Guzhina Shqipėtare

www.albaniantime.ca

Some Albanian Recipies from Albaniam Yellow Pages - Disa receta gatimi nga kuzhina shqiptare nga Albanian Yellow Pages

 

• Byrek me spinaq

• Fėrgesė Tirane

• Fli Kosove

• Lakror misri

• Oshmare Korēe

• Paēe koke

• Manti Kosove

• Petulla me kos

• Manti Kosove

• Trahana Qamėrie

• Pastiēo me djathė

• Musaka me patate

• Patėllxhanė tė mbushur

• Burani

• Tavė Elbasani

• Dollma me lakėr

• Ēomlek me qepė

• Gjyveē me patate

• Qofte t fėrguara

• Kukureci

• Pulė me arra


Ėmbėlsira - Desserts

• Kabuni me rrush tė thatė • Sheqerpare • Shėndetlie • Tullumba


Byrek me spinaq

Nė tavolinė ose tepsi hidhet miell, nė mes hapet gropė ku hidhet ujė me pak kripė. Pėr 1 kg miell merret 550-600 gram ujė, megjthėse kjo varet nga lagėshtia e miellit. Duke e pėrzier nga mesi, zihet njė brumė i fortė i cili punohet pėr 10 minuta, ndahet nė kuleēė, mbulohet me picetė tė lagur dhe lihen pėr 20-30 minuta qė tė fitojė elasticitet. Nga ēdo kulaē bėhen petė tė vogla, secila prej tyre spėrkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 copė mbi njėra tjetrėn, pastaj hapen petėt e zakonshme. Spinaqi pėr mbushje pastrohet, lahet dhe pėrvėlohet pėr 2-3 minuta nė ujė tė vluar e kripė, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe pėrzihet me djathė tė thėrmuar e vezė, shtohet kripė, piper dhe shtrohet nė petė. Nė tepsi tė lyer me yndyrė shtrohet gjysma tjetėr e petėve, duke i spėrkatur secilėn me yndyrė, mbi to shtohet mbushja e pėrgatitur dhe mbulohet me pjesėn tjetėr tė petėve tė spėrkatura me yndyrė. Anėt mbėshtillen nga brenda. Byreku spėrkatet me yndyrė dhe piqet.

Pėr 4-5 persona duhen:

Miell 3 gota uji, uje 300 gram, spinaq 1 kg, vezė 1 kokėrr, djathė 100 gram, vaj 1/2 filxhan caji, kripė, piper

Fėrgesė Tirane

Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Nė yndyrėn e mbetur hidhet domatet e qėruara nga cipa dhe tė grira hollė, kaurdisen derisa masa tė trashet, hiqet nga zjarri i hidhen vezė, spec djegės, majdanoz i grirė hollė, gjizė ose djathė.
Masa vendoset nė pjatė dhe sipėr vendosen specat e fėrguar.

Pėr 4-5 persona duhen:

Speca 8-10 copė mesatare, domate 4-5 kokrra mesatare, yndyrė pėr skuqje, 2 filxhanė kafeje, miell 1 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, hudhra 4-5 thelpinj, gjizė 4-5 lugė gjelle, spec djegės sipas dėshirės

 Fli Kosove

Nė njė enė hidhet miell, kripė, ujė i ftohtė dhe pėrzihen nė njė brumė tė hollė si pėr petulla. Nė njė enė tjetėr shkrihet gjalpė, ajkė, vaj dhe qumėsht, pėrzihet masa e krijuar derisa tė gjithė pėrmbajtėsit tė jenė skrirė nė njė masė tė vetme, Lyhet tepsia me yndyrė dhe me njė lugė merret brumi i hollė dhe hidhet nga cepi i tepsisė deri afėr mesit dhe krijohen rradhė tė cilat mbulojnė gjithė tepsinė. Mesi i cili ėshtė bosh mbushet me rradhė paralele .(shih skicėn) Gjithė sipėrfaqja lyhet me masėn e pėrgatitur dhe futet nė furrėn e ngrohur. Kjo piqet pėr 3-5 minuta. Nxirret nga furra pėr tė vazhduar me rendin tjetėr. Brumi i hollė tashmė hidhet nė tė njėjtėn mėnyrė por midis dy rradhėve derisa tė jetė mbuluar e gjithė tepsia. Pėrsėri lyhet me masėn dhe piqet pėr 3-5 minuta. Kjo procedurė vazhdon derisa tė mbushet tepsia. Flia lihet tė ftohet pėr 10 minuta dhe serviret me kos, djathė ose mjaltė.

