithė shikuesit. E veēanta e kėtij vrapimi ishte se garėn e pėrfundova duke puthur flamurin shqipėtar," shkruan ai me njė ndjenjė tė thellė patriotizmi.
Njė rini 17-vjeēare qė sapo ka filluar tė ngjisė shkallėt e jetės; shkallė tė cilat janė ndėrtuar me njė material tė fortė: inteligjencė e vullnet, dėshirė pėr njė tė ardhme tė ndritshme dhe dashurinė pėr popullin e vėndin e tij tė lashtė!
"Dėshira dhe ėndrra ime ėshtė ēlirimi dhe Bashkimi i Trojeve
Shqiptare" e mbyll biseden me ne Tahiri.

Albanian Time I uron Tahirit suksese nė rrugėn e tij, realizimin e projekteve pėr tė ardhmen dhe ėndėrrave tė tij rinore.


 

MESHA E NATĖS SĖ PASHKĖVE - NJĖ MESAZH PĖR TĖ GJITHĖ SHQIPĖTARĖT
- Meshė e organizuar nė kishėn katolike kroate tė Torontos, nė gjuhėn shqipe, nga Prifti Katolik Shqipėtar Ndue Gjergji.

Mesha e mbajtur me rastin e natės sė Pashkėve, nga prifti katolik Ndue Gjergji, banues nė Detroid, u hap me pėrmbledhjen e shkurtėr tė historisė sė kombit tonė. "Kohėt ndryshuan, sistemet gjithashtu, por feja i mbijetoi kohėrave. Shumė shėrbyes tė kishave janė vrarė e masakruar nėn sistemin komunist, por feja i rezistoi shfarosjes. Ajo fitoi mbi tė gjitha!" tha prifti katolik. Ai kujtoi gjithashtu rrugėn 2000 -vjeēare tė kristianizmit pėr tė arritur nė ditėt tona, nė lirinė e besimit dhe lutjes. "Besimi te Zoti ėshtė gjithashtu njė mėnyrė pėr tė na mbajtur tė lidhur me njėri - tjetrin," tha Prifti Ndue Gjergji. "Le tė jetė kisha vėndi i lutjeve tona dhe i takimeve e njohjeve midis shqipėtarėve. Le tė jetė rruga e Zotit njė rrugė pėr tė na bėrė mė tė bashkuar e tė fortė! Mėrgimi ėshtė i vėshtirė pėr tė gjithė, sidomos pėr ata qė i kanė tė afėrmit larg. Prandaj dhe duhet t'i qėndrojmė njėri- tjetrit pranė e tė gatshėm pėr ndihmė."

Ndue Gjergji

Mesha vazhdoi me ceremonitė e rastit. Nė mbarim tė meshės sė Pashkėve Prifti katolik pėrshėndeti dhe falenderoi pėr pjesėmarrjen tė pranishmit, midis tė cilėve edhe pjesėmarrės tė besimeve jo katolike. Nė mėnyrė tė veēantė, ai vlerėsoi e pėrshėndeti mikėpritjen e Priftit tė Kishės Kroate nė tė cilėn u zhvillua mesha e Pashkėve nė gjuhėn shqipe si dhe disa nga bashkėatdhetarėt qė kontribuan nė organizimin e meshės.
Mesha e organizuar pėr festėn e Pashkėve ishte gjithashtu njė mesazh i fortė dashurie. "…Rruga pėr te Zoti ėshtė vetėm nėpėrmjet dashurisė," tha Prifti Ndue Gjergji, "prandaj dhe duhet t'a doni e respektoni njėri-tjetrin pamvarėsisht se ciles fe i pėrkasim. Ne jemi shqipėtarė. dhe duhet t'u tregojmė botės se pėr ne feja shikohet nga kėndvėshtrim krejt tjetėr."

Mbylljen e meshės e pėrshėndeti gjithashtu edhe "zoti i shtėpisė" siē e quajti atė prifti katolik shqipėtar, prifti Kroat. Ai tregoi pak rreth historisė sė kishės kroate dhe "pėrse?"-sė sė ndėrtimit tė kishės pa dritare. "Mė 1962, nga dritaret e kishės kanė hedhur zjarr dhe kisha u dogj. Prej asaj dite, kisha katolike kroate nė Toronto u ndėrtua pa dritare, njė kishė- kėshtjellė. …Kėtė vit kisha Kroate feston 50 -vjetorin e themelimit tė saj." Ai gjithashtu uroi tė gjithė shqipėtarėt e bėsimit katolik qė sė shpejti tė kenė kishėn e tyre. "…dhe jam i bindur se sė shpejti edhe ju do tė keni kishėn tuaj ku tė mund t'i luteni Zotit," pėrfundoi ai.
Ne fund tė pranishmit i pėrshėndeti edhe Urata Ortodoks Shqipėtar Nikolla Kavaja.
Shumė tė pranishėm qėndruan deri vonė nėn shoqėrinė e priftit shqipėtar nga Detroiti ku u diskutua edhe pėr mesha tė tjera dhe mėnyrėn se si mund tė kenė edhe Shqipėtarėt e Torontos Kishėn e tyre Katolike.
Ndue Gjergji u largua nga Toronto ku, nė dy ditė qėndrimi, nė komunitetin Shqipėtar tė Torontos, u takua e shkėmbeu biseda me shumė familje Shqipėtare.

