Emigrimi n Kanada

www.albaniantime.ca

 

EMIGRIMI NE CANADA

UDHEZUES PER EMIGRANTET  E PAVARUR

Pergatitur nga Semi Balili / Paralegal / Legal / Solution

  PERMBAJTJA 

1.       VESHTRIM I PERGJITHSHEM

2.       VLERESIMI ME SISTEMIN E PIKEVE

3.       DOKUMENTET QE DO TE SHOQEROJNE FORMULARIN TUAJ JANE:

4.       DETYRIMET FINANCIARE

5.       KUSHTET FINANCIARE PER TU VENDOSUR NE KANADA

6.       PENGESA QE MUND TE VONOJNE PROCESIN E APLIKIMIT TUAJ

7.       PAK FJALE PER LEGAL SOLUTIONS DHE SEMI BALILIN, PARALEGAL

 

 1-VESHTRIM I PERGJITHSHEM

Aplikimi si Indipendet Immigrant / Skilled Worker eshte nje nga menyrat per emigrim ne Kanada.

Keto faqe shpjegojne procesin e aplikimit si Independent Immigrant per rezidence te perhershme ne Kanada si dhe permbajne informacion mbi kriterin e seleksionimit dhe te vleresimit per tu kualifikuar si aplikant.

Imigracioni Kanadez per te vleresuar emigrantet e mundshem perdor sistemin e vleresimit me pike per secilin faktor te meposhtem. Vetem duke u bazuar ne piket qe do te mblidhni do te vendosim ne se mund te aplikoni .

  2. VLERESIMI ME SISTEMIN E PIKEVE

  Faktoret kryesore per vleresimin me sistemin e pikeve jane:

      - Mosha

      - Niveli i arsimit

      - Vleresim per edukimin e nevojshem per profesionin tuaj  (ETF)

      - Profesioni qe do te ushtroni  ne Kanada

      - Eksperienca ( vite)ne profesionin qe keni

      - Aftesia ne anglisht apo frengjisht

      - Faktori demografik ( I percaktuar 8 pike)

      - Aftesia per tu pershtatur/integruar ne Kanada.

      - Te aferm ne Kanada 

  •  Persa i perket pikes se pare moshes, personat ne moshen 21 deri 44  vjec marrin piket maksimale. 10 pike

  • Persa i perket arsimimit:

- 18 pike ata qe kane Master apo PH D grade.

- 15 pike personat qe kane kryer  universitetin

- 13 pike ata qe kane mbaruar te pakten nje vit universitet               

- 10 pike per ata qe kane mbaruar  vetem gjimnazin apo shkolle te mesme  

profesionale 

Pra 18 pike jane piket maksimale qe mund te merren, por 15 pike eshte i kenaqshem. 

  • Per vleresimin e arsimimit te kerkuar per profesionin tuaj (ETF).

Percaktimi i pikeve behet ne baze te profesionit qe keni dhe vleresimi eshte bere nga Human Resources Canada Center.   

  • Profesioni qe do te ushtroni ne Kanada:  vleresimi me pike per profesionin eshte i percaktuar ne nje liste  te  percaktuar  qe quhet:  General Occupation List  

  • Eksperienca e punes:   vleresimi ne pike behet ne varesi te pikeve qe merr profesioni juaj  ne listen e  percaktuar te E.T.F. psh ne se profesioni Arkitekt merr 15 pike ne ETF liste, per nje vit pune merr 2 pike, per 3 vjet 6 pike e kesht me rradhe.

 

ETF  Piket

1 Vit

2 Vjet

3 Vjet

4 Vjet

15

2

4

6

6

17-18

2

4

6

8

 

  •  Aftesia ne anglisht apo frengjisht: do te duhet te zgjidhni nder keto percaktime 

Shume mire

Mire

Me veshtiresi

9 pike

6 pike

0 pike

 

Me Shume Mire  nenkupton:  asnje veshtiresi ne komunikim , ne biseda sociale dhe profesionale.

