Kuriozitete dhe informime nga shėndeti

www.albaniantime.ca

 
 Titujt kryesor
 » KURIOZITET MJEKSOR
 » ARMIKU I FSHEHUR BRĖNDA NESH
 » A jemi tė programuar pėr tė vdekur nė njė moshė tė caktuar?
 

KURIOZITET MJEKSOR

Pėr sa kohė mundet truri tė qėndrojė pa oksigjen?
 

Njė fėmijė ėshtė gjetur nė njė liqen tė ngrirė. Teorikisht fėmija ishte i mbytur prej 40 minutash. Mjekėt mendojnė se ata ende mund t’a kthejnė nė jetė me pak ose aspak dėmtime tė trurit. Para disa kohėsh mendohej se qelizat e trurit fillonin tė vdisnin 4 minuta pas mosfurnizimit me oksigjen. Sot, pas disa rasteve tė tė paspjegueshme tė mbijetesės, mjekėt nuk janė aq tė sigurtė se truri mund tė vdesė aq shpejt; ‘ai vetėm provon’ka thėnė njė kirurg.

Refleksi i zhytjes nė ujė ndihmon shumė pėr tė shpėtuar nga mbytja. Kur koka futet nė ujė tė ftohtė, i ftohti stimulon reagimin e reflekseve dhe pėr kėtė arsye metabolizmi ngadalėsohet, kėshtu qė truri dhe organet e tjera jetėsore kanė mė pak nevojė pėr oksigjen se zakonisht. (Ulja e temperaturės sė trupit ėshtė njė formė qė pėrdoret nė neurokirurgji, pikėrisht sepse me uljen e temperaturės metabolizmi i trupit ngadalėsohet). Gjithashtu, gjaku rishpėrndahet nga kėmbėt e krahėt nė tru dhe organe tė tjera qė kanė mė shumė nevojė pėr oksigjen. Sikurse reflekset zhduken kur koka ėshtė jashtė ujit, tentimi pėr tė kthyer tė mbyturin nė jetė duhet tė fillojė nė tė njėjtin moment qė nxirret nga uji.

Faktin qė tempėratura e ulėt redukton nevojshmėrinė e tė gjithė organeve pėr oksigjen ėshtė provuar edhe nga kirurgjia e trapianteve. Nė fakt, ortopedikėt e specializuar nė zėvendėsimin e pjesėve tė arteries rekomandojnė qė pjesėt zėvendėsuese duhet tė vijnė tė konservuara – pas njė pastrimi rrėnjėsor – nė njė thes plastik tė mbushur me akull dhe i mbyllur hermetikisht. Kėshtu pjesėt e zėvendėsuara tė arteries funksionojnė pas 6-12 orė pas operacionit.

 

-A jemi tė programuar pėr tė vdekur nė njė moshė tė caktuar?

 Periodikish gazetat tregojnė pėr vende tė largėta, tė izoluara nga pjesa tjetėr e botės, ku njerėzit jetojnė deri nė 150 vjet. Por nė njė ballafaqim mė tė saktė kėto supozime nuk gjejnė konfermim.  Nė realitet, edhe pse ėshtė dokumentuar mbijetesa deri nė 115 vjet, pak persona jetojnė deri mbi 85 vjet. Kjo do tė thotė se jeta njerėzore mund tė jetė “e programuar” deri nė njė farė pike; pėrderisa genet (strukturat qelizore qė udhėheqin trashėgimimin) pėrmbajnė “instruksionet” pėr tė pushuar sė punuari pas njė periudhe kohe tė caktuar.

Shkencėtarėt kanė zbuluar , vlera mesatare tė analizave laboratorike, qė qelizat pushojnė sė prodhuari pasi tė jenė shumuar disa herė dhe qė cilėsia e qelizave prodhuese bie dalėngadalė.

Por – mund tė bėhet pyetja – shkenca moderne nuk ka arritur tė zgjasė jetėn njerėzore, duke treguar kėshtu se janė kushtet e ambientit dhe jo ato tė trashėgimisė qė pėrcaktojnė jetėgjatėsinė ?

Nuk ėshtė plotėsisht e saktė. Nė tė vėrtetė limiti  - 85 vjet -  ka mbetur konstant me kalimin e epokave tė ndryshme historike.

Mjeksia ka rritur jetėn mesatare, por nuk ka rritur kufirin e jetės. Me fjalė tė tjera, fėmijėt e lindur sot kanė mundėsi mė tė mėdha , sesa tė lindurit vite mė parė, pėr tė kapėrcyer fėmijėrinė e pėr tė mbijetuar nga aksidentet dhe infeksionet, por nuk kanė mundėsi mė tė mėdha pėr tė kalur kufirin e moshės prej 85 vjetėsh.

  -Duke parė se genet pėrcaktojnė mplakjen, pėrse duhet tė shqetėsohemi pėr rregullat  e  jetės sė pėrditshme?

Njė person mund tė ketė potencial trashėgimie pėr tė jetuar gjatė, por njė aksident, njė sėmundje apo edhe ndonjė tjetėr faktor i mjedisit mund tė bllokojnė realizimin e kėtij objektivi.