Dasėm nė mes tė Torontos, si tė ishim nė Kosovė

- Njė moment nga gėzimi i familjes Delija.

Tė dielėn, me 4 Mars, nė komunitetin shqipėtar tė Torontos kishte festė. U gėzuan shumė bashkėatdhetarė qė patėn rastin tė merrnin pjesė nė kėtė ceremoni tė veēantė. Por, mbi tė gjithė, ata qė iu gėzuan mė shumė kėsaj dite ishin pjesėtarėt e familjes Delija, nga Drenica e Kosovės. Si ēdo prind edhe ata kishin ėndėrruar qė t'i rrisnin fėmijėt e njė ditė t'i martonin dhe t'u mbushej shtėpia me nipėr e mbesa.Vitet kaluan. Djali i vetėm i Hetem e Fatime Deliu, Alviri dhe vajza e Hysen Plakaj, Mitie Plakaj vendosėn qė t'a kurorėzonin dashurinė e tyre me martesė - premtim i njė tė ardhme tė bukur me trashėgimtarė.Gėzim e lumturi nė zemrat e dy tė rinjve; realizim i njė ėndėrre shumė vjeēare e prindėrve tė tyre.

Alvir dhe Mitie Deliu


Hareja dhe gėzimi mbushėn zemrat e tė gjithė tė pranishmėve. Muzika shqipėtare, vallet dhe kėngėt kombėtare bėnė qė kjo dasmė tė ndjehej vėrtetė "njė dasėm kosovare" nė mes tė Torontos. Nė mes tė njė atmosfere tė tillė festive nuk munguan fotografitė - njė kujtim i bukur nga njė ditė e paharrueshme pėr kėtė familje tė re.Ishte njė ditė dasme, njė ditė e rėndėsishme qė pėrtej gėzimit e haresė, kėngėve e valleve, zemrave tė mbushura mbante mbi vete pretimin e madh pėr njė tė ardhme qė sapo nisi tė hedhė hapat e saj: '…me ty, nė tė mirė e nė tė keq, deri sa vdekja tė na ndajė…'!

Gazeta Albanian Time i uron kėsaj familje tė re njė jetė tė lumtur, me trashėgimtarė e me ditė vetėm tė bardha!


 

 

Filloi kursi i parė i komjuterit pėr fėmijėt shqipėtarė nė Toronto

Para disa javėsh, Ardian Cela, mori inisiativen qe te hapė njė kurs 6 Javor, falas, pėr fėmijet shqipėtarė me qėllim qė tė mėsojnė tė pėrdorin kompiuterin dhe gjithēa qė ka tė bėjė mė tė.
Ne na tėrhoqi vėmendjen kjo inisiativė dhe u interesuam tė mėsojmė dicka mė shumė rreth qėllimit tė saj. "Qėllimi i hapjes sė kėtij kursi falas pėr fėmijėt shqipėtarė ėshtė qė tė mėsojnė dicka mė shumė rreth kompiuterit.Pėr kėtė qėllim pėrgatita edhe njė program, tė cilin e ndertova duke patur parasysh se ēfarė u intereson atyre ne kete moshė dhe ēfarė u nevojitet me shume qė tė dinė rreth funksionimit dhe pėrdorimit tė kompiuterit.