Me Mire:  te mund te flasesh mbi veten dhe biseda te thjeshta.

Me Veshtiresi: mund te komunikosh shume pak.

Aftesia ne frengjisht vleresohet njesoj .  

  •  Faktori demografik  eshte nje numer i percaktuar nga qeveria federale .

Jepini  vetes 8 pike plus 

  • Aftesia  per tu pershtatur eshte nje faktor qe percaktohet nga

nga oficeri i imigracioni qe do tju intervistoje.

minimalja-0   maksimalja-10    Mund ti jepni vehtes 6 pike. 

  • Te aferm ne Kanada jane vella, moter, baba, gjysh, teze,daje, mbese apo nip

    qe jetojne ne Kanada (bonus).5 pike 

Ne qofte se pas vlersimit qe do te beni nuk kapni 70 pike me mire mos e nisni kete proces sepse pagesa administrative qe eshte $ 500 kanadez dhe qe dergohet me formularin  nuk ju kthehet dhe ne qofte se nuk pranoheni per interviste.

       3         DOKUMENTET QE DO TE SHOQEROJNE FORMULARIN TUAJ JANE: 

  • Dokument qe verteton identitetin dhe gjendjen tuaj civile:  certifikate

martese certifikate  lindje, cerifikate divorci apo certifikate  vdekje ( ne se aplikohet). (origjinale)

Ne qofte gjate procedimit te aplikimit apo marrjes se rezidences, gjendja juaj civile ndryshon, duhet njoftuar ambasada ku do te zhvillohet aplikimi.

  •  Informacion mbi femijet:  si certifikate lindje apo adoptimi

dhe deshmi qe vazhdojne studimet nese jane 19 vjec e siper.(origjinale)

Per cdo ndryshim te perberjes se familjes suaj gjate procedures, duhet njoftuar ambasada ku do te zhvillohet aplikimi. 

     * Pasaporte nderkombetare tuajen dhe ne qofte se aplikohet te bashkshortes suaj si dhe dokument udhetimi per femijet. 

     * Prove nese keni ndonje te aferm apo te njohur ne Kanada si fotokopje te pasaportes kanadeze apo dokumentit te rezidences ose  korrespondence. 

     *Diplome  fakulteti  dhe gjimnazi,  apo specializimi. (origjinale ose kopje te perkthyera ne anglisht dhe te noterizuara) 

     *Referenca nga qendrat tuaja te punes qe tregojne kohen e punesimit,         karakterin e punes dhe  pergjegjesine e pozicionit tuaj.

Referencat duhet te jene origjinale dhe te firmosura nga punedhenesi. 

     * Dokument qe tregon se ju keni dhe do te keni ne diten e hyrjes ne Kanada, te ardhura te  mjaftueshme per te siguruar vehten per tre muajt e pare.

     * Certifikate te policise (origjinale) per  ju apo cdo pjestar te familjes mbi moshen 18 vjec. 

4 DETYRIMET FINANCIARE 

Me poshte eshte tabela per pagesat ne dollare Kanadeze per procesimin e aplikimit dhe dokumentin e residences ne Kanada /Landed Immigrant Paper. 

Pagesa per fillimin e procesit

Processing Fee

Pagesa per dokumentin e residences se perheshme

Right of Landig Fee

Totali

Aplikanti Kryesor

500

975

1,475

Bashkshortja/ti

500

975

1,475

Femije mbi 19 vjec

500

975

1,475

Femije nen 19 vjec

100

Nuk paguan

100

  Detyrimet me konsullaten Kanadeze do te shlyhen ne dollare kanadeze apo amerikane dhe me ceqe te mbushura ne banke ( ne Shqiperi) apo nepermjet Money Order ne Canada/U.S.A. Pagesat dergohen ne emer te:  The Receiver General For Canada. 