Mund tė shkurtohet jeta personale edhe pėr shkak tė vesit tė duhanit, duke mos e mbajtur nėn kontroll tensionin ose duke ngrėnė nė mėnyrė tė tillė qė tė ndihmohet rritja e kolesterolit nė gjak. Mund tė parandalohet, pėrkundrazi, ulja e jetėgjatėsisė duke mbajtur njė peshė tė rregullt, nėse bėhen ushtrime fizike tė mjaftueshme dhe nese ndiqet njė rregull i jetės sė perditshme.

Ka shumė mundėsira, nė njė farė mėnyre, jetėgjatėsia vetėpersonale.  Sikurse ka shkruar njė ekspert, brėnda disa kufinjve “mund tė zgjedhim tė mos mplakemi shpejt”. 

 

ARMIKU I FSHEHUR BRĖNDA NESH

  -Cili ėshtė shkaku i formimit tė kancerit?

  Nuk njihet shkaku themelor i formimit tė kancerit malinj. Ka nga ata qė mendojnė se ai vjen si rrjedhojė e disa kushteve tė trashėguara tė sėmundjes ose nga disa kushte tė jashtme, si virus dhe/ose e pėrdorimit tė gjatė tė duhanit.

Nė tė vėrtetė, kanceri malinj nuk ėshtė i trashėgueshėm. Fakti qė tė afėrmit tanė mund tė kenė vuajtur nuk do tė thotė se ne jemi tė dispozuar qė tė kalojmė tė njėjtėn sėmundje; as edhe ekspozimi pėr njė kohė tė gjatė ndaj ‘helmit’ tė duhanit mund tė dėnojė me kėtė sėmundje (mjafton tė mendojmė tė gjithė ‘tė dashuruarit’ marrėzisht pas duhanit qė nuk janė sėmurur kurrė).

Sidoqoftė, asnjė substancė kancerogjene e veēuar nuk mund tė jetė shkaku direkt i kancerit; mundėsisht, provokon forma malinje vetėm nėse shkakton ndryshime kimike nė brendėsi tė ēelizave tė trupit, por disa herė as ky nuk ėshtė shkaku i formimit tė kancereve.

Deri mė sot, shkencėtarėt kanė identifikuar rreth 24 substanca kimike qė, nė kushte tė vėēanta, mund tė provokojnė kancerin nė trupin e njeriut. Kjo listė shtohet gjithnjė me vazhdimin e kėrkimeve qė bėhen dhe ajo pėrmbledh edhe mbeturinat industriale, tymin e makinave, helmeve te ndryshme bujqėsore dhe disa prej materialeve te ndėrtimit. Nė kėtė listė bėjnė pjesė edhe rrezet diellore, sidomos rrezet X dhe ato atomike. I njėjti opinion ėshtė edhe pėr viruset, edhe pse shumė kėrkues, tani pėr tani, refuzojnė tė pranojnė se ato janė njė ndėr shkaqet e formimit tė kancerit tek njeriu.

Nė disa prej formave malinje, sidomos ata qė prekin gjiun, hormonėt mund tė jenė ndėr faktorėt e rastėsishėm. Tipa tė tjerė tė kancerit, duke pėrfshirė kėtu ato tė gojės (dhe tė buzės) ndodh qė tė zhvillohen pas njė periudhe tė gjatė irritimi kronik qė shkaktohet nga proteza jo tė pėrshtatshme (ose nga vesi pėr tė mbajtur cigaren e ndezur midis buzėve dhe jo midis gishtėrinjve).

 

-Si kurohet kanceri?

Mėnyrat mė tė tė pėrdorshme pėr kurimin e kancerit janė kirurgjia, rrezatimi dhe kemioterapia. Kohėt e fundit ėshtė bėrė njė hap pėrpara nė kirurgji falė rrezeve lazer, qė duke mundur tė pėrdoren direkt nė mėnyrė shumė tė saktė, parandalojnė infektimin e qelizave tė shėndosha. Njė teknikė tjetėr e re ėshtė criochirurgia, qė pėrdor tė ftohtin nė vend tė bisturisė. Kjo mėnyrė operimi pengon gjithashtu edhe rrjedhjen e gjakun duke reduktuar kėshtu mundėsinė e pėrhapjes sė kancerit nėpėmjet qarkullimit tė gjakut.

Nė tė kaluarėn janė bėrė shumė eksperimente tė ndryshme pėr tė zbuluar ilaēin pėr shėrimin e kancerit. Nė ditėt e sotme vihen nė pėrdorim edhe metoda tė ndryshme kompiuteristike pėr t’ia arritur kėtij qėllimi. Njė zbulim I ri ėshtė prezantuar nga ‘antikorpet monoklonale’, ose produkte spontane tė brojtjes sė njeriut, tė krijuara posaēėrisht  pėr njė tip tė veēantė kanceri qė injektohen tek pacientėt. Kjo mėnyrė si dhe tė tjera premtojnė shumė pėr tė ardhmen por rezultatet e tyre reale duhen ende provuar.

Pėrktheu Loreta Doga