Kursi i parė ishte i pėrbėrė nga 10 fėmijė dhe tė gjithė ishin banorė tė zonės Park Lawn & Berry Rd.Pėr kėtė qėllim pėrgatita kėtė program: General Information (Informacione tė pėrgjithshme)
The desktop computer
Computer history
Computer types
Input devices
Output devices
Introduction & history of CPU
The central processing unit (CPU)
The keyboard
Mouses and trackballs
Monitors
Printers
Introducing memory
RAM and types
Startup
History of Operating systems & types
The user interface
Application programs
Multitasking
Storage capacity
Storage devices
Troubleshooting
Switching on and off
Looking after your equipment
Health and safety issues
Introducing networks
LANs and WANs
Protecting your data
Internet security
Preventing data loss
Computer viruses
Anti-virus software


How computer works (Si punon kompjuteri)
Understanding Your Home Computer (Ta njohėsh kompjuterin nė shtėpi)
Computer Programming Overview (Programimi i kompjuterit nė pėrgjithėsi)
Setup & Build a computer (Instalimi dhe krijimi i kompjuterit)
Partion Hard Drive using fdisk
Format hard drive
Install windows
Install hardware
Install programs

Windows
The desktop, taskbar and start menu
file management
cut, copy, paste
move, delete, search
wallpaper, screensavers, shortcuts
installing software
printer setup
Formatting a disk
Control Panel

Internet
An introduction to the idea of the Internet
How the Internet works
The Net's components
e-mail
the World Wide Web
telnet
newsgroups
Internet Chat
ftp
Finding information on the Net
Publishing on the Web
downloading
shopping
educational applications
the future

Microsoft Word
Create new document
Saving a document
Moving and copying text
Creating a table
Headers and footers
Advanced character
Creating and assigning macros
Using graphics

"Mėsimi zhvillohet tė Dielave. Kursi zhvillohet nė gjuhėn angleze sipas kėrkesės sė fėmijėve dhe kjo," tregon Ardiani, "tregoi edhe interesimin e madh qė kishin fėmijėt pėr tė ditur gjithēa rreth kompiuterit."
"Jam shumė i kėnaqur pėr sa kanė mėsuar fėmijėt nė njė kohė tė shkurtėr. Nė tė ardhmen mendoj se kėta fėmijė tė zgjuar kanė pėr tė arritur nė njė nivel tė lartė nė fushėn e kompiuterit.
Do t'i rekomandoja komunitetit Shqipėtaro-Kanadez qė tė organizonte njė kurs tė tillė, jo vetėm pėr fėmijėt por edhe pėr tė rriturit shqipėtar.

Albanian Time


Mbledhje urgjente e Komunitetit Shqipėtaro-Kanadez.Toronto
 
25 mars 2001
 
Me datėn 25 Mars u mbajt nje tubim mbarė shqipėtar, organizuar nga Kryesia e Komunitetiit Shqipėtaro – Kandez, mbi situaten nė Maqedoni.Tė gjithė jemi tė informuar rreth ngjarjeve te ditėve tė fundit. Mitingun e hapi z.Halit Hoxha, Kryetari i kėtij komuniteti. Detyra jonė, – vazhdoi ai, - ėshtė qė tė ndihmojmė vėllezėrit shqipėtarė qė po kalojnė njė situatė tė jashtėzakonshme me ushqime, ilaēe dhe strehim. Gra dhe fėmijė po ngelen rrugėve. Unė propozoj qė nga kjo mbledhje tė krijohet njė shtab emergjensie, (ashtu si nė rastin per Shqipėrinė dhe Kosovėn) qė do tė shėrbejė pėr tė grumbulluar ndihmat e nevojshme nė tė holla si dhe tė vendosė se ku dhe si do tė dėrgohen kėto ndihma.Njė bashkėatdhetar u ngrit dhe propozoi qė komuniteti ynė duhet urgjentisht tė shkruajė njė letėr e t’ia dėrgojė Qeverisė Kanadeze, Kombeve te Bashkuara (SHBA) dhe shumė vendeve tė tjera ku t’i sqarojė se situata e shqipėtarėve nė Maqedoni nuk ėshtė ashu siē ata janė tė informuar; se momentalisht po mbahet njė qėndrim i gabuar nga disa vėnde perėndimore.Pastaj, u vazhdua me themelimin e kėshillit tė emergjencės.
Pėr tė udhėhequr kėtė mbledhje u propozuan Ferzi Beqiri dhe Isa Memeti.
Nė Kėshillin e emergjensisė u zgjodhėn 20. Anėtarėt e Kėshillit, janė:
Shani Mula
Teki Arifi
Nexhat Zeneli
Tefik Abdullai
Iljaz Lokku
Shkėlqim Capa
Lulzim Kallaba
Sabri Isai
Sabit Xhemajli
Isa Memeti
Murat Hashani
Bashkim Breznica
Jeton Kaēi
Pas zgjedhjes sė kėshillit, shumė tė pranishėm filluan tė japin kontributin e tyre financiar pėr popullatėn civile tė prekur nga lufta nė Maqedoni.
Mbledhjen e vazhduan anėtarėt e kėshillit tė emergjrncės ku ndanė detyrat nė mėnyrė qė fushata e grumbullimit tė ndihmave tė ishtė sa mė e organizuar dhe e suksesshme.
Ata zgjodhėn edhe kryesinė e cila do tė merret me administrimin e tė hollave.
U vendos qė tė Premteve dhe tė Shtunave nga ora 4 pm – 9.00 pm salla e komunitetit tė qėndojė e hapur. Disa nga anėtarėt e kėshillit tė emergjencės do tė presin bashkėatdhetarėt qė kanė dėshirė tė shkojnė e tė japin kontributin e tyre pėr popullin shqipėtarė tė prekur nga lufta nė Maqedoni.

