Lajmet Kanadeze

www.albaniantime.ca

15 Gusht 2006

Text Box:            “In Between”
    Pikerisht ne kulmin e alarmit mediatik rreth migrimit te trurit nga Shqiperia, nje vend  i vogel evropian, me nje demokraci te  brishte pas nje sundimi  gjysem-shekullor  nga nje prej diktaturave - monster te regjimit komunist, intelektuali Arben Kodra, arkitekt me nje karriere te shquar e njekohesisht petagog ne UT, shterngon ne dore, si nje femije lodren e tij te cmuar:  -biletat e fluturimit per ne Kanada.Arben Kodra ne pershpejtimin per te ikur  ne Kanada, ka shitur gjithcka nga pronat e tij, qe nga vila luksoze deri tek mercedezi i tij  i preferuar. Ka falur dhe dhuruar gjithcka, per Arben Kodren ikja eshte e  perhershme.        Pasi gjithcka eshte bere gati per fluturimin e neserm  ne Kanada, Arben Kodra  ka ftuar profesorin  e anglishtes  ne  kafenene  e tyre te preferuar. Per familjen Kodra  , ky plak  i mencur  deri ne madheshti, me teper se nje  mesues anglishteje ishte nje ure lidhje me perendimin.        Profesori plak i befasuar  nga perngutja  e ikjes  se mikut tij  e ndjen se brendeshmi  ti rikujtoje  intelektualit  Kodra se “ Qe te behesh nje  qytetar i denje i nje shteti tjeter , pikesepari  duhet te duash deri ne dhimbje vendin tend, me gjithcka te tijen…. “Folu ne shqip femijeve ne menyre qe brezat e ardheshem te mot e harrojne  kurre  prejardhjen,” ishte togfjaleshi qe  i kemboi ne veshe Arben Kodres pergjate gjith udhetimit te tij drejt Kanadase.       Pasi jane sistemuar ne nje prej hoteleve me luksoze te Torontos, Arben Kodra duke prekur me  dore endrren  e tij  gatuar ne vite I ofron familjes se tij nje turne ne vendet  me te bukura te  Kanadase.Pak kohe me vone  familja Kodra  renton nje vile te shtrejte e cila  pajton shijet prej arkitekti te z. Kodra.Femijet e  talentuar  jane integruar shpejt dhe po shkojne mire ne shkolle.   Vajza, Besa, e bukur  si rreze dielli, vazhdon universitetin e torontos deshiron qe nje dite te jete mjeke   Arturi i talentuar arrin te shkruaj programe kompiuteri qe shume kompani i perdorin ne biznesin e tyre...       Ditet kalojne shpejt, hareshem, te lumtura, kur befas, sinjali i pare si perpjekje per te  shkundur familjen Kodra nga kjo parajse prej endrre, vjen nga Donika, bashkeshortja e tij e mrekullueshme , dhe ajo me nje karriere te shkelqyer  si menaxherene nje prej bankave  me te medha shqiptare  Po shpenzohet pa kriter dhe rresikshem…!” Megjithese per arkitektin kodra , ky alarm tingellon si  nje shqetesim  i  rendomte amvise, ai jep consensus. Fitimet qe kishim me pare ne vit ketu do ti kemi ne muaj, e qeteson ai te shoqen. “Experience Kanadeze? Sory”… keto ishin fjalet qe Arben Kodra degjoi ne cdo vend qe dergonte rezumene e tij.    Jeta rrjedh vrudhshem dhe Arben Kodres s’mund ti shpetoje  nga vemendja e tij se  dicka  brenda familjes se tij nuk shkon.Cpo ngjet me ta-eshte nje pyetje  e shpeshte  per Arben Kodren, gjendur shpesh here e me shume, befasues ndaj heshtjes  se aplikimeve te shumta per punesim   …Si ne nje skenar filmi,krejt papritur, ne formen me befasuese, teksa Donika gjendet ne nje stacion autobuzi, sheh ti rrije perballe saj, i  tronditur jo me  pak se ajo Kreshniku, dashuria e saj e pare, bashkestudent dhe me vone  arkitekt i shquar I cili punoi vite e vite me radhe me te shoqin Arbenin. Kreshniku  pasi ka mundur te perzgjedhe rrugen e tij te suksesit ne   Canada vend I cili  i ofroi gjithcka, eshte nje prej bisnesmeneve  me te sukseshem te Torontos.E gjendur ne nje vakum shpirteror Donika ndjene nevojen e  takimit  me te shpeshte   me Nikun dhe nje dite , ne fshetesi  ajo vendose te filloje pune  si kamajere ne nej prej  bareve luksoz te te tij.     Nga ana  e saj Besa ben puplike   ne familje dashurine  me David, nje djale  rreth te tridhjetave, bisnesmen. Si vajza me  e lumtur ne bote ajo pret miratimin e prinderve te saj per  fejesen  me Devid.     Artur, pasi nuk mund ti shpetoi evazioni fiscal qe ka mberthyer familjen  e cila prej muajsh ka rentuar nje ap  -basement, i bindur ne talentin del te shese programet e tij bizneseve te vegjel.     Frank nje ish mafioz I mbytur ne borxhe, me nje biznes qe nuk arrin te paguaj as interesin e parave te investuara,  pasi eshte bindur ne talentin e  Arturit e binde  ate qe me programet e tij  te sigurojne para duke thyer kode trnsfertash ne internet.Artur behet deshmitar I vrasies makaber te bosit te tij nga David I fejuari I motres se tij.David  megjithese  e di mire se mbetja gjadhe e  Arturit   eshte nje deshmi e rrezikshme, krejt kunder zakonit tij nisur nga dashuria e madhe  per  Besen e fallen ate me kusht – “Nese  deshiron te jetosh, kete fakt duhet ta fshishe nga memorja.”Por djaloshit i eshte trazuar jeta . E vetmja rruge shpetimi  sipas tij mbetet kthimi prapa , ne Shqiperi, ne jeten e meparshme.
 Por si rrjedhin ngjarjet? Kjo mbetet te mesohet nga  zgjidhja qe regjisori Fatmir Doga  i ka dhene zhvillimit te ngjarjeve….
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