5.     KUSHTET FINANCIARE PER TU VENDOSUR NE KANADA 

Per te plotesuar  formularin duhet te perdorni  vetem stilolaps me ngjyre te zeze.  Shkrimi duhet te behet me germa kapitale dhe te jete i qarte.                 Duhet te keni parasysh se mos plotesimi  mire i formularit mund te coje ne kthimin e formularit dhe vonimin e procesit.

Per te shmangur cdo gabim te mundshem  do te konsultoheni me perfaqesuesin tone.

Formulari do te shoqerohet me dokumentat qe kerkohen dhe qe i kemi shpjeguar ne veshtrimin e pergjithshem.  

6.   PENGESA QE MUND TE VONOJNE PROCESIN E APLIKIMIT TUAJ 

  - Formulari i paplotesuar mire dhe i pa firmosur.

  - Mungesa e dokumenteve qe kerkohen.

  - Fotokopjim jo i qarte i dokumentave.

  - Gjendje shendetesore qe mund te kerkoje analiza te tjera shtese.

  - Ne se keni qene i denuar per ceshtje penale.

  - Gjendje civile e papercaktuar si divorc ne proces. 

7.   PAK FJALE PER LEGAL SOLUTIONS DHE SEMI BALILIN, PARALEGAL 

Ne se vendosni qe ta kryeni procesin tuaj te emigrimit nepermjet Legal Solutions,  SEMI BALILI e ka kenaqesi  te ndjeki ecurine e aplikimit tuaj ne konsullaten perkatese.

Me poshte keni sherbimet qe sigurojme me cilesi dhe pergjegjesi. 

1.     Pergatitja e dosjes suaj dhe dergimi ne Konsullaten perkatese.

2.     Firmosja ne formular si garanci per asistimin tuaj ne Kanada.

3.     Contaktimi i Konsullates per cdo vonese apo problem qe mund te dali.

4.     Pergatitje per nje nterviste te sukseshme.

5.     Pergatitja e nje Resume/C.V profesionale.

6.     Pritje ne aeroport dhe akomodimi ne nje apartament apo hotel sipas kerkeses suaj.

7.     Ndihme per te gjetur pune ne fushen e profesionit tuaj ose tjeter.

  Me poshte permbledhja e pageses per sherbimet e Legal Solutions.

 

Pagesa per fillimin e procesit

Pasi te fitoni intervisten

$500 AM

$500 AM

  Kjo pagese eshte e njejte dhe nuk ndryshon per familje apo individe.

 I gjithe procesi zgjat perafersish 12 muaj nga momenti i hapjes se dosjes  suaj ne konsullate, duke perfshire intervisten dhe marrjen e dokumentit te rezidences. 

Semi  Balili eshte: Diplomuar  si   Paralegale ne S.B.C. College, kolegj privat ne Toronto per Studime te Avancuara Paralegale,  me interes te vecante ne fushen e    ligjit te emigracionit dhe procedures civile.Diplomuar si Asistente Legale ne Montreal International Correspondence   School.

Diplomuar si   Juriste ne Universitetin e Tiranes.

Kete vit  fillon studimet e plota per tu diplomuar si Juriste ne Canada.

Ka filluar te punoje si Paralegale ne fushen e emigracionit ne Kanada dhe U.S.A qe ne vitin 1999.

Sherbime te tjera te ofruara ne Kanada jane: Vize Studentesh, Bashkim Familjar, Investitor Program, Entrepreneur Program, Self-Employed Persons Program.

Shpresojme  tju kemi  ndihmuar me informacionet e mesiperme,  por per cfaredo problem  apo pyetje qe mund te keni, perpara se te vendosni te emigroni ne Kanada mund te shkruani apo te kontaktoni  zyren tone legale.

Legal Solutions

Phone/Fax (508) 791-6783

E-mail: pimsem@aol.com

apo mund te vizitoni : http://www.cic.gc.ca

  I mirepresim pyetjet  tuaja dhe ju ofrojme nje sherbim  te sigurt dhe te kualifikuar.

Pr Albanian Time: SEMI BALILI/PARALEGAL