Fatmir Doga


MBRĖMJE E ORGANIZUAR ME RASTIN E 8 MARSIT

- Njė mbrėmje e suksesshme qė la mbresa.

Tė shtunėn e kaluar, mė 17 Mars, u organizua mbrėmja artistike dhe argėtuese me rastin e festės sė gruas, 8 Marsit.

“Jemi ende nėn bardhėsinė e dėborės, kėtu nė Kanada, por kjo mbrėmje sjell nė zemrat tona ngrohtėsinė e njė ndjenje tė madhe, tė pashtershme, dashurinė pėr nėnat dhe gratė tona. Jetojmė kėtė mbrėmje me kujtimet e bukura qė na ēojnė nė mimozat e para tė Pranverės me tė cilat u kemi thėnė personit mė tė dashur “Gėzuar Festėn!”

Sigurisht, sonte, kėtu, mimozat mungojnė, por tė pranishme do tė jenė pėr ju vargje dashurie e malli si dhe kėngė nga folklori ynė i pasur

Antigona Papastathi

. Mijėra poetė u kanė kushtuar vargjet e tyre madhėshtisė, zemėrgjėrėsisė, ngrohtėsisė e butėsisė sė nėnės; mijėra kėngė vazhdojnė tė kėndojnė kėtė dashuri pafund. Nėnė e grua - njė djep qė lėkund ngrohtėsi; fole qė strehon ėndėrrat tona; krahė qė shtrėngojnė butėsisht nė ditė tė mira e tė kėqija; njė dashuri qė nuk tė braktis kurrė!” kėshtu u hap kjo mbrėmje me zėrin e Antigona Papastathit e cila e vazhdoi mbrėmjen me recitimin e njė poezie kushtuar nėnės.

Ngjyra tė bukura i dhanė koncertit tė organizuar edhe zėrat e kėngėtarėve Bekim Kajmolli, Mirela Tafai dhe Antigona Papastathi tė cilėt interpretuan kėngė tė ndryshme nga repertori i gjėrė i muzikės shqipėtare. Kėnga e nėnės ishte ajo qė ngriti peshė zemrat e tė gjithėve (kėnduar nga Antigona dhe Mirela) dhe u pasua me suksesin e zėrit tė Bekimit.
Qetėsia qė pushtonte nė fillim sallėn nisi tė shkrihej ngadalė nga muzika e larmishme. Tė pranishmit shoqėruan kėngėt me duartrokitje dhe valle.Ambjenti nė tė cilin u zhvillua kjo mbrėmje ishte i mirė organizuar dhe mikpritės. Darka e shoqėruar nga koncerti i larmishėm i shoqėroi tė pranishmit deri nė orėt e vona tė natės.

Bekim Kajmolli

  Ishte njė mbrėmje qė la mbresa, kėnaqėsi dhe shpresėn se organizime tė tilla do tė jenė mė tė shpeshta nė komunitetin tonė.

Albanian Time


Mledhje e Kryesisė sė Komunitetit Shqipėtaro – Kanadez, 
18 Mars 2001

Nė orėn 3 pasdite nė sallėn e komunitetit shqipėtar tė Torontos filloi mledhja e rregullt me temė; Plan-programi i shoqatės pėr vitin 2001.

Pas shumė diskutimesh nė lidhje me statutin e shoqatės u vendos qė nė mėnyrė apsolute nė tė ardhmen nuk do tė shkelet asnjė nga nenet qofshin kėto jo shumė tė rėndėsishme.

Pėr vitin nė vazhdim u vendos qė komuniteti do tė organizojė njė sėrė aktivitetesh kulturoro-artistike tė cilat do tu bėhen tė ditura bashkėatėdhetarėve nė momentin e duhur, pėr disa nga mė tė rėndėsishmet u pėrcaktua dita dhe vėndi i saktė se ku do tė zhvillohen.

Kur kryesi po pėfundonte plan – programin njė grup bashkėatdhetarėsh kishin dėgjuar pėr kėtė mledhje dhe kėrkuan tė marin pjesė nė mbledhje e tė diskutonin nė lidhje me situatėn e zhvilluar nė Maqedoni.