   

 Dokument i ri pėr emigrantėt nė Kanada
High-tech security.
Lendit emigrant tė reja

OTTAWA 11 Tetor 2001.
Karta tė reja identifikimi pėr tė gjithė lendit emigrant nė Kanada. Kjo u vendos nga autoritetet Kanadeze dhe pėr kėtė qėllim u aprovuan edhe 18 million dollar.

Dokumenti I ri me tė cilin do tė paisen tė gjithė emigrantet qė fitojnė statutin e qėndrimit nė Kanada do tė jetė plastik i ngjajshėm me driver’s license (patentat) ose health card (karta e shėndetėsisė).

 Ky ndryshim bėn pjesė nė masat qė po merren pėr sigurinė nacionale.

Kanadaja jep rreth 200 mijė lendit emigrant nė vit dhe me document tė vjeter janė  me miliona te cilet shumė shpejt do tė kenė dokumentin e ri. Dokumenti i ri  ku do tė shenohet statuti i emigrantit dhe shumė informacione rreth mbajtėsit do tė ketė tė printuar edhe shennjat digjitale.Mundėsia pėr ta fallsifikuar atė do te jetė 0%.Ky dokument do tė paraqitet nga mbajtėsi nė tė gjitha doganat e vendeve ku do tė udhetojė dhe do tė mbahet deri nė momentin qė emigranti tė bėhet nėnshtetas Kanadez.

Fatmir Doga


Ottawa 5 Tetor 2001

Ndryshime rrėnjėsore nė emigracion.
Luftė kundra terrorizmit :

Qeveria federale e ka rritur presionin nė parlamentin Kanadez pėr tė filluar diskutimin e ligjit tė ri pėr emigracionin dhe qė tė arrihet sa mė shpejt nė aprovimin te kėtij ligji. Dje ministri i emigracionit Elinor Caplan ka kėrkuar pėrsėri nga dhoma e lartė e deputeteve qė tė fillohet dhe tė aprovohet sa mė shpejt ligji i ri me rregulla tė reja  pėr emigracionin nė Kanada.

Duhet qė sa mė shpert tė pėrfundojnė diskutimet rreth ligjit : Bill 11 dhe tė adoptohen rregulla tė forta kundra terrorizmit. Punonjės tė ministrisė sė emigracionit u shprehėn qė edhe sikur ky ligh tė aprovohet tani nuk mund tė vihen nė funksionim para pranverės sepse na duhet tė bėjmė shumė ndryshime dhe tė paisemi me disa mjete tė domosdoshme pėr kėtė qėllim.