Pėr 4-5 persona duhen:

Per brumin duhet: 1 kg miell, 3-4 gota ujė, kripė,
Per masėn duhet: 200 gr gjalpė, 2 filxhana caji ajkė, 3 lugė vaj.

Lakror me miell misri

Mielli i misrit hidhet nė njė tenxhere me ujė tė vluar me pak kripė dhe pėrzihet derisa tė bėhet njė llapė e trashė. Hiqet nga zjarri dhe shtrohet nė tavė tė lyer me yndyrė. Mbi kėtė shtrohet mbushja e pėrgatitur si pėr byrek me spinaq, sipėr hidhet nje shtresė e hollė miell misri.
Spėrkatet me ujė e yndyrė dhe piqet.

Pėr 4-5 persona duhen:


Miell misri 2 gota uji, ujė 2 gota, pak kripė, spinaq 1 kg, vaj 2-3 lugė gjelle

Oshmare Korēe

Nė njė enė me gjalpė, djathi skuqet pak, hidhet qumėsht dhe pasi merr valė i hidhet miell misri, pėrzihet me shpejtėsi qė tė mos krijohen kokėrriza dhe piqet derisa tė shkėputet nga anėt e enės dhe tė dalė yndyra.
Vendoset nė pjatė lugė-lugė dhe shėrbehet e ngrohtė.

Pėr 4-5 persona duhen:


Miell misri 3 filxhanė ēaji, qumėsht 4-5 filxhanė caji, djathė 2 filxhanė kafeje, gjalpė 2-3 lugė gjelle, kripė.

Paēe Koke

Koka pastrohet, copėtohet, vihet nė ujė tė ftohtė qė tė lahet e ti ikė gjaku, pastaj vendoset nė tenxhere, mbulohet me ujė tė ftohtė dhe vihet ne zjarr. Kur tė ketė marrė i hiqet shkuma dhe lihet tė ziejė nė zjarr tė ngadaltė, duke i hedhur qepė karrota, selino, kripė, piper, dafinė majdanoz. Lihen derisa tė jenė zier mirė d.m.th. kur mishi tė ndahet lehtė nga kocka. Kullohet, qėrohet mishi nga kockat dhe pritet nė copa tė vogla kubike. Nė njė tenxhere hidhet yndyrė, pak salcė dhe lėngu i marrė nga zierja e kokės. Kur lėngu tė ketė marrė valė, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen tė ziejnė nė zjarr te avashėm edhe per disa minuta duke i hedhur kripė e piper tė zi.
Nė fund paēes i hidhen hudhra tė shtypura me uthull.

Pėr 4-5 persona duhen:


Lėng koke 1 litėr, gjalpė ose vaj 1 filxhan kafeje, miell 1 luge kafeje, spec djegės 1/2 luge kafeje, kripė, piper, uthull 2-3 lugė, hudhra 4-5 thelpinj, 1 qepė, karrota 2-3 copė, selino, majdanoz

Petulla me kos

Nė njė tas porcelani vendosen vezė, kos, kripė dhe yndyrė, rrihen mirė dhe shtohet miell i pėrzier me pak sodė. Brumi nė kėtė rast ėshtė gjysmė i trashė. Nė tigan hidhet pak yndyrė (1/2 lugė gjelle). Kur yndyra tė jetė nxehur, hidhet brumi(njė lugė gjelle pėr ēdo petull). Largėsia nga njėra tjetra duhet tė jetė 3-4 cm sepse gjatė skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njėra anė dhe pastaj kthehen nga ana tjetėr.
Pasi tė jenė skuqur mirė vendosen nė pjatė, spėrkaten pak me gjalpė dhe pėrdoren me sheqer ose serviren me mjaltė.