Si pėrfundim u diskutua pėr qėndrimin zyrtar qė kryesia e kėsaj shoqate do tė mbaj nė lidhje  me kėtė situatė.

U vendos qė tė dielėn e ardhshme me datė 25 Mars tė mbahet njė tubim i zgjeruar nė sallėn e kėsaj shoqate nė lidhje me situatėn e jashtėzakonshme pėr shqipėtarėt qė banojnė nė tojet e tyre nė Maqedoni

Albanian Time


Mbledhje e Kryesisė sė Komunitetit Shqipėtaro - Kanadez
9 Shkurt 2001

Tė Shtunėn, mė 9 Shkurt, u mblodh Kryesia e re e komunitetit Shqipėtar nė Toronto pėr tė zgjedhur Kryetarin e ri dhe ndarjen e detyrave pėr anėtarėt e kryesisė.

Nė fillim tė mbledhjes z.Sabit Xhemajli i kujtoi kryesisė se nuk duhet harruar qė nė mbledhjen e kaluar ėshtė vendosur tė respektohet statuti, pikė pėr pikė. Si rrjedhim, kujtoi z.Xhemajli, nė qoftė se ka anėtarė tė tjerė qė nuk kanė qenė anėtarė pėr dy vjet duhet qė edhe ata tė bėjnė tė njėjtin veprim qė bėnė zotėtijtė javėn e kaluar.  

Halit Hoxha (Kryetari)

Sipas kėsaj, doli se edhe z.Roland Isai nuk kishte qenė anėtarė pėr dy vitet e fundit; si rrjedhim, ai u largua nga Kryesia e re.

Mbledhja vazhdoi sipas rendit tė ditės pėr zgjedhjen e kryetarit.

Me shumicė vote, kryetar i Komunitetit Shqipėtaro-Kanadez u rizgjodh z. Halit Hoxha.

Detyrat e anėtarėve tė tjerė janė:

1 - Halit Hoxha - Kryetari (me prejardhje nga trojet shqipėtare nė Maqedoni);

2 – Lulzim Kallaba - Nėnkryetar ( me prejardhje nga trojet shqipėtare nė Maqedoni);

3 – Sabit Xhemajli - Nėnkryetar (me prejardhje nga Kosova);

4 – Nikolla Kavaja - Sekretar ( me prejardhje nga  Shqipėria);

5 – Fehmi Beli – Zėvendės sekretar (me preardhje nga Shqipėria);

6 – Behadin Qafleshi – Arkėtar ( me prejardhje nga trojet shqipėtare nė Maqedoni);

7 – Bexhet Xhemajli – Ndihmės (me preardhje nga Kosova);

8 – Sadem Hyseni – Ndihmės i pėrgjithshėm (me preardhje nga trojet shqipėtare nė Maqedoni);

9 – Fatmir Doga –  Organizator i aktiviteteve kulturore – artistike & informimi (me preardhje nga Shqipėria).

Ne mbledhjen e parė tė Kryesisė sė re, kryetari i Kryesisė z. Halit Hoxha, hapi problemin e shkeljeve tė statutit tė Shoqatės. Edhe pse nė tė kaluarėn janė vėnė re shkelje tė ndryshme tė statutit nė shumicėn e rasteve ato kanė ardhur nga anėtarėt e tij pėr arsye se ata nuk kanė qenė tė mirė informuar me rregullat e kėtij statuti. Edhe njė sėrė keqkuptimesh qė dėgjohen tė fliten lart e poshtė vijnė, nė shumicėn e rasteve, si rrjedhojė e asaj qė bashkėsia shqipėtare nuk ėshtė e informuar si duhet nė lidhje me qėllimin final tė kėsaj Shoqate.  Pėr kėtė qėllim po botojmė tė plotė Statutin e Shoqatės sė Bashkėsisė Shqipėtaro-Kanadeze tė Torontos qė, pamvarėsisht nga gabimet e shumta gramatikore, shpreh qartė karakterin demokratik e kombėtar tė kėsaj Shoqate.

Shėnim: Statuti ėshtė botuar i plotė e i pakorigjuar pėr arsye tė shpjeguara nė vetė statutin. 

Albanian Time


Dr. MARIO VARANO MIK I SHQIPĖTARĖVE TĖ TORONTOS

  Dr Mario ka lindur nė  Kalabri dhe prej 33 vjetėsh jeton nė Kanada.