 Propozimi i ri nė lidhje me Bill 11 qė ėshtė qė para 25 vjetesh duhet adoptuar dhe dhėnė mė shumė vėmėndje e vecante luftės kundra terrorizmit.

Duhet parė nė mėnyrė tė vecantė ekzaminimi i kėrkesės pėr azil politik te tė ardhurve tė rinj nė lidhje me statutin qė duhet dhėnė qoftė politik qoftė ekonomik dhe tė deportohen ata qė nuk i plotesojnė kushtet pėr tė patur njė status tė tillė, mbi tė gjitha depėrtimi i personave qė paraqesin  rrezikshmėri pėr shoqerinė Kanadeze.

Natyrisht  ky diskutim ka ngjallur debate tė ndryshme, disa janė shprehur se emigracioni i ka tė gjitha mundėsitė pėr tė filluar njė punė tė tillė dhe e ka edhe teknollogjinė e duhur pėr kėtė qėllim por problemet kanė lindur nga shkurtimet e administratės nė vitet e fundit pėr tė patur njė ballancim me shpenzimet.

Pėr kėtė qėllim ministria e emigracionit tha se qeveria i ka akorduar emigracionit 139 million dollar.

Ward Elcok, drejtori i Canadian Security Intelligence Service intervenoi dje nė dhomėn e deputetėve se qeveria ka akorduar fonde edhe pėr instutucionin tonė qė tė koordinojė veprimet nė lidhje me luften kundra terrorizmit.

Rregulla e ligje tė reja do tė aplikohen edhe nė lidhje me levizjet e qytetareve pėr nė USA dhe anasielltas. Pėr kėtė qėllim ministri i jashtem i Kanadasė John Manley tha qė po punohet pėr krijimin e tė ashtuquajtures “perimeter continental” ku pėrvec Kanadasė dhe USA-ės  mund tė pėrfshihet edhe Meksika.

Ministria e drejtesisė Anne McLellan deklaroi se po punohet qė tė bėhen dryshime edhe nė kodin penal pėr tė adoptuar ligje qė tė jene sa me te pėrshtatshme pėr luften kundra terrorizmit.

F. Doga


Ottawa: 27 shtator 2001

Momentalisht, me shume vemendje sigurimit se sa programeve sociale

Qeveria Kanadeze ka vendosur ne syrtare per momentin programet soliale qe ishin ne program gjat ketij sezoni dhe ka vendosur ti kushtoje me shume vemendje sigurise se pupullates. Kjo pas situates se re te shkaktuar nga tragjedia qe ndodhi ne NY SH.B.A.

Qeveria ka vendosur qe te rrise numerin e sherbimeve te sigurimit, te permirsoje sherbimin e doganave dhe te ri shikoje rolin e forcave te armatosura. Te gjitha keto kerkojne edhe nje mbeshtetje te madhe finaciare. Keshtu qe qeveria ka vendosur qe ti siguroje keto shuma te medha parash duke marre nga tepricat finaciare, nga fondet qe ishin caktuar per te mbuluar borxhin e brendshem dhe duke shkurtuar disa fonde nga programet sociale qe nuk jane dhe aq urgjente ne kete moment.

Ne bledhjen e djeshme te qeverise Liberale presidenti i caucus Paul Martin deklaroi se do ti japim prioritet kryesore sigurise.

Persa i takon anes financiare edhe kanadaja ashtu si shume vende te botes eshte prekur nga kriza e cila u shkaktua nga tragjedia e 11 Shtatorit. Te paret qe paguan kete krize jane shoqerite ajrore. vetem Air Canada pushoi nga puna dje dhe sot 8,800 punetore, dhe nuk do te mbaroje ketu. Air Canada qe vitin e kaluar bleu edhe Cnadian Airline ka gjithsej 40,000 punonjes.

Kerkeses se tyre per $2-3 miljard ndihme nga qeveria momentalisht ministri i finacave i eshte pergjigjur negativisht. 

Por ekspertet e ekonomise Kanadeze thone qe kjo eshte vetem ne situate provizore qe mund te zgjase disa muaj dhe qe shume shpejt ekonomia do te kthehet ne normalitet dhe shume punonjes do mund te merren perseri ne vendin e punes ku punonin. 