Pėr 4-5 persona duhen:


Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezė 1 kokėrr, kripė,sodė 1/2lugė kafeje, vaj 2 filxhane kafeje

Manti Kosove

Nė tavolinė ose nė tepsi hidhet miell, ujė i vakėt, vaj, kripė dhe pėrzihen dhe nga brumi i formuar bėhen 30 kulecė tė vegjėl. Secili kulac zmadhohet me okllai sa shuplaka e dorės. Lyhen kulecėt me gjalpė dhe bashkohen nė dhjetėshe. Secila dhjetėshe tėhollohet nė njė petė tė madhe dhe tė tre petėt bashkohen nė njė petė tė vetme. Peta ndahet nė katrorė shahu. Pėr mbushjet e katrorėve nevojiten mish i grirė, qepė tė grira hollė, kripė piper i zi . Masa e pėrgatitur skuqet nė vaj dhe nė fund tė skuqjes i hidhet pak piper i kuq pėr ngjyrė. Masa duhet tė lihet tė ftohet dhe mė pas mbushen me tė katrorėt e pėrgatitur mė parė. Cdo katrore mbėshtillet diagonalisht nga tė katėr anėt (si zarf) dhe vihen nė tepsi pėr tu pjekur. Mantia piqet njė gjysėm ore. Pasi ėshtė pjekur mbulohet me njė picetė pėr 10 minuta dhe serviret me kos.

Pėr 4-5 persona duhen:


1 kg miell, 2 gota ujė te vakėt, 2 lugė vaj pak kripė pėr brumin dhe 600 gr mish I grirė, 3 qepė, kripė, vaj, piper i zi

Trahana

Sitet mielli, hapet njė gropė nė mes dhe hidhet gjalpė i shkrirė pak por jo i djegur, qumėsht dhe kripė. Duke filluar nga mesi e perziejmė brumin duke mos e gatuar shumė por tė pėrzihet aq sa tė mos pijė krejt miellin, brumė i fortė dhe i shkriftė. Sipėr e spėrkatim me miell, e mbulojmė dhe e lemė tė vijė pėr 2-3 ditė. Pastaj e kapim copa dhe e lemė tė thahet pak dhe e shkoqim me dorė, e kalojmė nė sitė tė rrallė e thajmė pėrsėri. Ruhet nė vende tė thata pa lagėshti e te freskėta. Nė tenxhere shkrijmė gjalpin, hedhim trahanane dhe e skuqim lehtė, hedhim ujin e nxehtė, e perziejmė qė tė mos bėhet kokrra, shtojmė djathė tė thėrmuar ose shėllirė dhe e lėmė tė ziej per 10 minuta. Serviret e ngrohtė..

Pėr 1 kg miell duhen:


2 gota qumėsht, gjalpė 2 lugė gjelle, 1 lugė gjelle kripė.

Pastiēo me djathė

Makaronat spageti ziejnė nė ujė tė vluar me kripė pėr 10-15 minuta. Kullohen, shpėlahen,kullohen pėrsėri mirė dhe hidhen ne tavė, shtohen djathė i bardhė i thėrmuar, njė pjesė e gjalpit, vezė, pak qumėsht, piper i zi dhe tė gjitha kėto pėrzihen mirė, shtrohen nė tepsi tė lyer me yndyrė, pėrsipėr hidhet salcė bardhė, spėrkatet me gjalpė e djathė kackavall dhe piqet nė furrė pėr 25-30 minuta.

Pėr 4-5 persona duhen:


Makarona 300 gram, vezė 2 kokrra, djathė 100 gram, qumėsht 1 e 1/2 filxhan ēaji, kripė, piper, gjalpė e djathė kackavall tė grirė 1 lugė gjelle.