Nė pėrgjithėsi ai e ka dhėnė kontributin e tij nė shėrbim tė komunitetit Italjan por ka ndihmuar edhe komunitete tė tjera jo italjane mes tyre edhe shumė shqipėtarė.

Prej 33 vjetėsh publikon mjė prej gazetave mė me reputacion nė Komunitetin Italjan “La vita italiane” dhe ėshtė presidenti i njė grupi tė fuqishėm avokatėsh me tė cilėt nė tė gjithė karrierėn e tyre kanė njohur vetėm suksese nė zgjidhjen e problemeve e ēėshtjėve nga mė tė vėshtirat nė fushėn e drejtėsisė.

Kontakti i Dr. Marios me shqipėtarėt ėshtė mė i vjetėr se sa vitet qė ai ka nė Kanada. Nė Kalabri ai ėhtė rritur me shqipėtarė pasi shtėpia e tij nė Kalabri ėshtė nė mes 18 komunash tė pastra etnikisht me shqipėtarė, kėshtu qė ai e njeh mirė historinė, karakterin dhe traditat e shqipėtarėve.Tė duhen vetėm pak miuta ta dėgjosh atė kur flet pėr shqipėtarėt dhe menjėhėrė kupton se sa rrespekt  ka ai pėr kombin tonė.

Komuniteti ynė si i vogėl nė numėr duhet qė personalitete tė tilla si Dr. Mario qė i duan e kanė dėshirė ti ndihmojnė shqipėtarėt dhe aq mė tepėr kur  kanė reputacion e influencė nė jetėn politike  Kanadeze,duhet qė ti ofroje e ti vėrė nė shėrbim tė halleve e problemeve qė kanė shqipėtarėt nė kanada.

Menduam qė duke bėrė kėtė intėrvistė me Dr. Mario do ti tregonim atij sado pak se ne I jemi mirėnjohės pėr atė qė ai ka bėrė pėr shqipėtarėt e Torontos dhe se pesonalitete tė tilla janė tė mirpritur nė jetėn e komunitetit tonė, gjithashtu tu bėjmė tė ditur shumė bashkėatdhetarėsh qė nuk e njohin qė nė kanada keni miq me influencė qė mund t’iu ndihmojnė nė problemet e vėshtira qė mund tė keni hasur dhe qė keni njė derė qė pėr shqipėtarėt ėshtė gjithmon e hapur.

Nuk mund t’iu tregojmė konkretish se ē‘far ai ka bėrė pėr neve pasi tė gjitha rastet janė konfidenciale, por mund tiu them qė janė tė shumta rastet kur Dr. Mario ka zbritur nga airoplani shqipėtarė qė ishin refuzuar nga emigracioni tė qėndronin nė Kanada dhe sot janė qytetarė Kanadez.

Tė flasish pėr shqipėtarėt – e fillon bisedėn ai pasi dėgjoi pėr ēfar kishim vajtur atje, - duhet qė ti njohish shumė mirė ata, nė tė kundėrt mund tė biesh viktimė e disa opinioneve jo tė mira tė propaganduara me qėllim nga disa caqe e rryma politike nė Europė.

Unė personalisht kam patur fatin qė tė njoh shqipėtarė nga tė gjitha shtresat dhe nga tė gjitha trevat ku jetojnė shqipėtarė.

Pas viteve 90’ shumė shqipėtarė zgjodhėn rrugėn e emigrimit pėr tė ndėrtuar njė jetė mė tė mirė se sa ajo qė u ofrohej nė vendlindje. mes tyre emigruan edhe shumė persona qė nuk u sollėn mirė nė vendet ku ata u vendosėn, por kjo nuk i jep tė drejtė askujtė qė ti pėrgjithsojė kėtė numėr tė vogėl shqipėtarėsh me pjesėn tjetėr dominuese qė punojnė e jetojnė duke rrespektuar tė gjitha rregullat e ligjet e vendeve ku ata jetojnė si tė tillė duke dhėnė kontributin e tyre nė shoqėrin e vendeve ku ata kanė ndėrtuar jetėn e re.

Askush nuk ka tė drejtė tė flasė keq pėr shqipėtarėt kur ata janė nga popujt mė tė vjetėr nė Europė dhe qė kanė histori e kulturė e civilizim  ashtu ashtu siē kemi edhe ne Italianėt, Francezėt, etj.

