Humori i ditės

www.albaniantime.ca

Shėnim:
Tė nderuar lexues. Nėse dėshironi tė merrni pjesė nė konkursin 'humori i ditės' na shkruani me e- mail.
Shkruani dhe dėrgoni me e-mail humorin e zgjedhur prej jush;
fituesin do t'a pėrcaktojnė vetė lexuesit nėpėrmjet votave.
Jo mė shumė se 15 rreshta dhe i dėrgoni nė  humor@albaniantime.ca


12 Prill 2001

Humor nga koha e Luftes se Drenices 1944-45

INCIDENT NE SHTABIN E SHABAN POLLUZHES 

Ne dimrin e ashper te vitit 1944/45 burrat e Drenices dhe te aneve te ndryshme te Kosoves kishin filluar kryengritjen e armatosur ne Drenice kunder bandave kriminele cetnike-komuniste. Kryengritja udhehiqej nga Shaban Polluzha-trim i urte dhe i qete dhe nga oficeri Mehmet Gradica- i ashper dhe gjaknxehte siq e thote literatura dhe njerezit qe i njihnin keta dy udheheqes te medhenj. Ngjarja per te cilen po flasim ndodhi pikerisht gjate kesaj lufte. Brigadat serbe neper Kosove kishin mobilizuar me dhune shume shqiptare dhe i dergonin ne Drenice per te luftuar. Nga ana tjeter shqiptaret ose e sabatonin luften ose grupe-grupe madje dhe me formacione komplete siq ishte rasti i batalionit te rinise, dezertonin dhe kalonin ne anen e kryengritesve. Ne mesin e te mobilizuarve ndodheshin edhe Shaban Hasani nga Llashtica dhe Ali Arifi nga Velekinca, katunde te Gjilanit qe te dy me nuk jane ne jete qe prej 20 vjetesh. Ata gjate luftimeve kishin humbur lidhjen me njesine e tyre dhe ashtu te armatosur dhe me kapuca te bardhe ne koke pa ditur se ku po shkonin- hyne drejt e ne Shtabin e Shaban Polluzhes duke menduar se kane hyre ne shtabin partizan. Per cudi rojet nuk i ndalin dhe ata me te hyre mbrenda e thone parullen e atehershme komuniste "vdekja fashistit" (vdekje fashismit), rojet vrapojne dhe i kapin, keta mbeten te shtangur. Ne ate moment Mehmet Gradica paska qelluar duke u rruar dhe kur i ndegjon keta duke e thene ate parulle thote, "fashisti ua q...nanen" dhe me brisk te rrojes qe e kishte ne dore thote " me leshoni t'i pres me kete brisk", krijohet rremuje e vertete, ndersa Shabanin dhe Aliun gati sa nuk i leshoi shpirti. Per fat te tyre nderhyu Shaban Polluzha qe doli nga dhoma tjeter, mbasi e ndegjoi zhurmen u bertiti rojeve dhe Mehmet Gradices dhe tha "ndaluni une dua ta shoh se si eshte puna" e qetesoi situaten dhe i pyeti keta qe ishin bere si limoni te verdhe, se kush jeni, nga jeni, ku shkoni cka kerkoni, etj dhe mbasi u bind Shaban Polluzha se n uk kan pasur ndonje qellim tjeter u kthye nga shoket dhe nga Mehmeti i cili me veshtirsi po qetesohej dhe tha "po i falim mbasi njeri prej tyre e paska emrin tim". 

QAMIL SALIHU


Njė grua e moshuar shkon te doktorri. 4 Prill 2001

“Doktorr, kam njė hall tė madh. Kam shumė gazra. Por ēuditėrisht kur bėj p… nuk mė shqetėsojnė sepse janė pa zhurmė dhe nuk mbajnė erė. Qė kur kam ardhur nė zyrėn tuaj, duhet tė kem p… mbi 20 herė dhe ti as qė e more vesh.”

Doktorri I jep njė ilaē dhe I thotė, “ Pėrdore kėtė dhe kthehu kėtu javėn qė vjen.”

Gruaja e moshuar ashtu bėn. Kthehet te doktorri dhe ankohet. “Nuk e di se ē’dreqin mė dhe, por tani edhe pse p… e mia janė pa zhurmė vijnė erė tė keqe.”

“Shumė mirė,” thotė doktorri. “Tani qė shėruam sinusin tuaj le tė punojmė me dėgjimin.”

Nga Loreta Doga


Golfi sport borgjez 3 Prill 2001

  ·Tė jetosh nė njė fshat tė vogėl ka tė mirėn e vet; kur ti nuk di se ē’bėn, dikush tjetėr t’a thotė.

·Golfi ka lindur si lojė e tė pasurve, por tani ka mbledhur plot lojtarė tė varfėr.