Musaka me patate

Patatet me madhėsi mesatare qėrohen, lahen dhe priten nė feta tė rrumbullakta, me trashėsi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa tė krijohet njė kore e lehtė. Qepa e prerė nė formė gjysmėrrethi skuqet me yndyrė nė zjarr tė javashėm nė menyrė qė tė mos digjet, por tė zbutet. Kėtu hidhen domate tė qėruara nė copa kubike, pak salcė, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet kripė, piper flete dafine. Nė tavėn e lyer me yndyrė shtrohet njė shtresė patatesh tė skuqura, mbi to gjysma e qepės, pėrsėri nje shtresė tjetėr patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepės. Mbi kėto prapė shtrohet njė pjesė patatesh. Nė njė enė kaurdiset miell me pak gjalpė, shuhet me gjumėsht, pėrzihet mirė derisa tė marrė valė, hidhet kripė dhe lihet masa tė trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezė. Salca e pėrgatitur hidhet mbi musakanė, spėrkatet me gjalpė dhe djathė kackavall. Tava vihet nė furrė pėr tu pjekur pėr 30 minuta.

Pėr 4-5 persona duhen:


Patate 1 kg, qepė 5-6 kokrra mesatare, yndyrė 3-4 filxhane kafeje, domate 4-5 kokrra ose 1 lugė gjelle salce, kripė, piper, dafinė
Pėr salcėn e bardhė duhen:
Gjalpė 1 lugė gjelle, miell 1 lugė gjelle, qumėsht 1 gote caji, vezė 1 kokėrr, kackavall ose djathė tė thėrmuar njė lugė gjelle

Patėllxhanė tė mbushur

Patėllxhanėve u qėrohet bishti, u hiqet lėkura nė tre rripa sipėr dhe nga tė dyja anėt. Priten pėr sė gjati te pjesa e sipėrme deri nė mes tė tulit. Patėllxhanėt vendosen nė ujė me kripė pėr gjysėm ore. Ndėrkohė nė tigan me yndyrė skuqet qepa e grirė nė formė gjysėmrrethi,shtohen domate tė qėruara dhe tė prere nė copa tė vogla; vazhdon kaurdisja nė zjarr tė avashėm nė mėnyrė qė qepa tė zbutet. Nė fund shtohen hudhra tė grira, majdanoz, kripė, piper dhe pak uthull. Patėllxhanet kullohen, shpėlahen dhe skuqen nė tigan me pak yndyrė pastaj rreshtohen nė tavė, hapen nė vendin e prerė dhe mbushen me masėn e pėrgatitur. Sipėr u vihet nga njė fetė domate.
Shtohet fare pak ujė dhe piqen pėr njė orė nė furrė jo shumė te nxehtė.

Pėr 4-5 persona duhen:


Patėllxhanė 1 kg, qepė 6-7 kokrra ose salcė njė lugė gjelle, hudhra 2 kokrra, kripė, piper, majdanoz.

Burani

Spinaqi pastrohet, lahet dhe pėrvėlohet nė ujė tė vluar me kripė pėr 1-2 minuta. Orizi pastrohet, lahet dhe zihet derisa tė jetė gjysėm i gatshėm, pastaj i hidhet spinaqi i pėrvėluar. Veē skuqet qepa derisa tė marrė ngjyrė ari, shtohet salce domatesh, piper skuqet dhe pak dhe hidhet nė spinaqin me oriz. Tė gjitha sė bashku ziejnė dhe 10 minuta derisa orizi tė jetė gati. Nė fund mund ti hidhet kopėr ose nenexhik.