Po e ndjek me vėmendje fluksin e madh qė ka marrė kėto vitet e fundit ardhja e shqipėtarėve pėr nė Kanada dhe tė them tė drejtėn nuk mė vjen mirė qė intelegjenca shqipėtare largohet nga shqipėria, pasi mund tė kontribojnė shumė mirė atje, por pėr kėtė duhet qė qeveria e shqipėrise tė mendoj e tu krijojė kushtet e domosdoshme qė ata tė mos lėnė vėndin. Ardhja e tyre nė kanada mund tė shfytėzohet nga komuniteti shqipėtar i kėtushėm pėr tu vėnė nė shėrbim tė ēėshtitjes shqipėtare nė pėrgjithėsi dhe prezantimit tė komunitetit shqipėtarė me dinjitet para komuniteteve tė tjera tė kėtushme.

Mė ka gėzuar pa masė publikimi i gazetės Albanian Time. Mė nė fund,- thash kur doli numeri i pare edhe komuniteti shqipėtar ka gazetėn e tij. Unė kam eksperience ne punėt e komunitetit dhe ju garantoj qė pa gazetė ,pa media kurre nuk degjohet zėri i njė komuniteti. Jam shumė i kėnaqur mė punėn e bėrė nė kėtė gazetė dhe kėtė e tregoi edhe fakti qė kjo gazetė jo vetėm qė u pranua anėtare e Ethnic Press of Canada por nė festivalin e fundit te saj (tė 23) u vlerėsua nė 10 gazetat mė tė mira etnike tė Kanadasė.

Njoh shumė shqipėtarė tė tjerė qė janė integruar dėnjėsisht nė shoqėrin Kanadeze, biznesmenė etj etj. Pra komuniteti juaj i ka tė gjitha kushtet qė tė renditet krah-per-krah me komunitetet e tjera tė mir organizuara kėtu. Tani ėshtė koha qė tė dini si ti shfytėzoni risorset qė keni brenda komunitetit qė ti ndihmoni sa mė shumė njėri-tjetrit.

Jam i bindur qė shumė shpejt nė karriket e Parlamentit Federal ose ature tė provincave do tė shikojmė tė ulur edhe anėtarė tė komunitetit shqipėtar.

Pėrfitoj nga rasti qė  t’iu kujtoj edhe njė herė qė cilido shqipėtarė qoftė si indivit qoftė si komunitet do tė trokasin nė derėn e zyres se stafit qė unė drejtoj, do ta gjejnė atė hapur gjithmonė.

  Fatmir Doga

TOP


• Ėndėrroj qė njė ditė tė kem kompaninė time dhe tė konkuroj me kompanitė e mėdha tė informatikės…
Ardian Cela

Ardian Cela vjen nga Shqipėria.

 Mė 1994 emigron nė Angli dhe shumė shpejt kupton rėndėsinė e kompiuterit nė jetėn e pėrditshme. Qė nė kontaktin e parė me kompiuterin kuptoi se jeta e tij do tė ishte e lidhur pazgjidhshmėrisht me tė.
 Pa humbur kohė, filloi studimet nė njė nga kolegjet mė me emėr nė Londėr ( Hendon College) ku u dallua, qė nė muajt e parė, si nxėnėsi mė i mirė dhe nė tė njėjtėn kohė mbaroi edhe disa specializime tė ndryshme, gjithashtu pėr fushėn e informatikės.Mė pas fillon studimet universitare nė universitetin “Middlesex University” nė Londėr, dega Network (qarqeve).