Virus i ri... vjen me e-mail dhe fshin gjithcka

Ekspertėt e informatikės lajmėruan dje pėr njė virus  tė ri i cili vjen nepėrmjet e-mailit dhe qė kėrkon tė votoni nė lidhje me tragjedinė e ndodhur nė NY USA. "Peace between America and Islam" (Paqe ndėrmjet Amerikes dhe Myslymanėve) kėshtu titullohet e-maili qė vjen dhe nė trupin e-mailit shkruan: "Hi. Is it a war against America or Islam!? Let's vote to live in peace!"

 

Nėse hapet attachmenti "WTC.exe virusi fshin tė gjitha files(dosjet) nė hard drajvin e kompiutėrit dhe u nis njė kopie te virusit tė gjitha E-maileve qė ju keni nė address book. gjithashtu ky virus infekton tė gjitha faqet e internetit nė atė kompiutėr ku janė hosted,(servirura) nga tė cilat lexohet America... few days will show you what we can do!!! It's our turn...Gjithashtu ky virus sapo futet fshin cfardo lloj programi antivirus qė gjėndet nė kompiutėr. Gjithashtu ky virus ka edhe shumė lidhje e tė fshehta tė tjera shumė tė rrezikshme. Pra ėshtė njė virus qė mund t'iu shkatėrroj gjithcka keni nė kompiutėr dhe tė bėjė tė njėjtėn gjė edhe me kompiuterat e shokeve dhe miqve tuaj pa dijeninė tuaj.

Ajo qė duhet bėrė ėshtė qė sapo nė kompiterin tuaj tė futet ndonjė e-mail me ndonjė nga tė dhėnat qė pėrmendėm mė lart tė bėhet delejtė menjėher dhe tė mos beheni kurioz e ta hapni sepse do ta shikoni qė kėto qė thamė mė lart janė 100% tė vėrteta. 


Virus West Nil shkakton 9 viktima nė Kanada. (E Shtune 18 Gusht 2001)

West Nile sapo ka kaluar kufirin dhe ėshtė futur nė territorin e Kanadasė. Momentalisht gjėndet nė zonėn e Windsor dhe ka shkaktuar vdekjen e 9 personave dhe infektuar shumė tė tjerė.
Autoritetet e shėndetėsisė Kanadeze po ndjekin me shumė vėmendje nga afėr levizjen dhe pasojat e kėtij virusi tė rrezikshėm.
Ka piknisjen nga New York City thotė njė specialist i Toronto Public Health dhe po pėrhapet nė tė gjithė veriun.
Ky virus mbartet nga zogjtė dhe transmetohet nė trupin e njeriut nėpėrmjet pickimit tė mushkojave.
Autoritetet Kanadeze tė mjeksisė kėshillojnė tė gjithė banorėt qė tė kenė shumė kujdes nga zogjtė e ngordhur. Autoritetet Kanadeze kane vendosur nė dispozicjon specialistė te cilet do merren me zbulimin e shkaqeve te ngordhjes se zogjve. Nė rast se vihen re zogj tė tillė mund tė thirrni nė kėtė numėr telefoni 416 – 338 - 7600.
Por qytetarėt nė mėnyrė apsolute nuk duhet ti prekin zogjtė e ngordhur.

Ja disa nga shenjat e tė sėmureve nga ky virus:

Temperaturė

Dhimbje koke

Kruarje e trupit

Marrje mendėsh dhe humbje e ekujlibrit

Gjendje kome

Dridhje

Dhimbje muskujsh

Paralisė etj.

Kėto shenja janė vėnė re nė njerezit e infektuar nga ky virus. Duhet patur kujdes, sepse deri tani nuk ėshtė gjetur asnjė lloj vaksine ose ilaēi qė mund tė parandalojė ose ta sherojė kėtė sėmundje.


 

Qeveria Kanadeze pregatit planin pėr investimin e 1.4 Bilion Dollarve nė ndėrtimin e shtėpive me qera.(E Prem 18 Gusht 2001)

Ministria e strehimit pranoi qė tė investohen 1.4 bilion dollar pėr ndėrtimin e banesave qė do tė jepen me qera.
Kjo ėshtė njė ditė shumė e mirė pėr kanadezet qė kanė probleme strehimi, Tha dje ministri i strehimit Kanadez Alfonso Gagliano.
Nė mbledhjen dy ditore qė po zhvillohet nė London On, vėmėndja kryesore ėshtė tek qeraja e banesave.
Gjat fushatės elektorale Partia Liberale premtoi qė do tė shpenzojė 680 milion mė shumė pėr tė ndėrtuar rreth 80.000 mė shumė apartamente me qera.
Tani po diskutohet sasia e tė hollave qė do tė investojė provinca dhe sa do tė investojė Qeveria. Pėr kėtė qėllim ėshtė menduar qė tė bėhėt edhe njė mbledhie tjetėr nė Nėntor.
Ajo qė po kėrkohet tė bėhet ėshtė qė tė ketė sa mė shumė shtėpi sidomos pėr qytetarėt qė kanė tė ardhura tė ulta tė sigurohet njė qera sa mė e ulėt.