Pėr 4-5 persona duhen:


Spinaq 1kg, oriz 1 filxhan kafeje, vaj 4-5 lugė gjelle, qepė 1 kokėrr, salce 1 lugė gjelle, kripė, piper, kopėr

Tavė Elbasani

Tava e Elbasanit pėrgatitet me mish qengji ose dashi. Po tė jete me mish qengji ai piqet drejtėpėrdrejtė ndėrsa me mish dashi zihet mė parė. Mishi pritet nė thela, vendoset nė tepsi, i hidhet pėrsipėr gjalpė dhe futet nė furrė ose nė tavė me korent. Herė pas herė i hidhet nga pak ujė qė tė mos thahet. Pasi tė piqet hiqet nga furra.
Nė tenxhere me gjalpė kaurdiset pak miell derisa tė zverdhet, por jo tė skuqet; shtohet lėngu i mishit tė pjekur i holluar me ujė, pėrzihen dhe vlojnė derisa tė krijohet njė salcė e trashė. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezė, kripė dhe pėrzihen mirė. Nė tavė hidhet oris gjysmė i zier, radhiten thelat e mishit, sipėr hidhet masa e pėrgatitur, pak gjalpė dhe piqet nė furrė.
Nė qoftė se ėshtė mish dashi, ai mė parė duhet tė ziejė. 10-15 minuta para pėrfundimit tė zierjes sė mishit, hidhet pak oriz. Nė tenxhere rrihen vezėt, shtohet miell, kos, lėng mishi, gjalpė dhe kripė.
Copat e mishit vendosen nė tavė sė bashku me orizin, mbi to hidhet masa e pėrgatitur dhe gjalpė i freskėt. Piqet nė furrė derisa nė sipėrfaqe tė krijohet njė cipė e kuqe.

Pėr 4-5 persona duhen:


Mish 500 g. gjalpė 2 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugė gjelle, oriz 1 lugė gjelle,kripė.

Dollma me lakėr

Lakra e bardhė pastrohet nga gjethet e dėmtuara dhe kocani, vendoset nė tenxhere me ujė tė vluar dhe kripė dhe zihet pėr 7-10 minuta derisa tė zbutet pak. Pastaj i kullohet uji, i hapen gjethet dhe kėrcinjtė e fortė. Nė fillim tė gjethes vendoset mbushja e cila mund tė pėrdoret me perime tė ndryshme si karrota, qepė, selino tė pėrziera me oriz gjysėm tė zier ose me kimė tė pėrzier me oriz. Dollmat palosen nė formė rruli duke i futur anėt nga brenda. Nė njė tenxhere tė cekėt ato vendosen nė 2 shtresa u shtohet pak ujė dhe lihen nė zjarr tė avashtė pėr 30 minuta.
Mbushja pėrgatitet me mish tė grirė tė pakaurdisur, duke e pėrzier me qepė tė grira hollė, oriz gjysėm tė zier, kripė dhe piper.

Pėr 4-5 persona duhen:


Lakėr 1kg, mish i grirė 200 gram ose njė filxhan ēaji, qepė 2 kokrra, oriz 2 filxhanė kafeje, kripė, piper.

Ēomlek me qepė

Qepujkat (qepėt sa njė kokėrr arre) qėrohen dhe tė paprera skuqen nė tigan me yndyrė e hidhen nė tenxhere. Nė tigan hidhet njė kokėrr qepė e grirė hollė, kaurdiset pak, shtohet salcė dhe pasi kaurdisen sė bashku shuhen me verė tė kuqe ose tė bardhė, shtohet kripė, piper, ujė dhe hudhra.
Tenxherja mbulohet mirė dhe lihet nė zjarr te javashėm pėr 20-30 minuta.

Pėr 4-5 persona duhen:


Qepė 1 kg, vaj 2 filxhanė kafeje, salcė 1 luge gjelle, verė njė filxhan kafeje, hudhėr njė kokėrr, kripė, piper, 2 fletė dafine

Gjyveē me patate

Mishi pritet nė thela, skuqet me qepė, shtohet pak salcė domate ose domate tė grira hollė, kripė, piper, dafinė, ujė sa tė mbulohet mishi dhe lihet tė ziejė nė zjarr tė ngadaltė.
Ndėrkaq pėrgatiten patatet tė cilat pastrohen, lahen, priten nė feta tė rrumbullakėta me trashėsi 1 cm dhe skuqen lehtė me yndyrė.
Nė tavė vendosen thelat e mishit, mbi to patatet, kripė, piper, pak spec i kuq dhe nė fund lėngu i mishit. Tava lihet nė furrė pėr gjysmė ore. Pasi hiqet gjyveēi, vihet nė pjatė dhe spėrkatet me lėngun e vet e majdanoz tė grirė hollė.

