Kuriozitete dhe informime rreth kompjuterit

www.albaniantime.ca 

 Pėr herė tė parė nė historinė e mediave shqipėtare, Webdesinger i AlbanianTime.ca, Ardian Ēela, mundėson leximin e lajmeve kryesore tė tė gjitha mediave qė janė nė internet nė njė fletė tė vetme dhe auto freskuese.

Pėr tė na sqarur mė shumė nė lidhje me kėtė shėrbim tė ri qė i ofrohet lexuesit shqipėtar, ne i bėmė disa pyetje krijuesit tė kėtij shėrbimi, z. Ardian Cela.


Ardian Cela

-Cila ėshtė rėndėsia e kėtij sistemi tė ri pėr lexuesin shqipėtar?

-Nė njė fletė tė vogėl vendosen artikujt kryesor tė mediave mė tė rėndėsishme qė ndodhen nė internet. Me anė tė kėtij sistemi lexuesit i jepet mundėsia qė, pa humbur kohė duke kėrkuar dhe shfletuar  nėpėr internet, tė krijojė njė ide tė pėrgjithshme mbi ngjarjet mė tė rėndėsishme tė ditės. Gjithashtu, ky lloj sistemi krijon mundėsinė e informmit personave tė cilėt nuk kanė kohė tė hapin njė nga njė gazetat dhe mediat e vendosura nė internet.

-Ēfarė kriteri ndiqet nė vendosjen e lajmeve nė kėtė fletė?

-Vendosja e lajmeve nė kėtė fletė bazohet nė plotėsimin e interesave tė lexuesve shqipėtarė tė tė gjitha trevave. Pėr kėtė qėllim kemi edhe eksperiencėn e mirė tė gazetės sonė, Albanian Time, e cila mendoj se deri tani e ka kryer mė sė miri kėtė detyrė.

Gjithashtu, ne do tė mundohemi qė edhe larmia e lajmeve tė vendosura tė jetė e tillė qė tė plotėsojė sa mė shumė dėshirat e lexuesve shqipėtarė.

Do tė mundohemi qė tė mos dalim nga karakteri qė ka edhe gazeta jonė; Gazetė e pavarur, d.m.th. politikisht tė mos i shėrbejmė njėrės apo tjetrės rrymė politike.

-Ē’duhet tė bėjnė ata qė janė tė interesuar pėr t’a vendosur kėtė shėrbim nė faqet e tyre?

-Mjafton tė shkohet nė faqen kryesore www.albaniantime.ca ku gjenden kodet qė do tė vendosen nė faqet e tė interesuarve. Kėto kode ne na japin mundėsinė qė tė bėjmė rifreskimin automatik tė  lajmeve kryesore tė ditės.

-Ēfarė ju shtyu qė tė krijoni njė shėrbim tė tillė pėr lexuesin shqipėtar?

-Unė jam njė lexues i rregullt i mendiave shqipėtare dhe si tė gjithė shqipėtarėt e tjerė nė mėrgim dua tė di se ēfarė ndodh nė vendlindje. Duke qenė larg atdheut, e vetmja mėnyrė pėr t’u informuar me lajmet ditore ėshtė interneti, por pėr t’ia arritur kėtij qėllimi mė duhej tė humbisja shumė kohė duke kėrkur nė faqet e pafundme tė mediave shqipėtare nė internet.

Duke shfrytėzuar njohuritė e profesionit tim si Web designer krijova kėtė sistem tė ri auto freskues. Mendoj qė ky system do tė ndihmojė shumė nga bashkėatdhetarėt qė nė njė kohė tė shkurtėr tė informohen me ndodhitė e shqipėtarėve anė e mbanė botės.

Ky shėrbim ėshtė falas dhe do tė mundohem qė t’a pėrmirėsoj akoma mė shumė nė tė ardhmen.

Pėr ata qė kanė pyetje ose mendime rreth kėtij sistemi mund tė mė kontaktojnė me E-mail: albania@canada.com

 

Fatmir Doga