Festival of the Bands

Me 17 gusht me rastin e Labour Day ditės tradicionale tė mbylljes sė stinės sė verės,
Canadian National Exhibition organizon kėtė festival nga 17 Gushti deri me 3 Shtator 2001 nė orėn 9 pm nė National Trade Centre.
Do tė jetė njė "Ferr" i vėrtetė sic u shprehėn organizatorė e kėtij festivali. Do ketė muzikė kėrcime lojra tė ndryshme, programe pėr fėmijė etj. Njė gjė tjeter shumė interesante ėshtė edhe "The Farm, Food and Fuga" njė prezantim i jashtzakonshėm i prodhimeve buqėsore, i recetave ushqimore popullore nga mė tė ndryshmet dhe i tė gjitha kafshėve qė rriten nė Ontario. Pėr kėtė ėshtė zgjedhur Automotive Building. Aktivitetet do tė jenė tė shumta por vlen tė theksohet qė ky festival ėshtė nga mė tė mėdhejtė qė zhvillohen nė Kanada ku nė programin e tij pėrfshihet edhe demostrime me airoplanė.

Pėr ata qė janė tė interesuar pėr mė shumė informacion nė anglisht mund te vizitojnė www.theex.com ose mund tė telefonojnė nė 416 – 263 - 3800

Adresa:


 

Temperatura e larte, viktima e pare.

Temperaturat e larta tė kėtyre ditėve kanė shkaktuar dje viktimėn e parė nė Toronto.
Si gjithmonė mjekėt kėshillojnė qė tė moshuarit dhe femijėt tė eleminojnė ndėnjen jashtė shtėpisė dhe nė temperatura tė larta.
Megjithse specialistet e meterologjisė parashikojnė njė rėnie tė lehtė tė temperaturės rreziku ngelet akoma i lartė.
Pėrvec teperaturave tė larta gjėndjen e keqėson edhe niveli i lartė i ndotjes sė ambientit sidomos tani qė ka filluar te fryej njė erė nga perendimi e cila po sjelle nė Kanada tė gjitha tymrat industriale tė SHBA.
Nė Ontario dhe sidomos nė Toronto janė aktivizuar tė gjitha shoqatat humanitare dhe shtetėrore me qellim qė tė krijojnė sa mė shumė qendra tė fresketa pėr kalimtaret dhe pėr personat qė mund tė ndjehen keq gjat kohės qė ndodhen jasht shpėpisė.
Pėr tė interesuarit pėr mė shume informacione dhe se c’masa duhen marrė nė raste tė ndryshme kryqi I kuq ka vendosur kėtė numėr telefoni Heath Information line 416-480-2615.
Edhe njė herė mjekėt kėshillojnė qė fėmijėt tė mbahen brenda dhe me teperatura tė ulta dhe tė moshuarit tė eleminojnė daljet nga shtėpia.
Nė raste kur vihen re komplikime shėndetėsore tė mos neglizhohen por tė thirret mjeku ose ambulanca nė 911.
Nuk duhen harruar qė temperatura e larta shkaktojnė probleme tė medha edhe kafshėve shtėpiake. Mjeket veterinar kėshillojnė qė edhe kafshet shtėpiake tė eleminohen nga kontakti me arin e nxehtė nėse nxirren jasht tė mbahen nė hije por me mire keto dite do te ishte qendrimi nė shtepi nderrimi I ujit dhe I ushqimeve sa me shpesh.


 

Kanadaja i dhuron komunės sė Bujanocit njė ndihmė tė vlefshme humanitare

Prishtinė, 29 maj  2001(QIK) - Kanadaja i ka dhuruar komunės sė Bujanocit nė Luginėn e Preshevės njė ndihmė humanitare nė vlerė prej 225 mijė dollarė qė solli ministri i jashtėm Xhon Menli, i cili dje viiztoi Beogradin. Ministri Menli nė takimin me udhėheqjen mė tė lartė tė Beogradit, u ka bėrė thirrje qė tė bashkėpunojnė me Tribunalin e Hagės i cili kėrkon dorėzimin dhe gjykimin e Millosheviqit.