Pėr 4-5 persona duhen:


Mish 500 g. patate 1.5 kg. Vaj 4-5 lugė gjelle, qepė 1 kokėrr, salcė domate 1 lugė gjelle jo e plotė, kripė, piper i zi, spec i kuq, majdanoz.

Qofte tė fėrguara

Qoftet pėrgatiten zakonisht me mish lope tė pėrzier me mish derri; nė kėtė rast ato dalin mė tė buta dhe mė tė shijshme
Mishi pritet nė copa tė vogla dhe grihet nė makinė sė bashku me qepėn dhe hudhrat. Nė masėn e mishit hidhet vezė, kripė, piper i zi, majdanoz dhe bukė bajate e zbutur me qumėsht ose ujė (bukė merret te 25% nga pesha e mishit). Masa pėrzihet mirė dhe ndahet nė qofte; ēdo qofteje i jepet forma e rrumbullakėt ose ovale, pastaj kalohen nė miell dhe skuqen nė tigan me yndyrė nga tė dyja anėt. Duhet pasur parasysh se qofteve gjatė fėrgimit nuk u duhet hedhur shumė yndyrė.
Shoqėrohen me patate tė skuqura, pure patate, perime tė tjera tė ziera ose tė skuqura, pilaf, makarona etj.

Pėr 4-5 persona duhen:


Mish 1 filxhan ēaji, qepė 2 kokrra, bukė 75 g. (2 feta), vezė 1 kokėrr, kripė, piper, majdanoz, miell 2 lugė gjelle, vaj 4-5 lugė, perime sipas dėshirės.

Kukureci

Zorrėt e qengjit pastrohen mirė dhe lahen duke i kthyer nga tė dyja anėt. Merren mėlēitė, gjėndrat, dhjamėrat, gabzerret, mushkėritė dhe priten nė copa kubike mesatare. U hidhet kripė, piper i zi, rigon tė cilat pėrzihen, pastaj shkohen me radhė nė hell njė copė mushkri, njė copė gjendėr, njė copė mushkri e kėshtu me radhė. Si tė jenė shkuar tė gjitha tė brendshmet nė hell pleksen me zorrėt sipėr duke i mbuluar kėto. Kukureci bėhet mė i shijshėm kur piqet nė hell, mbi prush ose nė furrė me zjarr tė ngadaltė nė mėnyrė qė tė mos pėrvėlohet. Si tė jetė skuqur nga tė gjitha anėt, hiqet nga helli, vendoset nė pjatė dhe i hidhet piper i zi i bluar.
Gjatė pjekjes nė furrė spėrkaten me lėngun e vet duke i hedhur edhe pak yndyrė.

Pėr 4-5 persona duhen:


Zorrė 1 palė, tė brendshme 300 g. kripė, piper, spec i kuq, rigon, yndyrė 2-3 lugė gjelle.

Pulė me arra

Pula e pastruar dhe e larė pritet nė thela, vendoset nė tenxhere, hidhet ujė i vluar aq sa tė mbulohen thelat, shtohet pak kripė,piper i zi dhe zihet nė zjarr tė ngadalshėm derisa tė bėhet gati.
Nė njė tenxhere me gjalpė kaurdiset mielli, shtohet lėngu i pulės duke e pėrzier mirė qė tė mos krijohen kokrra dhe lihet tė ziejė pėr 2-3 minuta derisa lėngu tė trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe pėrzihet me arra tė shtypura. Salca rregullohet me hudhra tė shtypura, uthull, kripė, piper tė zi e thelpinj arre dhe mbahet nė vend tė ngrohtė, por pa marrė valė.
Gjatė servirjes nė pjatė vendoset pula e cila mbulohet me salcėn e pėrgatitur. Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniturė.