Para njė viti, Ardiani vendosi tė emigrojė nė Kanada. Talenti dhe mėsimet e marra nė Angli bėnė qė ai tė punėsohej qė ditėt e para tė ardhjes sė tij kėtu. Nė fillim, nisi punėn nė kompaninė “Sureway Computers” si teknik, ndėrsa tani ai punon pėr kompaninė “Pristine Group” si ‘Web designer & management computer system’.
Puna me cilėsi tė lartė e Ardianit ka rėnė edhe nė sy personaliteteve e kompanive tė ndryshme qė e kanė ftuar atė pėr tė vėnė nė dispozicion tė tyre talentin e tij. I tillė ėshtė edhe rasti kur deputeti i Partisė Liberale Kanadeze, z.Tony Ianno, e zgjodhi atė pėr tė krijuar web site-in (www.tonyianno.net) e fushatės elektorale tė zgjedhjeve Federale.
Po pėrmendim disa nga punėt mė kryesore tė tij, si: www.albanian.ca;
www.albaniantime.ca; www.fjalori.com; e shumė, e shumė web-e tė tjera pėr nėnshtetas jo shqipėtarė.
Megjithėse i kushton shumė vėmendje e kohė kompiuterit, ai gjen kohė edhe pėr problemet e komunitetit shqipėtar, kėtu nė Toronto. Ai merr pjesė nė mbledhjet e organizuara nga kryesia e kėtij komuniteti. Nė mbledhjen e fundit shprehu dėshirėn qė, me interesimin e komunitetit, ai tė japė edhe leksione falas pėr bashkėatdhetarėt e tij.
Adriani thotė shpesh, “Nuk mund tė pretendosh kurrė se di gjithēka rreth kompiuterit, sepse shkenca e kompiuterit pėrparon e zhvillohet ēdo ditė; ēdo ditė lind diēka e re qė duhet mėsuar.”
Ai nuk mėrzitet kurrė kur bashkėatdhetarėt e thėrrasin pėr tė rregulluar diēka qė u ėshtė prishur nė kompiuterin e tyre. Megjithėse pėr atė janė gjėra tė vogla, ai me shumė durim ua shpjegon atyre se ē‘ka ndodhur dhe pėrfiton nga rasti edhe t’u mėsojė diēka nga ato qė ai di.
Gėzohet pa masė kur dėgjon, ose sheh nė internet, qė ndonjė shqipėtar ka arritur suksese nė kompiuteristikė, “…sepse,” thotė Ardiani, “e ardhmja i takon kompiuterit dhe ne shqipėtarėt nuk duhet tė jemi prapa nga tė tjerėt nė kėtė fushė.”
“…Sa herė shikoj nė internet ndonjė punė tė mirė u nis menjėherė krijuesve tė tyre letėr  urimi dhe i inkurajoj ata pėr punė mė tė mira.”
“…Dėshiroj qė tė studioj akoma mė shumė dhe ėndėrroj qė, njė ditė, tė kem kompaninė time e tė mund tė konkuroj me kompani tė mėdha tė informatikės, nė mėnyrė qė edhe unė si shqipėtar tė mund tė kontriboj nė kėtė fushė tė shkencės qė po e ndryshon dita-ditės mėnyrėn e tė jetuarit nė planetin e quajtur TOKĖ.”

Nga Fatmir Doga


Intervistė me valltaren 28 vjeēare Aida Toshkėzi  nga Tirana.

-Aida, ē‘mund tė na thoni pėr vehten tuaj, shkollėn, eksperiencėn si valltare si dhe dėshirat tuaja?

-Kam mbaruar Liceun Artistik, degėn e Baletit. Kam punuar nė Teatrin e Operas dhe Baletit nė vitet ‘90-’91 si balerinė klaiske dhe nė vitet ‘97-’99 nė Ansamblin e Kėngėve dhe Valleve Popullore nė Tiranė. Gjithashtu kam punuar dhe nė Ansamblin e Bashkisė sė Tiranės ‘Tirana 2000’ pėr mėse 6 vjet.

Aida Toshkėzi 

   -Ē’mund tė na tregoni rreth turneve qė keni bėrė jashtė atdheut dhe mikėpritjes sė bashkėatdhetarėve nė vėndet ku keni qenė?

-Kemi bėrė turne tė shumtė nė tė gjithė Evropėn dhe gjithashtu edhe nė Kanada. Kemi patur njė sukses tė jashtėzakonshėm dhe njė mikpritje madhėshtore kudo qė kemi shkuar dhe veēanėrisht nė Kosovė. Kudo qė kemi shkuar kemi parė dėshirėn e madhe tė bashkėatdhetarėve tanė pėr tė ruajtur dhe trashėguar tek fėmijėt e tyre traditat e bukura tė folklorit shqipėtar.

  -A do tė kishit dėshirė qė edhe fėmijėt kėtu, nė Kanada, tė mėsonin vallet tona tė bukura popullore shqipėtare?

-Njė ndėr dėshirat dhe pasionet e mia ėshtė qė ky brez fėmijėsh qė po rriten kėtu tė ruajnė traditat dhe kulturėn shqipėtare. Sė bashku me partnerin tim, Irdi Shaqiri, njė valltar shumė I talentuar jemi tė disponuar dhe me kėnaqėsi do tė pranonim tė merrnim pjesė nė gėzimet dhe festat tuaja familjare (mund tė paraqitemi edhe me kostumet tona popullore). Do tė bėjmė tė pamundurėn qė t’a ndjeni shpirtin tuaj tė fluturojė, qoftė edhe pėr disa ēaste, nė vendlindjen tonė tė largėt!

  -Falenderojmė Aidėn pėr kohėn qė na kushtoi duke I uruar asaj suksese nė jetė dhe realizimin e ėndėrrave. Ftojmė kėshtu tė gjithė tė interesuarit qė tė telefonojnė nė numrat e mėposhtėshėnuar:

 A. Toshkėzi – 416-530 4860 tė Shtunė dhe tė Dielė prej orės 10pm deri 12pm.

 Matilda DERVISHI

Lart - Top