 

Sėrish shpėrthen dhunė nė Kebek 23 Prill 2001

Ka pasur edhe njė natė me pėrleshje mes policisė dhe demostruesve nė takimin e nivelit tė lartė tė Amerikave nė Kuebek 

Samiti tani po shkon nė ditėn e tretė dhe tė fundit ku pritet tė ritheksohet vendimi pėr tė krijuar zonėn mė tė madhe nė botė tė tregėtisė sė lirė.

Edhe njė herė konfrontimi mes policisė dhe protestuesve ndodhi pasi ra nata.

Mė herėt nė atė qė shėnoi reagimin mė tė ashpėr nga autoritetet, policia pėrdori ēisterna me ujė dhe plumba plastike nė vend tė gazit lotsjelėls qė u pėrdor mė vonė.

Dhe ndėrkohė qė skenat ishin tė shėmtuara, numri i atyre qė u pėrfshinė nė protesta ishte relativisht i vogėl.

Takimi drejt fundit

Edhe pse udhėheqėsit e 34 vendeve nuk janė tė njė mendjeje se si tė krijohet zona e tregėtisė sė lirė nė tė gjithė Amerikėn Veriore dhe Jugore, qėllimi vazhdon tė merret nė konsoideratė.

Madje udhėheqėsit do ta bėjnė tė qartė pėr njerėzit se vetėm demokracitė do tė mirpriten nė klubin e tregėtisė sė lirė. Diktaturat ose vendet komuniste nuk mnd tė konkurojnė.

Nė Anglisht. 


 

OTTAWA

  Banka e Kanadase ne daten 6 mars 2001 njoftoi per uljen e perqindjes se interesit masen 5,25% nga 5,75 % qe ishte me pare.  Konsumatoret perfituan menjehere kur bankat me te medha ulen interesin baze te huase ne 6.75% nga 7.25%. Por ndersa ky shkurtim ishte me I madh se sa pritej , disa analiste thane se bankes qendrore do ti duhet te beje  shume perpjekje per te arritur  qellimin e saj te caktuar per te ndihmuar  ne plotesimin e nevojave te brendshme te vendit.’’Une mendoj  se nuk duhet te kete nje ulje te metejshme te interesit – tha Avery Shenfeld, ekonomist I larte  ne C.I.B.C.Kjo levizje ne banken e Kanadase , do te deprtoje dhe ne ekonomi , pasi banka ka ulur interesin e % se huase ne cdo hallke qe nga huaja e perbashket  deri ne linjat e depozitave bankare. Megjithate ,ajo do te thote qe depozituesit do te fitojne me pak interes.

  ONTARIO

Ministri shendetesise ne Ontario ,Tony Clemert, deklaroi se provinca do te investoje ne total 5,2 milion $ per nje shtese ne spitalin ST.Michael.Investimi do te behet per te pajisur nje qender te re infermierie dhe nje klinike  gastrointestinale ne shtesen qe eshte  ne ndertim e siper ne spitalin ne qender ne qytetit.

  “Mesuesja  zevendesuese, e cila eshte ne qender te ketij  skandali nuk ka abuzuar  seksualisht me nxenesin  e klases se 8 – te , me te cilin ajo takohej fshehurazi dhe shkembente letra te mbushura me batuta dashurie,por ajo eshte fajtore per nje sjellje te keqe profesionale”tha avokati I saj William Markle.

Anne Mary Markson, 33 vjece ,nje mesuese pershkruhet e shoqerueshme dhe xhentile, me floke te verdhe, vjen nga nje familje pozitive qe perfshin 2 vellezer, nje moter dhe babane , te cilet jane juriste  dhe nje moter tjeter binjake, e cila eshte  gjithashtu mesuese, mund te humbase licensen si mesuese, te paguaje nje gjobe prej 38.000 $ dhe shpenzimet e gjyqit. Avokati i saj  Mr. Markle, tha se klientja e tij ka bere gabime ne gjykim dhe zgjedhje, gabime prej budallai, por do te jete shume e rende per te po ti hiqet licensa e mesuesit.

Perkundrazi Thomas Forber, avokati i kolegjit te mesueseve insistoi qe kesaj mesueseje ne menyre absolute duhet ti hiqet e drejta per te dhene mesime. 