·Nė kohėt primitive kur tributė pėrdornin tė gjuanin njė top me shkop dhe bėrtisnin quhej “Witchcraft” ndėrsa tani quhet “Golf”.

· Nuk ka lojė si golfi; shkon jashtė me tre shoke, luan nė 18 gropa dhe kthehesh nė shtėpi me tre armiq.

Besim Duva Londer Angli


NĖ KAMP 26 Maj 2001

  Dy shokė shkojnė sė bashku nė kamp pėr pushim. Rregullojnė tendat dhe vonė bien pėr tė fjetur. Disa orė mė vonė njė prej tyre zgjohet dhe i thėrret shokut tė tij.

“Hej! Hapi sytė dhe shiko lart nė qiell. Ēfarė sheh?”

Shoku i tij, i hutuar pėr disa sekonda, pėrgjigjet, “ Mijėra yje.”

“Ēfarė tregon kjo?” pyet pėrsėri shoku.

“Nga ana astronomike mė tregon se atje lart janė me mijėea Galaksi dhe miliona planetė. Nga ana astrologjike, Saturni ndodhet nė shenjėn e Luanit. Pėrsa i pėrket kohės duhet tė jetė 3:15 pas mesnate. Nga ana fetare, ėshtė krejt e qartė se Zoti ėshtė i plotfuqishėm dhe ne jemi tė vegjėl e tė papėrfillshėm. Nga ana metereologjike, duket se nesėr do tė kemi njė ditė tė bukur. Po pėr ty, kjo ēfarė tregon?”

“Idiot! Kjo tregon se na kanė vjedhur tendėn.”

Dėrguar nga: Mirela Sulo, Toronto,Canada


NĖ BURG APO NĖ PUNĖ !? Dt 25 Mars 2001

  1.Nė burg  kalohet koha nė njė qeli 8x10; nė punė nė njė kub 6x8.

 2.Nė burg hahen tre vakte; nė punė ke tė drejtėn e njė pushumi dhe pėr drekėn paguan vetė.

 3.Nė burg tė japin pushum pėr sjellje tė mirė; nė punė shpėrbleheni me mė shumė punė.

 4.Nė burg roja hap e mbyll dyert pėr ju; nė punė duhet tė mbani me vehte njė kartė sigurimi me tė cilėn tė hapni e tė mbyllni dyert vetė.

 5.Nė burg mund tė shohėsh Tv dhe tė luash lojra; pėr njė gjė tė tillė nė punė tė japin shkelmin.

 6.Nė burg ke banjon personale; nė punė duhet tė pėrdorėsh atė qė pėrdorin tė gjithė.

 7.Nė burg lejojnė familjarėt dhe shokėt tuaj qė t’ju bėjnė vizita; nė punė nuk ju lėnė as tė flisni pėr ata.

 8.Nė burg shpenzimet paguhen nga taksapaguesit, pa punuar aspak; nė punė ju duhet tė paguani pėr shpenzimet tuaja dhe nga pagesa ju mbahen taksa pėr tė mbajtur tė burgosurit.

      Hė mo! Kush tingėllon mė mirė?

Pėrktheu: Loreta Doga


Gruaja dhe Burri. Dt.18 Mars 2001

Njė grua e shoqėroi burrin e saj te zyra e doktorrit. Mbas vizitės, doktorri e thirri gruan nė zyrė pėr tė folur me atė vetėm pėr vetėm. “Burri juaj vuan njė sėmundje shumė serioze,” tha ai. “Kjo sėmundje ėshtė e lidhur me stresin. Nėse ju nuk bėni atė qė unė do t’ju kėshilloj, burri juaj mund tė vdesė,” vazhdoi ai. “Ēdo mėngjes pėrgatitni diēka tė mirė pėr tė ngrėnė. Tregojuni e qeshur dhe sigurohuni qė ai tė mos bėhet nervoz. Pėr drekė pėrgatitni ndonjė gjė me vlera ushqyese tė mėdha. Pėr darkė pėrgatisni pėr atė ndonjė gjė tė veēantė. Mos e ngrini zėrin kut t’i flisni; mos diskutoni problemet tuaja personale nė prani tė tij; kėto gjėra me siguri do tė keqėsojnė gjėndjen e tij shėndetėsore. Mos harroni, ē’ka ėshtė mė e rėndėsishme, tė bėni dashuri ēdo natė tė javės. Nėse ju do tė bėni kėtė pėr tė paktėn 10 muaj tė vitit, mendoj se burri juaj do tė shėrohet plotėsisht.”

Gjatė rrugės sė kthimit pėr nė shtėpi, burri e pyeti gruan, “Ēfarė tė tha doktorri?”

“Se ti do tė vdesėsh,” iu pėrgjigj ajo.

  Pėrktheu nga anglishtja L. Doga