Pėr 4-5 persona duhen:


Pulė 500-600 g. gjalpė 50g. arra 2 filxhane kafeje, hudhra 1 kokėrr, uthull 2 lugė gjelle, miell 1 lugė gjelle, kripė, piper.

Ėmbėlsira - Desserts

Kabuni me rrush tė thatė

Orizi pastrohet, lahet dhe kaurdiset me gjalpė, pastaj shtohet lėng mishi (mundėsisht dashi) ose ujė, rrush i thatė (shpėlahet mė parė me ujė tė vakėt), pak kripė dhe vihet tė ziejė. Kur ėshtė thithur pothuajse i gjithė lėngu dhe nė sipėrfaqe janė krijuar vrima, hiqet nga zjarri, pėrzihet me sheqer, kanellė e karafil tė bluar. E mbulojmė me kapak dhe e leme ne nje vend te ngrohte. Masa hidhet nė forma ose filxhanė dhe pastaj pėrmbyset. Pėr kabuni masa e orizit dhe e lėngut merret si pėr pilaf tė zakonshėm: 1 kg oriz me 2 litra ujė.

Pėr 4-5 persona duhen:


Oriz 1 gotė uji, lėng mishi 2 gota uji, rrush i thatė 1 filxhan kafeje, sheqer 1 filxhan caji, gjalp 3-4 lugė gjelle.

Sheqerpare

Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezėt pjesė-pjesė duke i rrahur vazdimisht dhe nė fund hidhet mielli i perzier me sodė. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen nė tavė tė lyer me yndyrė. Lihet tė piqet pėr 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur tė vlohet i hidhet shėrbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes qė shėrbeti tė mos i hidhet i nxehtė pasi sheqerparet qullosen.

Pėr 25 copė duhen:


Pėr brumin:
Miell 3 gota uji, gjalpė 1 gote, vezė 1 kokėrr ose 2 tė verdha, sodė njė majė luge kafeje, pak vanilje, sheqer 1 gotė uji.
Pėr shėrbetin duhen:
2 gota sheqer, njė gotė e gjysmė ujė.

Shėndetlie

Nė njė enė pėrzihen mirė vezėt sheqeri, mjalti, gjalpi dhe nė fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i pėrzier me sodė. Zihet brumi i cili nuk duhet tė punohet shumė qė tė mos bėhet elastik. Brumi i pėrgatitur vendoset nė tavė tė lyer me yndyrė, rrafshohet me dorė, lyhet sipėrfaqja me vezė, bėhen disa vija me pirun nė formė rombi dhe hidhet shėrbet i vakur i aromatizuar me vanilje.

Pėr 25 copė duhen:


Miell 3 gota uji , sheqer 1 gotė uji, mjaltė 2-3 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, sodė njė majė luge kafeje, arra 1-2 filxhanė kafeje, gjalpė 2 filxhanė kafeje, pak vanilje dhe ujė 2 filxhana kafeje.
Pėr shėrbetin:
Sheqer 3 gota uji, ujė 2 gota e gjysėm

Tullumba

Brumi pėr tullumba pėrgatitet duke zier nė uje miell sė bashku me gjalpė ose yndyrė tjetėr dhe pas zierjes ky brumė pėrzihet me sasi tė madhe vezėsh, Pėr ti dhėnė formėn tullumbave pėrdoret njė vegėl e dhėmbėzuar. Forma mbushet me brumė dhe vihen tė piqen nga tė dyja anėt nė zjarr tė nxehtė. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen nė shėrbet tė ftohtė ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen nė pjatė.

Pėr 25 copė duhen:


Pėr brumin:
Miell 1 gotė, vaj ose gjalpė 2-3 lugė gjelle, vezė 3-4 kokrra, pak kripė e sheqer, ujė trecerek gote.
Pėr shurupin:
Sheqer 2 gota, ujė 2 gota, vaj pėr skuqje.

Marrė nga

  Guzhina Shqipėtare

www.albaniantime.ca