Ne qofte se Anne Markson I hiqet licensa , ajo do te jete  mesuesja e trete  qe humbet te drejten e mesimedhenies ne province per shkak te deklaratave seksuale ne mardhenie me studentet qe nga viti 1998, kurse numri i mesusve meshkuj eshte 23 qe nga kjo periudhe te denuar per te njejten arsye.

Anne Markson ishte perjashtuar nga Bordi Katolik i shkolles qe nga viti 1998 per shkak te ankimeve te vazhdueshme te prinderve te djalit dhe kishte kaluar si mesuese zevendesuese.

  ONTARIO

  Crregullimet mendore jane shkaqet me te zakonshme te ardhjes se djemve ne moshen e adoleshences ne spitalet e Ontarios, dhe numri I tyre vjen duke u rritur, - thuhet ne nje raport te diteve te fundit qe ka dale nga nje studim I te dhenave nga spitalet e Ontarios.

Ky numer eshte rritur me 19% duke e krahasuar me te dhenat e periudhes se viteve 91 – 97. Eksperte te semundjeve mendore theksojne se rritja e numrit te ketyre pacienteve mund te jete nje shenje e kujdesit me te madh te prinderve ndaj femijeve te tyre per keto probleme. Prindrit jane me shume te interesuar se brezat e meparshem duke krahasuar me 10 vjete me pare per gjendjen mendore te femijeve “ Per ta eshte e papranueshme qe femijet e tyre te behen dembele ose te vuajne nga ndonje lloje semundje “ tha Dr. Ron Charch, nje doktor psikiater I spitalit te Torontos, I cili merret me shqetesimet dhe problemet mendore te te rinjeve.

  TORONTO

  Disa persona, qe mbajne lente kontakti mund te jene duke I lene syte pa oksigjene. “ Vaskularizimi ndodh kur kornea ( mbulesa e tejdukshme e syrit) nuk mund te marre oksigjenin qe i duhet permes siperfaqes se kontaktit me ajrin dhe fillon te formoje ene te reja gjaku per te kompesuar kete gje. Rezultati mund te jete: shikim I demtuar ose edhe verberi.

Dr. Raimond Stejn, Shef I repartit te okulistkes ne nje spital te Torontos, thote se me e keqja eshte kur nje pacient nuk kujdeset per lentet e tij, dhe nuk I bie pas problemit “

Okulistet I nxitin pacientet qe te keshillohen me nje specialist te syve per tu siguruar ne se I kane lentet e kontaktit te pershtsteshme tamam per syte e tyre dhe pastaj te ndjekin programin qe rekomandohet per mbajtjene tyre si dhe udhezimet per mirembajtjen e lenteve.

  TORONTO

  Duke filluar nga data 5 Mars 2001 do te kete me shume numra per te telefonuar. Se pari: eshte faza e pare e mbarimit te kujteses ne nje telefonate lokale ne qofte se ke harruar ti biesh 416 para numrit me 7 shifra.

Se dyti eshte edhe nje kode I ri ne qytet 647. Kehstu qe per shume numra te rinj telefoni, faksi,lidhje interneti ne telefonin tuaj duhet te perdorni ne fillim kodin 647. Bell Canada njofton se I ka mbaruar numrat me 416 perpara.

Qe nga Janari I ketij viti konsumatoret qe benin telefonata me 7 shifra nderpriteshin per 12 sekonda duke ju kujtuar atyre te vinin  kodin para numrit.Dhe kjo u arrit ne masen 95% - raporton Bell Canada. Por ne javet ne vazhdim ju pa tjeter duhet ta perfshini kodin ne numrin qe kerkoni, perndryshe lidhja juaj nuk do te realizohet.

  TORONTO

  Te huaj, bashkpuntore e shoke u mblodhen javen e kaluar per te ndihmuar Janice Davis, pasi burri I saj dhe 3 femije te vegjel vdiqen nga zjarri qe perfshiu shtepine e saj fundjaven e kaluar.

Ne restorantin Shoeless Joe , ku Davis ishte kamariere, koleget e saj filluan nje fushate per te mbledhur te holla. Nje person dha nje cek prej 1000$ , nje tjeter kontiboi me 1500$ dhe keshtu me radhe u mblodh nje shume pre 16000$.

Nje shkendi elektrike ndoshta shkaktoi zjarr ne shtepine e  saj. Autopsit e kufomave konfirmuan qe Keith Davis ,djali I tij , 3 vjec ;vajza Mackenzie 7 vjece, dhe Madison 5 vjece, vdiqen nga flaket e zjarrit qe perfshine shtepine e tyre, per te cilen ata paguanin qira,Janice, kur u kthye nga puna te shtunen,dt 3 mars 2001 ne oren 2. 30 min.mbasdite pa tymin dhe flaket qe dilnin nga shtepia e saj ne Weston Rd.Pavaresisht nga perpjekjet e saj ,te komshinjva dhe te kalimtareve ishte e pamundur te hyje ne banese per te shpetuar njerezit qe ishin brenda.”Ajo ka humbur absolutisht gjithshka,-tha nje shok I saj,Familjen e saj shtepine e saj dhe te gjitha gjerat e vogla si fotografite,te cilat jane kujtime te mrekullueshme’’Hetimet rreth kesaj tragjedie vazhdojne.

  OTTAWA

Kanadaja njoftoi se do te shpenzoje edhe 475.000$ ne fushaten nderkombetare per cminimine zonave te minuara ne bote.Ky njoftim vjen ne pervjetorin e dyte te krijimit te shoqates per ndalimin e perdorimit te minave vrasese me qender ne Otawa.

  CALGARI

Policia e Calgarit eshte vene ne kerkim te nje burri qe perdhunoi dy vajza te vogla ,pasi mbylli ne banje kujdestaren e tyre te re. Te dyja vajzat e vogla te moshes 6 e 7 vjecare,ishin ne shtepine e tyre ne veriperendim te Calgaritte shtunen ne darke se bashku me dadon e tyre 14 vjece, kur perdhunuesi me nje thike te madhe ne dore shpertheu deren dhe hyri me force ne shtepi.Nena e vajzave ishte ne kinema, kurse babai I tyre  ne nje eskursion jashte qytetit,Kujdestarja e tyre nuk ishte prekur me dore por ishte shume e traumatizuarnga kjo ngjarje e rende.

I dyshuari pershkruhet ;I holle,igjate,me floke dhe sy kafe te erret.Policia deri tani di se I dyshuari mban nje kapele bejsbolliblu te erret me fjalet SKATE NATION te shkruara perparasaj.”Kasketa eshte e vecante, nuk ka shume si ajo perreth-tha InspektoriAl Redford.

  A E DINI SE:

--Sandra McCallum do te shkoje ne mes te shkretetires se Saharase,duke mbajtur nje kompas dhe nje harte?.Asaj do ti duhet te eci 7 dite, te vrapoje dhe ndoshta te hiqet zvarre neper reren e nxehte te Saharase 240km.Mund te duket si nje episod mbijetese nen rrezet e diellit pervelues ku gjarperinjte rreshqasin neper kembe por eshte reale.

Maratona e reres njihet si gara ne kembe me torturuese ne bote.”Kesaj I thone te shkosh atje dhe te torturosh veten per nje jave-thote McCallum,38 vjece.Duke filluar nga 1 prilli ne Morocca me qindra pjesmarres ne gare do te marrin ushqimin e tyre duke kaluar neper shkretetiren rraskapitese.Keta do te kene 9 litra uje cdo dite. McCallum eshte kanadezja e trete qe tenton kete gare .Ajo ka kaluar 10 muaj duke u sterviturne vrap,ngritje peshe dhe pedalim biciklete ne nje dhome te nxehte me temperature 43grade c.

  Vitin e kaluar ne Afrike SIDA ka vrare me shume njerez se lufta?

Ketu perfshihen lufterat ne Rep.Demokratike te Kongos, ne Sierra –Leone, ne Angole, ne Etiopi,ne Somali, ne Eritre dhe ne Sudan .Thuajse dy te tretat e 36 milione te semureve me SIDA ne bote jetojne ne Afriken Subsahariane.Ne bregun e Fildishte,SIDA vret nje mesues per cdo dite shkolle dhe ne Botsvane jetegjatesia ka rene nga 70 vjec ne 41 vjec.Ne Zimbabve pritet qe aty nga viti 2005,HIV-idhe SIDA te perpijne 60%te buxhetit te shendetsise, e madje edhe ai nuk do te jete I mjaftueshem.

  Materialet jane marre nga gazeta: GLOBE AND MAIL, THE TORONTO STAR & TODAY.     Ato u perkthyen per ju nga RAIMONDA DEMAJ.